Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Mourinjo ėndėrron rikthimin nė Angli

  1. #1

    Mourinjo ėndėrron rikthimin nė Angli

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	mourinjo.jpg
Heret qė ėshtė pare:	14
Madhesia:	16.8 KB
ID:	1857

    Portugezi i Realit tė Madridit, Hoze Mourinjo, afron kohėn e largimin nga “Bernabeu”
    Hoze Mourinjo ka shtuar spekulimet rreth tė ardhmes sė tij tek Reali i Madridit, teksa ka deklaruar nė njė intervistė se mund tė rikthehet pėr tė punuar nė Angli “mė shpejt nga sa pritet”. Mourinjo, i cili ėshtė pėrfshirė nė njė “armiqėsi” me drejtorin sportiv tė Realit, Horge Valdano, tha pėr “Sunday Mirror” se gjithmonė ka parashikuar njė rikthim nė Angli, pas largimit nga Ēelsi nė vitin 2007.
    “Pėr mua dhe familjen time ka qenė gjithmonė e rėndėsishme tė qenit tė lumtur dhe tė gėzuar. Unė e adhuroj kampionatin anglez, ndėrsa familja ime preferon Anglinė,” tha ai pėr “Mirror”. “Gjithmonė e kam menduar rikthimin tim, por mesa duket dita e realizimit mund tė jetė mė afėr nga sa e kisha parashikuar.
    ” Mourinjo erdhi nė Madrid verėn e kaluar, pasi kishte udhėhequr Interin drejt njė “triplete” tė paarritur ndonjėherė, duke pėrfshirė edhe Ligėn e Kampionėve. “Nuk kam jetuar asnjėherė me iluzione,” tha portugezi. “E kuptova shumė mirė personalitetin e Romanit dhe kulturėn e njerėzve pėrreth tij.
    Thjesht e dija se ajo nuk ishte punė qė mund tė zgjaste pėr 10 vite. Roli im ishte qė t’i ofroja atij njeriu atė qė kėrkonte, fitoren, duke ditur se herėt ose vonė kohės time do t’i vinte fundi, sepse kishte shumė gjėra qė nuk shkonin rreth e qark meje.”
    Ēerezo: Nuk e mendoj largimin e Agueros
    Enrike Ēerezo, presidenti i Atletikos sė Madridit, ka deklaruar se futbollistėt luajnė aty ku dėshirojnė, ndaj dhe argjentinasi Aguero dhe uruguajani Forlan janė duke luajtur pėr ekipin madrilen, duke nėnvizuar se “nė kėto momente nuk e mendon largimin e Kun Agueros” nga klubi bardhekuq.
    “Lojtarėt luajnė aty ku kanė dėshirė. Kun dhe Diego preferojnė tė luajnė pėr Atletikon. A kemi patur oferta? Ne nuk jemi njė klub qė shesim, duam tė vazhdojmė me kėta futbollistė qė na kanė shėrbyer deri mė tani, me tė cilėt kemi arritur suksese dhe mbi tė gjitha qė janė futbollistė tė mrekullueshėm,” deklaroi presidenti, gjatė pėrvjetorit tė 100-tė tė fanellės bardhekuqe, me tė cilėn luajnė aktualisht kryeqytetasit (nė 8 vitet e para luanin me fanellėn bardheblu).
    Ēerezo u pyet edhe pėr vazhdimėsinė e trajnerit Kike Sanēez Flores. “Kike ėshtė trajneri i Atletikos, ka kontratė deri nė fund tė sezonit dhe do tė respektojmė kushtet kontraktuale. Nuk ka asnjė arsye pse tė mendojmė shkarkimin e tij. Ai ėshtė trajneri ynė dhe ėshtė shumė i mirė,” pėrfundoi ai.
    Emeri: Nevojitet freski fizike dhe mendore
    Trajneri i Valencias, Unai Emeri, tha se ekipi i tij do tė vuajė shumė pėr tė arritur fitoren ndaj Santanderit, njė ekip qė sapo ka ndėrruar pronar. “Ata janė njė ekip qė meritojnė njė renditje mė tė mirė nė klasifikim, pavarėsisht se ndodhen pranė zonės sė rėnies nga kategoria, dhe mbi tė gjitha luajnė nė shtėpi.
    Do ta kemi tė vėshtirė, por vuajtjet do tė minimizohen nė rast se fitojmė,” tha ai. Pavarėsisht mungesės sė Huan Matės, trajneri kėrkon nga ekipi qė tė imponojnė ritmin e tyre ndaj kundėrshtarėve. “Mata nuk ėshtė grumbulluar, edhe pse zhvilloi stėrvitjen e fundit me ekipin.
    Ne kemi nevojė pėr lojtarė qė janė 100% tė pėrgatitur fizikisht dhe nga ana e mentalitetit. Do tė doja qė ai tė luante, por edhe ai vet e pranoi se nuk mund tė luante.” Emeri kėrkon tė motivojė edhe mė tepėr tė besuarit e tij, pas ecurisė pozitive prej 6 fitoresh radhazi.
    “Ėshtė diēka qė na motivon, njė sfidė shumė e bukur, por qė do tė jetė e vėshtirė ta vazhdojmė, pasi ndeshja e radhės ėshtė shumė e komplikuar,” tha Emeri!

  2. #2

    Replikė: Mourinjo ėndėrron rikthimin nė Angli

    histrikisht e ka shprehur hapur nostalgjine per vitet e kaluara tek Chelsea
    Atdhetar i perjetshem

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-10, 02:38 PM
  2. Angli - SHBA 1-1
    By sabah in forum Kupa e Botes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-10, 04:52 PM
  3. Victoria Beckham enderron ‘Sex And The City’
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-07-09, 08:44 AM
  4. Beyonce enderron “murgeshen gazmore”
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-07-09, 12:59 PM
  5. Mourinjo, gati tė presė “5 koka” nė merkato!
    By Bruno in forum Futbolli Italian
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-09, 08:21 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5