Kliko pėr version me te madh

Emri:	Juve.jpg
Heret qė ėshtė pare:	7
Madhesia:	22.7 KB
ID:	1855

Njė skuadėr pa fytyra kampionėsh, mjafton tė shihet merkato. Del Piero e Bufon: Jemi njė skuadėr bosh
Pavarėsisht nga dita e fundit e merkatos (dje nė orėn 19:00), Juventusi duhet tė mbajė qėndrim pėr momentin e vėshtirė qė po kalon, qė ėshtė ai i njė skuadre, qė mund tė synojė pėr njė vend nė Ligėn e Europės ose maksimumi tė shpresojė nė njė mrekulli qė ta ēojė nė ndeshjet paraeliminatore tė Championsit, siē ndodhi vitin e shkuar me Sampdorian.
“Nuk kemi mė forcėn e dikurshme, -sintetizon Bufon. - Shpresoj qė tė mos pėrfundojė si nė sezonin e shkuar. Madje, nuk besoj se do tė ndodhė, sepse dėmtimet po ndikojnė vėrtet shumė. Por nuk mund tė mohohet qė dikur ky klub mund tė shiste Zidanen pėr 150 miliardė dhe me ato para mė blinte mua, Turamin e Nedvedin”.
Sot Juvja duhet tė paguajė shumė, sepse disa lojtarė duhet tė largohen: ndodhi nė verė me Kamoranezin e Trezegenė, vazhdoi dje me Amaurinė dhe deri te Legrotalje: gjithēka ėshtė brenda njė liste gratis, pėr tė kursyer pesė muaj rroga tė majme. Mbrojtėsi shkoi falas te Milani. Dhe ndoshta fiton titullin.
“Por ne jemi njė skuadėr boshe”, - rebelohet Del Piero. Alibia e tė dėmtuarve qėndron, nė mėnyrė tė padiskutueshme: Del Neri nuk ka sulmues shpėtimtarė, qė mund t’i ndryshojnė gjėrat gjatė ndeshjes, por kjo emergjencė nuk mund tė jetė njė surprizė totale, sepse ka tre vjet qė dėmtimet ndikojnė nė rendimentin e skuadrės dhe sepse disa lojtarė (Iakuinta), kanė treguar prej kohėsh se janė aspak tė besueshėm nė aspektin fizik.
Ishte pėr t’u pėrgatitur qė do tė mungonin rreth 20-tė ndeshje, sepse bėn pjesė nė historinė e tyre fizike. Kėshtu, te Juvja emergjenca dhe kriza kanė njė emėrues tė pėrbashkėt dhe renditja po fillon tė bėhet e frikshme, para sė gjithash nė prespektivė tė asaj qė po ndodh: nesėr Juvja do tė jetė nė Palermo, tė shtunėn nė Kaljari dhe tė dielėn qė vjen do tė presė Interin.
Pėr kėtė skuadėr, janė tri “male Everest” pėr t’u kapėrcyer. “Momenti ėshtė shumė i keq, - pranon Del Neri. Por kėtyre lojtarėve nuk mund t’u them asgjė nė aspektin e pėrkushtimit. Ajo qė na mungon, pėrveē shėndetit, ėshtė edhe pėrqendrimi: disa gabime duhet t’i shmangim”
Por janė gabime qė varen nga cilėsia mesatare e dobėt e skuadrės, qė nė aspektin e mirėfilltė teknik ėshtė mė e dobėta mes tetė tė parave nė renditje. “Kur vendosėm tė qėndrojmė, - tregon Bufon, - e dinim qė ekzistonte rreziku se mund tė hasnim sezone tė tilla, edhe pse nuk mund t’i lejojmė vetes njė tjetėr dėshtim si ai i viit tė shkuar.
Por nuk jam penduar qė ndodhem akoma kėtu: nėse duhet tė fitojmė titullin nė tre vitet e ardhshme, do tė ishte sikur tė fitoja 1 milionė e 200 mijė euro nė ēdo vend tjetėr”.

