Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Leonardo: Jemi skuadra mė e fortė nė botė

  1. #1

    Leonardo: Jemi skuadra mė e fortė nė botė

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	Inter.jpg
Heret qė ėshtė pare:	10
Madhesia:	29.0 KB
ID:	1916

    Trajneri zikaltėr i ėshtė kundėrpėrgjigjur kritikave pas humbjes nė Torino kundėr Juventusit!

    I zymtė nė fytyrė, i gatshėm pėr t’iu kundėrpėrgjigjur kritikave dhe njė siguri e madhe: duket Mourinjo, ėshtė Leonardo. Nė prag tė ndeshjes Fiorentina-Inter, takimi i shtyrė nė javėn e 17-tė tė fazės sė parė pėr shkak tė impenjimit tė zikaltėrve nė Botėrorin pėr klube, tekniku ka sulmuar dhe nuk ėshtė kursyer:
    “Njė javė mė parė flitej pėr njė Inter tė madh qė dhuronte spektakėl, tani ėshtė njė skuadėr nė vėshtirėsi. Unė kam idenė time pėr futbollin, nuk merrem me kėto gjėra. Dua tė shikoj njė futboll tė bukur, dua qė Interi tė luajė mirė.
    Interi ėshtė skuadra mė e mirė e botės, nuk duhet ta harroni, nuk ka asgjė pėr t’u shqetėsuar: pas Barcelonės jemi skuadra qė luajmė mė mirė, unė mendoj pėr njė futboll sulmues, jemi kampionėt e botės dhe kjo nuk duhet harruar”. Mė pas Leonardo ka mbrojtur Etonė: “Duhet guxim tė kritikohet njė si Eto.
    Ai ka bėrė 27 gola, mund tė ndodhė njė goditje e gabuar, por tė flitet pėr njė problem ky nuk ekziston, ai ėshtė nė formė shumė tė mirė dhe ėshtė njė lojtar ekspert, nuk ka se si tė demoralizohet pėr njė gjė tė tillė. Mė duket se edhe nė lidhje me kėtė kėrkohet tė sulmohet Interi, pothuajse sikur tė pritej me padurim qė tė humbisnim njė ndeshje”, ka thėnė Leonardo.
    “Shumė herė ekzagjerohet, kėrkoj mė shumė koherencė. Unė mbroj skuadrėn, nėse flitet pėr mua ndryshon pak. Nėse flitet pėr kėtė ekip me termat qė kam lexuar unė zemėrohem, nuk ėshtė normale tė flitet pėr njė ēėshtje Milito ose njė problem Eto, nuk mund ta pranoj.
    Nuk kam ndėrmend tė fsheh problemet qė kemi nė transfertė, kemi pasur vėshtirėsi edhe kundėr Palermos, por duhet tė shikoni edhe shifrat. Unė do tė isha gati tė pranojė dy humbje tė tjera nė 9 ndeshjet e ardhshme, do tė doja tė shikoja se nė ēfarė pozicioni do tė ishim ne dhe ku do tė ishin skuadrat e tjera.
    Idea ime pėr futbollin ėshtė ajo qė tė synohet gjithmonė fitorja, por me njė lojė tė bukur”. Leonardo ka shprehur idenė e tij dhe kėrkon qė skuadra tė pėrdorė cilėsitė qė ka pėr ta vėnė praktikė. “Nė fushėn tonė ose nė transfertė luajnė gjithmonė 11 lojtarė kundėr 11 tė skuadrės tjetėr, gjithmonė nė tė njėjtėn fushė, nuk ka asnjė ndikim ndaj njė skuadre kaq tė fortė dhe me eksperiencė.
    Ne duhet tė kėrkojmė vetėm tė luajmė dhe tė ndėshkojmė kundėrshtarin dhe cilėsitė pėr kėtė nuk na mungojnė”. Leonardo ka folur edhe pėr Fiorentinėn: “Pėr sa i takon ekipit vjollcė, ne pėrballemi me skuadrat gjithmonė nė momentet e tyre mė tė mira, ėshtė fati i skuadrave tė mėdha.
    Morati ka thėnė se beson akoma te titulli? Eshtė normale, por unė nuk arrij tė merrem me llogari tė tilla. Asnjė skuadėr tani nuk mund tė thotė: “kemi fituar”". Nė lidhje me formacionin. “Do tė rekuperojmė lojtarė tė rėndėsishėm (Stankoviē). Ndoshta mund mos tė luajnė pėr 90 minuta, por ėshtė edhe Mota i skualifikuar”.
    Nė fund Leonardo ka komentuar e dhe lamtumirėn e “Fenomenit” nga futbolli. “E kam ndjekur konferencėn e tij pėr shtyp. Pėr mua do tė mbetet njė prej lojtarėve mė tė mėdhenj tė historisė”, ka thėnė trajneri i Interit!

  2. #2

    Replikė: Leonardo: Jemi skuadra mė e fortė nė botė

    ia tregoi Tottenhami ne San Siro se sa te forte jane!
    Atdhetar i perjetshem

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Skuadra Shqipetare Me Me Shume Tifozeri ???
    By Bruno in forum Sondazhet e Pafjale.com
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-03-12, 09:32 PM
  2. Aferdita : Dashuria me Shpatin ėshtė mė e fortė se ēdo gjė!
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-01-11, 01:34 PM
  3. Ervin Skela, shfaqet skuadra e Kelnit!
    By Bruno in forum Futbolli Gjerman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-09, 09:08 AM
  4. Jemi me Fat!
    By Bruno in forum Big Brother Albania
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-09, 08:56 PM
  5. A jemi te dhunshem apo jo...
    By sweet_s_shejtone in forum Tema tė lira
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-01-08, 03:35 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5