Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Faqja 1 e 4 123 ... Faqja e funditFaqja e  fundit
Rezultatet 1 deri nė 25 prej totalit 97

Tema: Pse tradhtojne meshkujt?

  1. #1

    Pse tradhtojne meshkujt?

    Pse tradhtojne meshkujt?




    Monotonia

    Papritmas i vje te hunda jeta shtėpiake duke qėndruar para televizorit dhe duke pirė birra. Ndonjėherė pyetet, "A ekziston diēka mė tepėr se kjo qė mund tė ofrojė jeta?" dhe krejt rastėsisht e ftonė ndonjė femėr qė e ka kolege apo ndonjė qė rastėsisht e ka njoftuar qė t'i bėj shoqėri dhe tė dalin pėr nga njė kafe. Jeta e tij fillon tė ndryshoj. Psikologėt i japin disa arsye tė llojllojshme pėr kėtė: frika nga plakja, pikėllimi, vetmia, monotonia apo pakėnaqėsia me gruan e cila nė rradhė tė parė kujdeset pėr fėmijėt. Shkrimtari amerikan Norman Majler analizon mosbesnikėrinė si pjesė tė macho sindromit; -nėse nuk je nė gjendje tė rrahėsh, tė bėsh dashuri dhe tė fitosh shumė para, atėherė s'je mashkull.
    Mashkulli fatkeq qė smund t'i arrij tė gjitha kėto, tregohet pėrmes mashtrimit nė dashuri.

    Kureshtja

    Arsye tjetėr ėshtė kurreshtja. Pothuajse s'ka nė botė mashkull qė nuk pyetet: "Athua si do tė ishte tė gjendej nė shtrat me ndonjė tjetėr femėr". Shumė nga ata deri te pėrgjigjia nė njė pyetje tė kėtillė arrijnė kur t'u ofrohet rasti tė ndodhen nė afėrsi tė ndonjė shtėpie publike. E nėse ndonjė vajzė atraktive u bie nė "lugė" papritmas, atėherė nxitja ėshtė vėrtet e madhe.

    Biseda nė shoqėri

    Arsye tjetėr qė mundt a shtyen njė mashkull ta mashtroj partneren e vet ėshtė edhe vet biseda nė shoqėri. Vazhdimisht dėgjoni biseda dhe lavdėrime tė miqve se si ata kalojnė me femrat e veta! Se si kanė patur shumė femra nė jetėn e tyre. Dhe nėv end se tė ndiheni tė lumtur me dashnoren tuaj apo gruan tuaj, mashkulli nė tė shumtėn e rasteve mendon me kėtė logjikė: "Tė tjerėt kanė jetė tė mrekullueshme seksuale. Jeta po ofrojka mė tepėr se qė unė mendoj"... dhe vendos tė hulumtoj nga kurreshtja se ēka i ofrohet nė jetė. Natyrishtė nga pėrvoja e vet secili mashkull e di se gati ēdo ditė ka mundėsi tė "provohet" diēka e re!

    Shtimi i vetbesimit nė lidhje tė fshehtė

    Jeni martuar apo keni zėnė femėr. Deri nė atė ēast nuk e keni ditur se a vleni pėr dikė! Femrat edhe aq hapur nuk ofrohen apo jo. Nevojitet kohė dhe mjeshtri e veēantė pėr tė lexuar momentet kur njė femėr ju ofrohet. Nėse tashmė keni gjetur dikė qė ju do dhe ėshtė martuar me ju, atėherė ju keni njė dozė mė tė madhe tė vetbesimit. Ju jeni dashnor apo burr! Nuk do tė ndalet secili mashkull nė kėtė nivel. Do tė kėrkoj "avancim"! Aq mė tepėr kur pėr meshkujt nuk ėshtė edhe aq tragjike tė kesh ndonjė lidhje tė fshehtė... ndonjė!? Nuk ėshtė tragjike tė kesh edhe 10 lidhje tė fshehta njėkohėsisht dhe secilės t'ia bėshė rrafsh! Secila femėr shtonė dozėn e vetbesimit te mashkulli. Kjo ėshtė njė pėrshtypje tejet e gabuar qė pėr fat tė keq shumė meshkuj me vetbesim tė kufizuar e kanė dhe janė nė gjendje tė tradhėtojnė aq lehtė vetėm e vetėm pėr t'iu dėshmuar nė rradhė tė parė vetes dhe shoqėrisė. Pėrveq tjerash ndikon mėnyra se si funksionon sistemi i tė menduarit tė mashkullit. Po e zėmė se njė mashkulli i ofrohet tė flej me njė femėr dhe e ka bindjen se nuk ekziston metoda qė dashnorja e tij, apo gruaja ta merr vesh! ēfar mendoni, ēfar do tė bėj ai?

