Junajtid pret Aston Vilėn, Arsenali pret Evertonin, Ēelsi drejt Sandėrlendit!
Sot nė mbrėmje luhen disa nga takimet e javės sė 24 tė tė Premier Ligės angleze. Topēinjtė e Vengerit do tė presin ekipin nga Liverpuli. Nė ndeshjet e fundit Arsenal ka marrė nė Emirates Stadium 10 nga 12 pikėt e mundshme ndėrkohė qė Everton ka 3 ndeshje radhazi qė nuk e njeh shijen e humbjes.
Skuadra e Anēelotit, Ēelsi, do tė ketė pėrballė njė ekip tė frikshėm si Sunderland qė ėshtė vetėm 4 pikė larg zonės sė Champions Ligės dhe nė takimet e fundit ka marrė 10 nga 12 pikė tė mundshme. Djajtė e kuq tė Fergusonit kanė fituar 8 ndeshjet e fundit nė Old Traford duke mos njohur humbje qė prej prillit tė shkuar kur mundeshin 2 1 nga Ēelsi.
Ata do tė presin sot ekipin e Aston Vilės qė sezonin e shkuar u ka rrėmbyer njė fitore nė Old Traford, ndėrsa fazėn e parė morėn njė barazim 3 3 nė Vila Park. Uest Brom, qė ka humbur 4 nga 6 takimet e fundit, do tė presė Uiganin, i cili ndodhet nė kufinjtė e rėnies nga kategoria me vetėm 22 pikė.
Tė mėrkurėn kemi gjashtė 6 takime tė tjera. Manēester Siti do tė ketė njė pėrballje tė vėshtirė nė transfertė ndaj Birmingemit ndėrsa Spursat udhėtojnė drejt Blekbėrnit. Njukasėll do tė pėrballet jashtė fushės sė vet me Fulhamin, ndėrkohė qė Liverpuli pret Stok Sitin nė Anfield.
Uest Hem Junajtid pas fitores pėr kupė do tė kėrkojė pikė nė shtėpi pėrballė Blekpulit, ndėrsa Volverhempton udhėton drejt Bolton. Siti nesėr nė mbrėmje do tė kėrkojė 3 pikėt. Blekburn qė vjen pas njė fitoreje nė shtėpi do tė ruajė serinė e rezultateve pozitive, teksa do tė presė pretendentėt pėr titull tė Totenhamit, tė cilėt fazėn e parė kanė fituar 4 2 ndaj tyre nė White Hart Lane.
Blekpul do tė synojė fitoren e parė nė transfertė kundėr Uest Hemit qė nga viti 1966. Volves qė nė tri ndeshjet e fundit ka shijuar vetėm humbje do tė udhėtojė drejt Boltonit. Fulhem qė ndeshjet e fundit ka mundur tė korrė 7 pikė nga 9 tė mundshmet do tė presė Njukastėll Junajtid.
Stok Siti do tė udhėtojė drejt Liverpulit nė njė transfertė tė vėshtirė. Nė ndeshjen e fazės sė parė qė kanė zhvilluar nė shtėpi ata kanė fituar me rezultatin 2 0 falė golave tė Xhons dhe Fuler, ndėrkohė qė Liverpuli do tė tentojė hakmarrjen. Sezonin e parė ata e kanė fituar ndeshjen ndaj Stok Sitit me rezultatin 4 0.
Italiani nuk lė pa pėrmendur replikat ndaj Mesit
Mario Baloteli: Rikthehem nė derbin e Manēesterit
Sulmuesi italian i Manēester Sitit, Mario Baloteli, ka lėnė tė kuptohet se ai do tė jetė i aftė tė rikthehet pėrpara ndeshjes sė kthimit me Junajtid nė derbin e Manēestėrit. I riu 20-vjeēar i ėshtė rikthyer stėrvitjes, teksa ka lėnė pas njė dėmtim nė gju, por ende sndihet gati pėr nė fushėn e lojės.
