Kupa “e vogėl” europiane, Europa League, njohu mbrėmė tė gjitha ekipet qė do tė kualifikohen pėr nė fazėn e 1/8-ave, pasi ka njohur dy skuadrat e para.

Liverpuli, PSV Eindhoveni, Spartaku i Moskės dhe Gllasgou Rejnxhėrs i bashkohen Portos, CSKA-sė sė Moskės, Zenitit e Leverkusenit mes 16 skuadrave mė tė mira nė Ligėn e Evropės.
Liverpulit i mjaftoi goli i holandezit Dirk Kajt katėr minuta nga fundi i kohėsh sė rregullt pėr tė mundur 1-0 Spartėn e Pragės nė “Anfield”, duke siguruar kualifikimin pas barazimit pa gola nė ndeshjen e parė.
Ndeshja e kthimit nė shtėpi rezultoi vendimtare edhe pėr PSV Eindhovenin. Skuadra holandeze triumfoi nė shifrat 3-1 kundėr francezėve tė Lilės, duke siguruar biletėn pėr nė fazėn tjetėr pas barazimit 2-2 nė takimin e parė. Kundėrshtari i radhės pėr PSV-nė ėshtė Gllasgou Rejnxhėrs, qė eliminoi Sportingun e Lisbonės (1-1 nė shtėpi, 2-2 nė transfertė).
Spartaku i Moskės mjaftohet me njė barazim 1-1 nė fushėn e vet kundėr Bazelit, duke kaluar fazėn falė suksesit 2-3 nė transfertė javėn qė shkoi. Ajaksi do tė jetė kundėrshtari i rusėve nė 8-she.
Pasi siguroi me lehtėsi kualifikimin (0-4 dhe 2-0 ndaj Metalist Kharkivit), Bajer Leverkuseni pret Vilarealin nė fazėn tjetėr.
Zeniti arriti suksesin nė pjesėn e dytė kundėr Jang Bojs nė shtėpi, duke triumfuar 3-1. Sfida e parė, e luajtur nė Zvicėr, pati pėrfunduar 2-1 nė favor tė vendasve. Skuadra e Spaletit tani pret Tuenten, nė raundin tjetėr.
Gjithēka e thjeshtė edhe nė takimin e dytė pėr Dinamon e Kievit. Ukrainasit shpartalluan 4-0 Beshiktashin, pasi patėn bėrė tė njėjtėn gjė edhe nė transfertė: 4-1. Skuadrėn e Shevēenkos e pret njė kundėrshtar i vėshtirė nė 8-she: Manēester Siti. Kėta tė fundit eliminuan Arisin e Selanikut, pas fitores 3-0 nė shtėpi (0-0 takimi i parė).
Paris SG-Benfika ėshtė njė tjetėr duel qė do tė luhet mė 10 mars. Ekipit francez i mjaftoi barazimi pa gola kundėr bjellorusėve tė BATE Borisovit nė Francė, duke siguruar biletėn e kualifikimit falė barazimit 2-2 nė fushė kundėrshtare. Kurse Benfika triumfoi 2-0 nė fushėn e Shtutgartit, pasi e kishte fituar edhe takimin e parė 2-1.
Tuente ėshtė kundėrshtari i Zenitit nė fazėn e radhės nė Ligėn e Evropės. Ekipi nga Holanda barazoi 2-2 nė shtėpi pėrballė Rubin Kazanit dhe u kualifikua pas triumfit 2-0 nė transfertėn e javės sė shkuar. Nga ana tjetėr, Zeniti eliminoi zviceranėt e Jang Bojs (1-2 dhe 3-1).
Vilarreali arriti me vėshtirėsi kualifikimin pėrballė Napolit. Sfida e kthimit nė Spanjė pėrfundoi 2-1 pėr vendasit, tė cilėt vijojnė mė tej pas barazimit pa gola nė transfertė. Kundėrshtari i radhės pėr “Nėndetėsen e verdhė” ėshtė Bajer Leverkuseni, qė eliminoi pa vėshtirėsi Metalist Kharkivin (0-4 dhe 2-0).
Tė martėn, Porto eliminoi Seviljen (1-2 dhe 0-1), kurse CSKA-ja e Moskės siguroi kualifikimin pas fitores 1-0 nė transfertė dhe barazimit 1-1 nė kthim kundėr grekėve tė PAOK-ut. Kėto dy skuadra gjejnė njėra-tjetrėn nė 8-she.

- Liga e Evropės, 1/16-at:

CSKA Moska 1 - 1 PAOK (1-0)
Porto 0 - 1 Sevilja (2-1)
Liverpul 1 - 0 Sparta Praga (0-0)
PSV Eindhoven 3 - 1 Lilė (2-2)
Spartak Moska 1 - 1 Bazel (3-2)
Sporting Lisbonė 2 - 2 Gllasgou Rejnxhėrs (1-1)
Zenit St.Peterburg 3 - 1 Jang Bojs Bernė (1-2)
Bajer Leverkusen 2 - 0 Metalist Kharkiv (4-0)
Ajaks 2 - 0 Anderleht (3-0)
Braga 2 - 0 Leh Pozhnan (0-1)
Dinamo Kiev 4 - 0 Beshiktash (4-1)
Manēester Siti 3 - 0 Aris Selanik (0-0)
Paris SG 0 - 0 BATE Borisov (2-2)
Tuente 2 - 2 Rubin Kazan (2-0)
Shtutgart 0 - 2 Benfika (1-2)
Vijarreal 2 - 1 Napoli (0-0)

Nė kėtė mėnyrė formohen tetė ēiftet qė do tė pėrballen mes tyre nė fazėn e 1/8-ave, nga ku do tė dalin ekipet ēerekfinaliste. Ndeshjet e para do tė luhen mė 10 mars, kurse ato tė kthimit njė javė mė pas.

- Faza e 1/8-ave (10-17 mars 2011):

Benfika - Paris SG
Dinamo Kiev - Manēester Siti
Tuente - Zenit St.Petėrburg
CSKA Moska - Porto
PSV Eindhoven - Gllasgou Rejnxhėrs
Bajer Leverkusen - Vijarreal
Ajaks - Spartak Moska
Liverpul - Braga.

(BalkanWeb)