Kliko pėr version me te madh

Emri:	Bufon.jpg
Heret qė ėshtė pare:	6
Madhesia:	19.3 KB
ID:	1912

Portieri bardhezi ka pranuar se dėmtimet e shumta kanė kushtėzuar sezonin e bardhezinjve...

Xhixhi Bufon ka provuar tė fshijė janarin e zi tė Juventusit, duke shikuar me optimizėm drejt pjesės sė mbetur tė sezonit. Qė, sipas portierit bardhezi, ka njė objektiv tė vetėm: Ligėn e Kampionėve. “Nėse nuk do tė kishim pasur njė numėr kaq tė madh dėmtimesh, Juventusi do tė mund tė kishte synuar objektiva tė ndryshėm.
Sot duhet tė synojmė vendin e katėrt nė renditje dhe jemi tė vetėdijshėm se ėshtė njė objektiv i arritshėm nga ana jonė”, ka thėnė portieri juventin. Sigurisht, fitorja ndaj Interit ka karikuar tė gjithė ambientin. “Tė dielėn nė mbrėmje, -ka shtuar Bufon, - kemi fituar njė ndeshje shumė tė vėshtirė.
Tė mposhtėsh njė skuadėr qė nė sezonin e kaluar ka fituar gjithēka dhe kėtė vit nuk ėshtė dobėsuar ėshtė njė rezultat i rėndėsishėm qė tė bėn tė mendosh pėr potencialin tonė…”. “Jam i kėnaqur veēanėrisht pėr tifozėt tanė qė na kanė mbėshtetur gjithmonė nė kėto muaj dhe qė meritojnė tė pėrjetojnė emocione si ato tė sė dielės sė kaluar”, ka pėrfunduar Bufon.
Ndėrkohė, edhe Del Piero ka shprehur entuziazmin e tij pas fitores kundėr zikaltėrve. “Jam me tė vėrtet i kėnaqur pėr fitoren e sė dielės nė mbrėmje. Para sė gjithash sepse kishim nevojė pėr njė ndeshje tė tillė, pėr tė vazhduar rritjen e nisur me tri pikėt e marra nė Kaljari, por mbi tė gjitha pas humbjes nė Palermo.
Sipas mendimit tim, pikėrisht nė “Barbera”, pėr shkak tė zhgėnjimit pėr humbjen e pamerituar, ka ardhur kthesa qė na ka lejuar tė ringrihemi, dhe tė marrim njė rezultat tė madh kundėr Interit”. Eshtė kthyer tė flasė pėr derbin e Italisė, Alesandro Del Piero.
“Natyrisht nuk duhet tė kėnaqemi me faktin se kemi mundur Interin. Bėhet fjalė vetėm pėr njė etapė, por rruga ėshtė akoma e gjatė. Tani duhet tė gjejmė vazhdimėsinė nė ndeshjet e ardhshme pėr tė siguruar njė pozicion nė renditje tė denjė pėr ambiciet tona. Sigurisht, ndeshja e “Olimpikos” duhet tė rrisė besimin nė forcat tona.
Pėr sa mė takon jam i kėnaqur pėr atė qė kanė bėrė shokėt e mi. Mė ka ardhur mirė edhe pėr faktin se stadiumi ka qenė i mbushur dhe tifozėt juventinė ishin entuziastė: ka qenė njė ndjesi e bukur, uroj qė tė mund t’i dhurojmė tifozėve tanė shumė gėzime nė tė ardhmen”, ka thėnė kapiteni i Juventusit.

Merkato:
Juventusi kėrkon Andrea Pirlon

Rinovimi me Milanin nuk po vjen dhe sinjalet nuk janė pozitivė, mjafton tė rilexohen deklaratat e Adriano Galianit: “T’i deklarosh dashurinė klubit me fjalė ėshtė njė gjė, me fakte njė tjetėr”. Njė mesazh pėr Andrea Pirlon qė nė fundin e sezonit mund tė largohet nga kuqezinjtė. Tė shumta skuadrat qė duan mesfushorin.
Pėrveē ekipeve tė Premier Ligės tani ėshtė edhe Juventusi, edhe pse pengesa ėshtė rroga shumė e lartė: 4 milion euro nė sezon. Eshtė e qartė se operacioni nuk ėshtė i lehtė. Ndikon, siē thamė mė sipėr, rroga e lojtarit. Por nuk ėshtė vetėm kjo.
Kryesorja ėshtė tė kuptohet gjendja fizike e mesfushorit. Tani Pirlo do tė kurohet nė Barcelonė nga mjeku qė ka punuar edhe me Pipo Inzagin. Gjithsesi, talenti i fantazistit kuqezi mund tė pėrfaqėsojė “regjizorin” e vėrtetė tė kursit tė ri tė Juventusit tė Del Nerit dhe Marotės.

