Kliko pėr version me te madh

Emri:	Juve-Inter.jpg
Heret qė ėshtė pare:	6
Madhesia:	64.9 KB
ID:	1911

Sipas trajnerit bardhezi, qendėrmbrojtėsi do ta mbyllė sezonin i zhvendosur rolin e javėve tė fundit

Xhiorxhio Kielini ka qenė njė nga protagonistėt e fitores sė rėndėsishme tė marrė nga Juventusi nė derbin e Italisė. Mbrojtėsi i kombėtares sė Italisė shikon pėrpara me besim: “Skuadra tani ėshtė mirė fizikisht dhe pėr rrjedhojė edhe faza mbrojtėse ėshtė mė mirė.
Nėse repartet janė afėr njėri-tjetrit problemet pakėsohen edhe mbrapa. Fitorja me Interin na ka bėrė tė rigjejmė identitetin e humbur nė janar, ku gjithēka ka shkuar keq, - ka shpjeguar Kielini.
Sigurisht ka pasur njė problem pėr sa i takon gjendjes fizike: disa prej nesh kanė shpenzuar shumė energji nė fazėn e parė ku ėshtė luajtur shumė dhe pa alternativa nė stol pėr shkak tė dėmtimeve. Nė ditėt e Krishtlindjes nuk kemi arritur t’i rekuperojmė tė dėmtuarit dhe me rifillimin e kampionatit nuk kemi qenė nė maksimumin e formės.
Nė atė situatė, me pak alternativa nė dispozicion, fakti qė kemi luajtur ēdo tri ditė nuk na ka ndihmuar: dhe kėshtu nė janar gjėrat kanė shkuar nė atė mėnyrė, siē e keni parė. Por, nė Palermo u pa njė rritje, skuadra ka reaguar mirė pasi ka kaluar nė disavantazh.
Blerjet e janarit na kanė ndihmuar akoma mė shumė”. Ringritja e mbrojtjes bardhezi dhe fitorja kundėr rivalėve zikaltėr ka ardhur edhe pėr shkak tė zhvendosjes nė krahun e majtė tė Kielinit. Njė pozicion ku Xhixhi Del Neri do tė donte ta aktivizonte rregullisht. “Do tė luajė nė atė pozicion deri nė fund tė kampionatit, - ka pranuar Del Neri.
Ka qenė ai qė e ka kėrkuar. Eshtė njė lojtar cilėsor, shumė i fuqishėm fizikisht, mė pas nė atė pozicion luan shumė mirė. Nė kėtė moment, nė Itali ka pak mbrojtės tė krahut tė majtė me forcėn e tij”.