Ai ėshtė i kėnaqur me rezultatet dhe ecurinė e ekipit. Italiani nuk ka luajtur me Sitin qė prej dhjetorit tė shkuar teksa fitonin 4 0 ndaj Aston Vilės. Ai po pėrgatitet intensivisht pėr derbin e 12 shkurtit. Manēester Siti janė njė ekip i fortė, gjithssi unė mezi po pres tė rikthehem nė ekip.
Bėra njė punė tė mirė nė Amerikė dhe tashmė jam gati tė rikthehem para derbit me Junajtid. Mė pėlqen futbolli anglez. Sa pėr tė ardhmen time mbetet pėr tu parė, u shpreh ai nė njė intervistė pėr Sky Sport. Baloteli nuk anashkaloi njė goditje tjetėr ndaj Mesit teksa ironizoi duke thėnė: Kė do tė zgjidhja mes meje dhe Mesit? Nė Playstation mbase Mesin, por nė futbollin real normalisht veten time.
Ēelsi blen Davi Luiz nga Benfika
Ēelsi ka rėnė dakord me Benfikėn pėr mbrojtėsin David Luiz. Ēelsi do tė paguajė 21 milionė stėrina pėr brazilianin, 17 prej tė cilave menjėherė. Ēelsi do tė japė edhe mesfushorin serb Nemanja Matiē si pjesė e marrėveshjes.
Luiz ėshtė nisur dje drejt Anglisė pėr tė biseduar pėr termat personale me Ēelsin. Skuadra e Abramoviēit ka qenė e qetė deri nė ditėn e fundit tė merkatos, kur bėri dy blerje tė mėdha.
Xhimi Karrager rikthehet ndaj Stok Sitit
Pas njė dėmtimi tė gjatė qė prej nėntorit tė shkuar Liverpulit do ti rikthehet nė ekip njė nga mbrojtėsit mė tė mirė sikurse ėshtė Xhimi Karrager. Lojtari do tė jetė titullar mbrėmjen e nesėrme nė takimin ndaj Stok Sitit.
Pėr ndeshjen e ardhshme ndaj Stok Sitit kemi njė ekip tė kompletuar. Rikthimi i Xhimit ėshtė njė fitore pėr ne. Ai ka fituar respektin e tifozėve tanė, ndėrsa sa pėr ekipin mendoj se do tė kėrkojė fitoren, ka thėnė trajneri Dalglish.
Hulier: Eshli Jang nuk do tė largohet
Trajneri i Aston Vilės, Zherard Hulier, konfirmon lajmin se Eshli Jang nuk do tė largohet nga Vila Park. Lojtari i kombėtares ka edhe 18 muaj tė tjerė kontratė me klubin e Aston Vilės. Jang ėshtė njė lojtar i rėndėsishėm dhe i pėlqyer pėr ne prandaj nuk shoh asnjė mundėsi largimi pėr tė, u shpreh ai.
Kohėt e fundit kėtij lojtari i kishin ardhur oferta tė vazhdueshme nga Liverpuli dhe Manēester Siti. Para 4 vjetėsh ai erdhi nė Vila Park nga ekipi i Vatfordit pėr 10 milionė paundė duke u bėrė njė lojtar i rėndėsishėm pėr skuadrėn qė prej 3 vjetėsh e sheh veten nė vėndin e gjashtė tė klasifikimit.
Liverpuli konfirmon blerjen e Endi Keroll nga Njukasėlli
Liverpuli ka konfirmuar dje blerjen e sulmuesit tė Njukasėll Junajtid pėr 35 milionė stėrlina. Blerja e tij i hapi rrugė shitjes sė Fernando Torresit te Ēelsi. Njukasėll refuzoi dy ofertat e para nė vlerėn e 30 milionė stėrlinave nga ana e Liverpulit, por Keroll kėrkoi tė largohej nga klubi dhe mė pas Njukasėll e pranoi kėrkesėn e tij pasi Liverpuli shtoi edhe 5 milionė stėrlina tė tjera. Sulmuesi tani do tė diskutojė termat personale tė kontratės me Liverpulin!



Pėrgjigju me citim