Mbrojtėsi:
Sorensen: Nuk mė besohet qė ndalova Etonė

Lojtari i ri i Juventusit, Sorensen, ka bėrė njė paraqitje shumė tė mirė tė dielėn e kaluar kundėr Interit. Ai ka folur pėr vėshtirėsitė, qė ka pasur pėr tė markuar Etonė: “Mė ka shmangur dy herė, kam pasur frikėn se mos na ndėshkonte.
Markimi i Etosė ka qenė i vėshtirė, duhej tė shikoja mė shumė topin se sa kėmbėt e tij duke parė se ėshtė shumė i shpejtė dhe nėse ikėn nuk e kap mė. Ka qenė ndeshje mė e rėndėsishme dhe mė e vėshtirė e karrierės sime tė deritanishme, shpresoj qė Juventusi nė fundin e sezonit tė mė mbajė, do tė isha shumė i lumtur.
Nuk tė ndodh ēdo ditė tė stėrvitesh nė krah tė kampionėve tė mėdhenj: shtatė muaj mė parė, nėse do tė mė kishin thėnė qė do tė markoja Etonė, nuk do ta kisha besuar”, ka thėnė mbrojtėsi.

Kapiteni:
Juventus-Del Piero, rinovimi ēėshtje ditėsh

Del Piero ėshtė shumė afėr rinovimit tė kontratės me Juven. Mungojnė vetėm detajet (njė milionė euro diferencė midis kėrkesės dhe ofertės) pėr zgjatjen e kontratės bardhezi tė “Pinturikios”, qė do tė jetė deri nė 2012-ėn.
Pas mbylljes sė kėsaj ēėshtjeje klubi bardhezi duhet tė mendojė pėr blerjen pėrfundimtare tė lojtarėve qė janė marrė borxh: nė ditėt nė vazhdim Marota do tė udhėtojė drejt Liverpulit pėr ēėshtjen Akuilani (ēmimi 16 milionė euro), mė pas i duhen dhėnė 7,5 milionė Udinezes pėr Pepen, 10.5 Napolit pėr Kualjarelėn dhe mbi tė gjitha 15 Kaljarit pėr Matrin.
Ndėrsa, pėr sa i takon Motės dhe Rinaudos, duket se drejtuesit bardhezi nuk janė bindur nga paraqitjet e tyre dhe nuk do tė kėrkojnė t’i blejnė pėrfundimisht lojtarėt.

Sulmuesit:
Matri-Toni, dyshja e artė bardhezi

Brinja i dhemb shumė, por Alesandro Matri ėshtė gati tė shtrėngojė dhėmbėt pėr tė qenė nė fushė tė dielėn e ardhshme kundėr Leēes nė kampionat. “Do tė duhet tė jemi tė pėrqendruar nė maksimum, - ka thėnė sulmuesi i Juventusit. - Tė harrojmė Interin dhe tė mendojmė pėr ndeshjen e ardhshme”.
Me Tonin ėshtė pėrshtatur menjėherė: “Ai ėshtė njė lojtar i madh dhe karakteristikat tona pėrputhen shumė mirė. Kur nuk e di se kujt t’ia kalosh topin ai ėshtė gjithmonė i gatshėm dhe e di si ta mbrojė atė. Dhe ka marrė goditje nga mbrojtėsit kundėrshtarėt edhe pėr mua.
E falėnderoj, edhe pėr kėshillat qė mė ka dhėnė. Ėshtė njė sulmues i madh, njė kampion qė kushdo donte ta kishte nė krah”, ka thėnė ish-sulmuesi i Kaljarit!