    Frika se merriton mė shumė!

    As nuk keni ide se sa frikohet njė mashkull nga lidhja me njė femėr! Madje edhe nėse ėshtė nė martesė. Femra e tij, gruaja... ėshtė njėkohėsisht edhe krenaria e mashkullit. Edhepse dėshiron ta ketė vetėm pėr vete, dėshiron qė ajo tė jetė mė e mira, mė e menēura. Mashkulli nuk frikohet nga obligimet. Krejt ajo nė ēka bazohet frika e tij ėshtė mendimi qė rrėnqeth: "Mos vallė jam lidhur pėr gjithė jetėn me personin e gabuar"
    ēka mund tė bėjnė femrat pėr ta penguar burrin apo tė dashurin qė mos tė shkoj me tjerat

    Pėr mashkullin mashtrimi nė dashuri ėshtė lojė

    Edhe ju mund ta bėni njė anketė tė thjeshtė nė rrethin tuaj. Mosa e pyetni dashnorin tuaj, burrin se a ju ka mashtruar ndonjėherė. Pėrgjigjia do tė jetė padyshim "JO"! Mund ta pyetni nonjė shok tuaj: "-A e keni mashtruar ndonjėherė nė jetė partnerin?" Pasi qė shumė meshkuj kėtė e marrin si lojė, nuk e kanė vėshtirė tė pėrgjigjen, madje edhe nėse nuk ju njohin, pėrderisa femrat janė shumė mė diskrete dhe tė kujdesshme nė pėrgjigje. P.Sh, nėse tė njėjtit individė do t'i pyetni: "- A ju ka tradhėtuar ndonjėherė dashnorja, gruaja?", padyshim do tė pėrgjigjen: "-JO, sa e di unė, pėrndryshe do ta mbytja nė vend, apo do tė ndahesha me tė menjėherė etj etj..." Pra pėr meshkujt mashtrimi i femrės ėshtė gjė tragjike pėrderisa i mashkullit ėshtė lojė. Madje edhe vėllau i gruas apo babai i saj nė tė shumtėn e rasteve nuk do t'ua zė aq tė madhe nėse ju sheh se ia tradhėtoni vajzėn, me njė vajzė tjetėr, pėrderisa ajo nuk di asgjė dhe nuk ankohet! Thjesht pėr njė mentalitet ballkanik (nė mos edhe mė tė gjerė), mashkulli ėshtė mashkull dhe tradhėtia seksuale e tij nėse nuk ėshtė e tepruar, ėshtė vetėm "lojė".
    Qė nga kohėt e hershme ka qenė kėshtu - "mashtrimi ėshtė lojė". Legjenda thotė se Hera, gruaja e Zeusit ka patur probleme me tė shoqin ngase ai vazhdimisht kishte mbledhur shumė vajza, i kishte puthuar ato dhe u kishte premtuar nga pozita e vet si zot, shumė gjėra.

    Si tė parandalohet qė mashkulli t'ju mashtroj?

