Kliko pėr version me te madh

Emri:	guardiola.jpg
Heret qė ėshtė pare:	13
Madhesia:	19.6 KB
ID:	1913

Trajneri i Barcelonės nuk ndien keqardhje pėr barazimin kundėr Sportingut tė Gijonit

Trajneri i Barcelonės Pep Guardiola nuk ka mbetur i pakėnaqur, pavarėsisht se skuadra e tij u detyrua ta ndalė serinė e fitoreve pikėrisht nė javėn e 16-tė pėrmes njė barazimi 1-1 qė arriti ndaj Gijonit nė transfertė.
Vendasit e Sporting Gijon kaluan tė parėt nė avantazh vetėm pas 16 minutash lojė nėpėrmjet njė goli tė David Barral dhe pėr pak u duk se fitorja do tė ishte nė duart e tyre, por shpresat u shuan teksa miqtė barazuan me njė gol tė David Vilės kėshtu qė dy ekipet ndanė nga njė pikė. “Kemi fituar nė shumė fusha tė vėshtira si ajo e Gijonit dhe nuk habitemi nėse nė kėto momente vrapimi ynė u ndal. Do tė na duhet tė luajmė nė shumė transferta tė tilla ku ekipet vendase do tė luftojnė pėr mbijetesė.
Do tė jetė njė luftė e tmerrshme tė ndeshesh ndaj tyre. Tek Barēa ka ndodhur qė lojtarėt tė luajnė njė herė nė tri ditė duke triumfuar nė transferta dhe kėtė janė tė aftė ta bėjnė me miliona herė. Pak a shumė e di pse kjo ndeshje u paraqit e vėshtirė pėr ne. Ishte ēėshtje lėvizjesh dhe ne u gjendėm tė zhytur, nė fund tė fundit s’jemi tė pamposhtur. Nuk kam pakėnaqėsira.
Kemi bredhur gjithė Spanjėn duke i treguar se kush jemi dhe kjo ėshtė mėse e mjaftueshme”. Guardiola mė pas vuri nė dukje aftėsitė e jashtėzakonshme tė trajnerit kundėrshtar Manuel Preciado qė hodhi nė fushė njė taktikė fiktive: “Mendoj qė Sporting luajti perfekt - tha ai. - Manuel e vlerėsoi lojėn siē duhej. Ne nuk fituam, por bėmė atė ēka duhej tė bėnim.
Nuk ėshtė e lehtė tė sulmosh kundėr njė mbrojtjeje me 10 lojtarė. E prisja njė ndeshje tė tillė. E dinim se na priste njė kundėrshtar i fortė. Nuk jam i zhgėnjyer qė lamė pikė. Nėse nuk fiton nuk merr njė rezultat tė mirė.
Do tė zhgėnjehesha nėse gjėrat nuk do shkonin siē i prisnim. Fakti qė jemi Barēa s’do tė thotė qė gjithmonė duhet tė fitojmė. Edhe ne mund tė humbim ose barazojmė”.