Kliko pėr version me te madh

Emri:	arsenal-barca.jpg
Heret qė ėshtė pare:	7
Madhesia:	13.1 KB
ID:	1921

Trajneri i Barcelonės Pep Guardiola ėshtė shprehur se skuadra e tij ėshtė e gatshme tė tregojė njė formė tė mirė nė kėtė fazė, ndryshe nga ajo e grupeve apo nga sezonet e shkuara!

Katalanasit do tė pėrballen nė mbrėmjen e sotme me Arsenalin nė Emirates. Nė vitin e kaluar nė trasfertė Barcelona u ndal nė barazim 1-1 nga Shtutgarti ndėrkohė qė edhe nė 2009 arriti tė njėjtin rezultar me Lionin. “Shpresojmė tė fitojmė e tė mos ndalemi sėrish nė barazime si na ka ndodhur mė parė,” – ka deklaruar Guardiola nė konferencėn pėr shtyp nė Emirates Stadium.

“Topēinjtė” do tė jenė njė kundėrshtar i fortė pėr Barēėn, pavarėsisht kualifikimit nė sezonin e shkuar me njė rezultat tė pėrgjithshėm 6-3. Njė ndėr lojtarėt mė nė formė tė Arsenalit nė kėtė moment ėshtė holandezi Robin van Persi, i cili mund t’i sjellė shumė probleme mbrojtjes sė Barcelonės. Pėrballja e Arsenalit me ta shihet si njė sfidė loje e njėjtė me shumė pasime, pasi edhe skuadra e Arsen Venger ėshtė duke bėrė njė futboll tė tillė spektakolar, qė dirigjohet nga njė prej lojtarėve qė kėrkon tashmė prej vitesh nga Barcelona, si Cesk Fabregas.

Por pavarėsisht shifrave dhe protagonistėve, pėrballja e sotme garanton njė spektakėl mė vete tė dy prej skuadrave qė luajnė njė futboll spektakolar nė Primera Divizion dhe nė Premier Ligė. Samir Nasri ėshtė vėnė nė dispozicion tė Vengerit pėr ndeshjen e sotme pas njė rikuperimi tė njė dėmtimi qė e mbante jashtė fushės sė lojės qė nga 30 janari. Por lajmi i rikthimit tė tij shoqėrohet edhe me atė tė mos aktivizimit tė mesfushorit Diabi i cili ėshtė dėmtuar nė ndeshjen miqėsore me Francėn javėn e shkuar.

Nė pesė pėrballjet e fundit Arsenali nuk ka arritur asnjėherė tė fitojė me Barcelonėn, ka barazuar dy herė dhe ėshtė mundur 3 herė tė tjera.

Ndeshja tjetėr e mbrėmjes sė sotme ėshtė ajo mes Romės dhe Shaktarit. Trajneri i Romės Klaudio Ranieri edhe pse ka vlerėsuar kundėrshtarin ka bėrė tė ditur se nuk e ka pasur shumė tė vėshtirė pėr tė pėrgatitur kėtė ndeshje, duke qenė se ka njė skuadėr tė pėrbėrė nga profesionistė qė janė tė vetėdijshėm pėr potencialin dhe se mund ta fitojnė kėtė pėrballje.