Kliko pėr version me te madh

Emri:	ditar.jpg
Heret qė ėshtė pare:	26
Madhesia:	22.9 KB
ID:	1980

TIRANĖ- Eksodi i madh i shqiptarėve i 6 marsit 1991 ėshtė subjekti i librit "Ditar nga ferri i Brindisit", shkruar nga Giuseppe Marphionna, aktualisht drejtor i shoqatės sė Konfederatės tė Tregtarėve nė Brindisi, qytet nė jug tė Italisė.

Ky libėr mishėrohet nga tregimi i ditėve tė eksodit tė madh shqiptar dhe fatit mesdhtar tė qytetit. Nė atė kohė autori i ri nė moshė, ishte kryebashkiak i qytetit tė Brindisit. Subjekti i librit tregon se si papritmas autori u gjend pėrballė njė valė njerėzish plot dhimbje, tė lėnduar dhe tė uritur qė kėrkonin mė parė bukė se liri.

“Ndėrsa i kėrkoja Qeverisė kombėtare tė ndėrhynte me ushtri, njė tjetėr ushtri spontane, e pėrbėrė nga burra, gra dhe fėmijė nga Brindisi, pa pritur pėlqimin e ndonjė autoriteti, kishte zbritur tashmė nė mėnyrė tė pavarur nė shesh pėr t’u ardhur nė ndihmė me ēdo kusht fėmijėve, grave dhe burrave tė shėnjuar nga vuajtja dhe uria”, shkruan Giuseppe Marphionna nė parathėnien e kėtij libri.

Pėrmes veprės sė tij, Giuseppe Marphionna ėshtė pėrpjekur ta vendos eksodin e madh tė shqiptarėve nė kujtimet e shėnimet e tij, por mbi tė gjitha edhe tė risjellė raportimet e shtypit qė nė ato ditė emrat e gazetarisė mė prestigjioze italiane i dedikuan Brindisit dhe qytetarėve tė tij.Qyteti i Brindisit u nderua 1991 me ēmim nga organizatat kryesore humanitare si UNICEF-i dhe Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar.

(e.m/ata/BalkanWeb)