Sulmuesi i ri i Liverpulit flet pėr klubin e ri dhe pėr ambiciet nė Premier Ligė
Klubi i Liverpulit ka qenė aktiv nė merkato gjatė janarit dhe do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes deri nė fund, pasi pritet tė konkludohet shitja e Torres drejt Ēelsit. Por ndėrkohė qė pritet largimi i spanjollit, ėshtė njė tjetėr sulmues qė pret tė nisė aventurėn e tij nė Angli.
Luis Suarez, uruguajani i blerė nga Ajaksi, e sheh kalimin te tė kuqtė si njė shans tė madh qė do ti japė njė shtysė mė tė fuqishme karrierės sė tij si futbollist dhe insiston se Liverpuli i pėrket njė nga katėr vendeve tė para nė Premier Ligė.
Drejtuesit e Liverpulit kanė arritur para disa ditėsh akordin me skuadrėn holandeze duke derdhur nė arkat e tyre plot 22.8 milionė stėrlina pėr tė marrė shėrbimet e uruguajanit, i cili ka mbėrritur dje pėr tė kryer vizitat mjekėsore nė Liverpul.
Talenti amerikanojugor ka besimin se shkėlqimi i Liverpulit do ta rikthejė shumė shpejt nė elitėn e futbollit anglez duke zbehur paratė e Sitit dhe euforinė e Totenhamit. Jam mėse i lumtur deklaroi Suarez. Mė ėshtė dhėnė njė shans gjigand pėr tė luajtur nė njė klub me emėr.
Liverpuli ka njė histori tė madhe mbi supe, ka njė ekip tė shkėlqyer dhe gjithmonė marrin pjesė nė Champion Ligė apo Europa Ligė kėshtu qė do jetė njė nder tė luaj pėr kėtė klub. Lojtari duket se ka pasur shumė vėshtirėsi gjatė transferimit tė janarit.
Ka qėnė shumė e vėshtirė procedura pėr kalimin tim tek Liverpuli, ka pasur shumė negociata saqė as vetė se dija nėse do realizohej transferimi apo jo. Unė isha duke u pėrgatitur pėr takimin me Nac Bredėn kur mė vjen lajmi qė akordi ishte arritur tė shtunėn, pėrfundoi Suarez.
Drejtori i pėrgjithshėm i Ajaksit, Van der Bog, deklaroi se ky lojtar do ta ndihmojė shumė klubin anglez qė tė ringrihet aty ku i takon. Ai ėshtė njė luftėtar qė do ta ndihmojė shumė Liverpulin. Kur erdhi tek ne ai nuk ishte njė lojtar i madh, por menjėherė sa mbėrriti nė dhomat e zhveshjes Suarez shfaqi shenja lideri.
Arsenali
Venger i trembet dėmtimit tė Nasri
Trajneri i topēinjve Arsen Venger dyshon se Nasri me shumė mundėsi do tė mungojė nė ndeshjen, qė Arsenal do tė luajė pėrballė Barcelonės, pas dėmtimit qė ai mori gjatė ndeshjes pėr Kupėn e Anglisė kundėr Hadersfildit.
Nasri duket se ka marrė njė dėmtim serioz nė kėmbė qė duket se do ta mbajė tė paralizuar pėr disa kohė, u shpreh Venger. Nė fakt kisha menduar qė kėtė lojtar pėr ndeshjen e kupės ta lija pushim dhe nė vend tė tij tė aktivizoja Rosiēkin, por ky i fundit ishte i sėmurė. Pėr ne njė humbje e tillė do tė jetė e vėshtirė. Dėmtimi i lojtarėve kryesorė na i komplikon planet, pėrfundoi drejtuesi i stolit tė Arsenalit.
Anglia
Kapelo: Bejl ėshtė lojtari i sezonit
Trajneri i kombėtares angleze Fabio Kapelo beson se talenti i Totenhamit, Garet Bejl e meriton tė quhet lojtar i sezonit aktual. Pėr mendimin tim ai ėshtė lojtari i sezonit, tha Kapelo pėr tė pėrditshmen The Guardian.
Pėr mua ėshtė njė lojtar fantastik sepse nėse pėrgatitesh pėr njė ndeshje kundėr Totenhamit duhet tė marrėsh parasysh qė ke pėrballė njė mesfushor tė fuqishėm. Prandaj duhet tė forcosh mbrojtjen. Ai ėshtė njė teknik i madh dhe njė lojtar shpėrthyes qė me shpejtėsinė e tij mund tė lėrė mbrapa ēdo mbrojtės. Ēdo pasim, ēdo kros, ēdo veprim qė bėn ėshtė i rrezikshėm pėr ekipi kundėrshtar.
Ēelsi
Abramoviē, merkato me 100 milionė stėrlina
Skuadra e Ēelsit ka nė plan tė shpenzojė plot 100 milionė paundė pėr merkaton e janarit, duke filluar me blerjen e bujshme tė Torres nga Liverpuli. Roman Abramoviē i ka premtuar njė shpenzim tė tillė trajnerit Anēeloti dhe sulmuesi potencial i kombėtares spanjolle pritet tė jetė njė goditje e fortė.
Sipas Lampardit, njė lojtar i nivelit botėror sikurse ėshtė Torres do ta ndihmojė ndjeshėm skuadrėn prandaj ai i ka uruar mirėseardhjen personale kujdo lojtari qė do tė vijė nė ekip.
Kupa e Anglisė
Arsenali kalon turin, Siti barazon
Arsenali ka mundur tė kalojė nė turin tjetėr pas fitores sė vėshtirė 2 1 qė kanė arritur nė shtėpi pėrballė Hudersfildit. Goli i Fabregasit nė minutėn e 86 tė e ka ēuar takimin nė shifrat 2 1.
Manēester Siti zvarrit kualifikimin teksa barazon nė transfertė me Nots Kauntrin falė njė goli tė Edin Dzekos dhe do ti duhet tė presė ndeshjen e kthimit, ndėrkohė qė konfirmohet se Xhonson do tė jetė tre muaj larg fushave i dėmtuar.
Stok Siti arrin njė fitore 1 0 nė transfertė pėrballė Volves, duke iu bashkuar skuadrave qė kalojnė nė turin tjetėr falė golit tė Huth nė minutėn e 81 tė. Fulhemi ka shpartalluar Totenhemin 4-0, kurse Uest Hemi, qė ka huazuar deri nė fund tė sezonit Robi Kin nga Totenhemi, ka mundur Notinghemin 3-2.
Raundi i pestė do tė vendosė pėrballė ekipin modest tė Kroulei Taun pėrballė Manēester Junajtid. Leiton Orient do tė ndeshet me Arsenalin, ndėrsa Ēelsi nėse fiton nė shtėpi pėrballė Evertonit do tė ndeshet me Redingun!



Pėrgjigju me citim