    Natyrisht secili mashkull dėshiron qė gjith jetėn e vet ta kaloj vetėm me njė femėr e cila do tė jetė grua e dashur, e ndershme, nėnė e fėmijėve tė tij, mike jetėsore e tij. Krejt ēka mund tė bėjnė gratė si masė preventive ėshtė tė jenė tė kujdesshme. Ėshtė shumė me rėndėsi qė femra tė pėrkujdeset qė vazhdimisht nė mėnyrė shumė praktike tė mundohet (sė paku tė mundohet) t'ia bėjė me dije vazhdimisht se ėshtė ajo e vėrteta pėr tė dhe jetėn e tij. Qė nga filimi i lidhjes duhet kjartė tia bėni me dije se e vlerėsoni besnikėrinė e partnerit dhe se pėrkundrazi sjellja jobesnike do ta shkatėrroj pėrgjithmonė lidhjen mes juve. Mundohuni qė mos ta lėni anash burrin pėr shkak tė fėmijėve apo punės suaj. Tė jeni tė vėmendshėm nė sjelljet dhe shprehitė e tija. Vonimet nė punė, kėrcimi kur cingėronė telefoni, picpillosja para pasqyrės, blerja e garderobės sė re dhe parfumeve - janė shenja qė duhet tė ua tėrhjekin vėrrejtjen! Nėse edhe raportet tuaja seksuale janė tė ngrira, urgjentisht duhet tė ndėrmerrni diēka. Athua shpesh ju dhemb koka dhe mendoni se mashkulli ju kopton!?
    Pjesėtarėt e gjinisė mė tė fortė dashurohen nė femra tė cilat u ofrojnė pėrkrahje, dashuri, kujdes, gjentilitet dhe butėsi, seks tė mirė dhe mbi tė gjitha janė ngazėllyese dhe atraktive.
    Nuk ėshtė pėr t'u hedhur poshtėė as mundėsia qė ta nxitni ngapak xhelozinė e tij, por mos e teproni!. Mashkulli thjesht adhuron qė tė jetė me gruan tė cilėn tė gjithė e dėshirojnė, po e cila ėshtė vetėm e tij! Megjithkėtė merreni me rezerva kėtė opcion, ngase te shumė meshkuj mjafton tė lind dyshimi dhe jeta e juaj me tė tė shndėrrohet nė tmerr!
    Studijoni mirė kėtė temė dhe dobėsitė e mashkullit se pse ai mashtron. Lexoni edhe temėn mbi mashtrimin nė pėrgjithėsi kėtu dhe nė dorėn tuaj do tė keni njė armė tė fuqishme pėr ta penguar tė dashurin tuaj qė tė hyjė ujėrave tė mashtrimit nė dashuri me ndonjė femėr tjetėr!

  2. #2
    mire meshkujt, po femrat pse tradhetojne?
    si vis pacem para bellum

  3. #3
    Cito Postuar fillimisht nga SEND_ME_AN_ANGEL Shiko Postimin
    mire meshkujt, po femrat pse tradhetojne?
    ne pergjithesi me shum tradhetojne meshkujt

  4. #4
    meshkujt nuk tradhetojne me meshkuj, te pakten jo shumica. cdo mashkull qe tradheton shkon me nje femer. keshtu qe besoj femrat e meshkujt tradhetojne njesoj meshkujt jane me shume te predispozuar te preferojne aventura seksuale kurse femrat kane me shume tendence te jetojne (perkohesisht apo per nje kohe te gjate) nje jete te dyfishte mes burrit dhe dashnorit. te pakten ky eshte mendimi im

  5. #5
    Po nje pyetje kam per ju meshkujt Nqs e dashura (gruaja) ju trajton me nje femer tjeter. Direkt do e ndanit apo do ti kerkonit noj threesome

  6. #6
    hahahahaahahahahaha ca pyetjesh qe ben dhe ti :P
    po qe grua do e ndaja po qe e dashur, 3some

  7. #7
    e thjesht se merziten me nje.

  8. #8
    nuk besoj problemi te jete ai. une nqs merzitem me nje e le dhe pastaj ze tjeter. jo 2 kunguj nen nje sqetull, por sic e thashe dhe me pare nuk varet a je mashkull a femer, te dyja sekset tradhetojne njesoj, thjesht femrat hiqen si viktimat e rastit kur e bejne

  9. #9
    meshkujt nuk tradhetojne... eshte konspiraci e femrave!
    Respect my uh-thawr-i-tah!

  10. #10
    hahahahahahahaaha, aty doja te dilja une, por thashe sa ta kthej nga e bardhe ta bej te zeze, me mire po kaloj ne zonen gri njehere. ja vjen ti dhe ma prishe planin diplomatik, e mohon sy per sy :P eh c paske qene

  11. #11
    Cito Postuar fillimisht nga admin Shiko Postimin
    meshkujt nuk tradhetojne... eshte konspiraci e femrave!
    ti po ti e gjete,po e pati robi ne gjak me tradhetu gjithmone do tradhetoje dhe pike mbaroi muhabeti,once a cheater always a cheater i thone........
    Edituar pėr herė tė fundit nga admin : 02-09-11 nė orėn 05:10 PM

    DON'T WORRY,BE HAPPY>>>>>

  12. #12
    Ke te drejte ate qe jane cheaters nuk ndryshojne, po femrat kane mareveshje me njeratjetren edhe they trick man into cheating, honest!

  13. #13
    Cito Postuar fillimisht nga gertoo Shiko Postimin
    Ke te drejte ate qe jane cheaters nuk ndryshojne, po femrat kane mareveshje me njeratjetren edhe they trick man into cheating, honest!
    prap i bie fyellit me i vrime,ta thashe njeher po ta kesh mendjen top nuk bie ne gracka............