Merkato

Matri bardhezi, Amauri shkon te Parma
Juventusi ka zyrtarizuar ardhjen e Alesandro Matrit. Klubi bardhezi e ka marrė sulmuesin nė formė huazimi nga Kaljari pėr 2.5 milionė euro, me tė drejtė blerjeje, qė ėshtė caktuar nė 15.5 milionė euro pėr t’u paguar nė tre vjet.
Nė operacion pėrfshihet edhe Ariaudo: zgjidhet marrėveshja pėr bashkėpronėsinė e mbrojtėsit, qė kalon me titull pėrfundimtar te sardėt pėr 2.5 milionė euro. Amauri ndėrkohė ka gjetur njė destinacion: shkon te Parma qė zyrtarizon blerjen e tij nė formė huazimi.
Ish-trajneri
Fabio Kapelo i thotė “jo” Juventusit
Si njė ish i mirė, Fabio Kapelo flet pėr krizėn e Juventusit: “Pėr Andrea Anjelin ky ėshtė njė vit i rėndėsishėm kthese, do tė jetė njė pėrvojė e rėndėsishme pėr tė. Ky ėshtė viti zero, nga viti i ardhshėm besoj se Juvja do tė riniset”.
Ish-trajneri bardhezi shpjegon: “Kur tentohet rindėrtimi dhe rithemelimi i njė klubi, duhet kohė. Edhe nė nivelin e merkatos diēka nuk ka shkuar si duhet. Ndihma qė duhej tė jepnin disa lojtarė nuk ishte siē prisnin klubi dhe trajneri”.
Kapelo tregon recetėn e njė skuadre fituese: “Unė gjithnjė e kam thėnė: nuk dua shtatė lojtarė, por dy tė mirė. Kur do tė rithemelosh njė ekip, duhet vetėm cilėsi. Te Milani erdhėn Ibra e Robinjo. Mė nė fund i thashė Galianit, qė keni marrė dy lojtarė tė shkėlqyer. Duhen lojtarė qė bėjnė ndryshimin, jo qė bėjnė numra.
Unė nė stolin bardhezi? Nėse Andrea Anjeli mė propozon pėr nė qershor? Unė dua tė qėndroj nė Angli deri nė fund tė Europianit, kam bėrė njė premtim dhe dua ta respektoj marrėveshjen e bėrė”.
Kriza
Edhe tifozėt juventinė humbasin durimin
Durimi ka mbaruar. Edhe tifozėt, qė deri tani e kishin mbėshtetur Juven nė kėtė janar tė zi, janė lodhur. “Nuk fitojmė asnjėherė”, - ishte kori nė fund tė ndeshjes me Udinezen. Nė shėnjestėr janė tė gjithė, nga drejtuesit, te trajneri, duke kaluar pėrmes lojtarėve.
Nga ana tjetėr numrat janė dramatikė: dy fitore, njė barazim nė shtatė ndeshje, pėrfshirė dhe Kupėn e Italisė. Nėse pastaj konsiderohet se buzėqeshjet e vetme kanė ardhur nga Bari e Katania, dy skuadra nė vėshtieėsi dhe me Sampin (barazim 0-0), kuptohet sesi nė Torino kanė rėnė nė njė ankth, nga ku nuk duket fundi.
Ata qė besonin nė njė fillim tė mirė sezoni dhe shpresonin qė viti i shkuar ishte njė kujtim i largėt, janė rikthyer nė “origjinė”. Dhe tani ka njė problem mė shumė, sepse skuadra, nėse deri dje kishte mbėshtetjen e tifozerisė, tashmė i ka tė gjithė kundėr. Tashmė edhe presidenti Anjeli nuk ėshtė mė imun nga kritikat, sepse ishte ai qė i dha besim dyshes Marota-Del Neri.

Napoli


Ruiz: Laveci-Kavani? Mė mirė se Ibra-Mesi

Viktor Ruiz ka mbetur i kėnaqur nga Napoli: “Pėrshtypja e parė ishte ajo e njė skuadre fenomenale dhe e njė publiku tė madh”. Blerja e re, qė do tė veshė fanellėn numėr 4, u prezantua dje, duke shpjeguar zgjedhjen e tij:
“Kishte skuadra tė tjera qė mė ndiqnin, por zgjedhja ime e parė, ka qenė gjithnjė Napoli, sepse ėshtė njė klub qė ka njė histori tė madhe dhe ėshtė njė ekip i ndėrtuar pėr objektiva tė rėndėsishėm”. Mbrojtėsi 21-vjeēar iberik, qė vjen nga Espanjoli, kėrkon tė luajė menjėherė: “Unė jam gati, sapo trajneri tė mė thėrrasė.
Unė besoj se luaj mirė dhe kam njė rol specifik nė fushė. Jam i ri, kam shumė pėr tė mėsuar. Kėtu kam ardhur pėr tė dhėnė ndihmėn time”. Ruiz lėshon edhe njė batutė mbi sulmuesit e Napolit: “Laveci e Kavani? Janė shumė tė fortė, mė mirė t’i kesh shokė, sesa kundėrshtarė. Madje them se kjo dyshe ėshtė mė e fortė se Ibra dhe Mesi sė bashku".