  14. #14
    ne fakt kam vene re dicka dhe une nga eksperienca ime dhe e disave qe njoh. kur je single nuk ta varin shume, sapo lidhesh me nje, qe ate sekonde sikur ndodh dicka dhe te vijne verdalle te gjitha. nuk e di ca kane femrat me meshkuj qe jane committed. ndoshta ju besojne me shume :P

  15. #15
    Cito Postuar fillimisht nga SEND_ME_AN_ANGEL Shiko Postimin
    ne fakt kam vene re dicka dhe une nga eksperienca ime dhe e disave qe njoh. kur je single nuk ta varin shume, sapo lidhesh me nje, qe ate sekonde sikur ndodh dicka dhe te vijne verdalle te gjitha. nuk e di ca kane femrat me meshkuj qe jane committed. ndoshta ju besojne me shume :P
    ate qe kane eshte ego duan te bejne te tyren por prap po dal ku dola qe pare po te jeshe me trute ne vend ske rrezik...............

  16. #16
    sa do me duhet mua te kuptoj psikologjine e femrave. nje jete e tere mbi libra sdo me dilte mbase ke te drejte, molla e ndaluar eshte gjithmone me e shijshme se te tjerat

  17. #17
    Cito Postuar fillimisht nga SEND_ME_AN_ANGEL Shiko Postimin
    sa do me duhet mua te kuptoj psikologjine e femrave. nje jete e tere mbi libra sdo me dilte mbase ke te drejte, molla e ndaluar eshte gjithmone me e shijshme se te tjerat
    po pra me e kuptove..................

  18. #18
    sa te cuditshme qe jeni ju femrat. per ne cdo molle eshte e mire :P

  19. #19
    Cito Postuar fillimisht nga SEND_ME_AN_ANGEL Shiko Postimin
    sa te cuditshme qe jeni ju femrat. per ne cdo molle eshte e mire :P
    zemra mos na fut gjitha me i thes ,mu sme pelqejne ato molle,ne fakt vetem nje molle me pelqen.................

  20. #20
    that honors you po meqe hapesja e temes i futi te gjithe ne nje thes, thashe te marr dhe une thesin tim dhe ta mbush :P sic ka thene dhe sala: "krimit do i pėrgjigjemi.....ė...ė...ė me krim!"

  21. #21
    eshte nji shprehje ti Send me an Angel.....qe meshkujt nuk mendojne me tru po me ...............,,,GJONA te tjera....kur vjen puna per provokime sexuale. ka edhe femra qe tradhetojne,,po kurr jo si mashkulli,,,,sepse zakonisht femrat jane me sensitive se meshkujt ne nje relacion

  22. #22
    po mire, xhokonda, se une e thashe dhe me pare, meshkujt kur tradhetojne, nuk e bejne kete gje me femra te tjera? tani nqs nje femer pranon te kaloje caste te embla apo seks te shfrenuar me nje mashkull, dhe ajo e di qe ai mashkull eshte i lidhur apo martuar me nje tjeter, ajo eshte po aq fajtore sa dhe mashkulli qe tradheton. tradhetia ndodh baraz per mendimin tim tek te dy palet

  23. #23
    PO FEMRAT TRADHTOJNE??
    KE SA TE DUSH SIDOMOS KUR ZAHEN ME TE DASHURIN FEMRAT JANE ATO QE TE THOJNE ME BA SEX.

    HAKMARRJA E FEMRES ESHTE TRADHTIA .......
    NUK ESHTE E VERTET???????

  24. #24
    ok,,me femra te tjera po kjo sdo te thote qe femrat e tjera jane ne lidhura me dike,,,,,edhe ca ehste XHOKONDA mi lal se me treme

  25. #25
    ok,,me femra te tjera po kjo sdo te thote qe femrat e tjera jane ne lidhura me dike,,,,,edhe ca ehste XHOKONDA mi lal se me treme

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Faqja 1 e 4 123 ... Faqja e funditFaqja e  fundit

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Kėshilla mode pėr meshkujt
    By Romina in forum LifeStyle
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-10, 04:38 PM
  2. Meshkujt mė me stil tė shekullit
    By sabah in forum LifeStyle
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 17-12-10, 03:40 PM
  3. Ja pse nuk ju duan meshkujt
    By sabah in forum LifeStyle
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-10, 04:35 PM
  4. Meshkujt Vs Femrat
    By Royal in forum Tema tė lira
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 16-06-08, 01:16 AM
  5. Meshkujt shqipetare...
    By blingbling in forum Tema tė lira
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 04-06-08, 02:02 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5