Luis van Gal ndihet krenar pėr lojtarėt e tij pasi fitoi ndaj Verder Bremenit, tė shtunėn
Tekniku i B.Mynihut, Luis van Gal, mendon se skuadra e tij e meritoi fitoren ndaj Bremenit, nė sfidėn e Bundesligės tė shtunėn. Kampionėt e Gjermanisė po vazhdojnė lojėn e tyre tė mirė, pasi regjistruan pėr kėtė vit tė ri fitoren 3 1, duke e bėrė Van Galin tė ndihet krenar.
Bremeni shfaqi njė lojė mė tė mirė nė 20 minutat e para, por ne ndryshuam taktikė dhe situata u kthye nė favorin tonė, - shpjegoi holandezi pas ndeshjes, nė uebsajtin zyrtar tė Bajernit. -Ne pėsuam njė gol nė fillim tė pjesės sė dytė, por ekipi im e pėrballoi presingun dhe si rrjedhojė luajtėm mė me agresivitet.
Mendoj se e merituam fitoren. Ndihem shumė krenar pėr ekipin tim. Mbrojtėsi Filip Lahm, shprehu fort fjalė entuziazuese: Mendoj se ishte e kuptueshme pėr tė gjithė se ne ishim tė vendosur tė fitonim dhe se nuk do ta pranonim kurrė barazimin.
Luajtėm njė lojė tė mirė, tėrhoqėm Bremenin nė lojėn tonė dhe krijuam raste tė sigurta. I luajtėm 90 minutat si njė minutė tė vetme, e meritonim tė fitonim. Pikėsynimi ynė ėshtė vėndi i dytė, por ėshtė ndryshe ta thuash me ta realizosh, pra na duhet tė vazhdojmė tė fitojmė. Por nėse luajmė ashtu si sot, do tė arrijmė atje ku duam, tha kapiteni.
Minimizohet incidenti - Mesfushori i krahut, Arjen Roben, ka minimizuar dje incidentin e tij me bashkėlojtarin Tomas Myler, nė ndeshjen e Bundesligės, atėherė kur presioni po rritej pėr kampionėt nė fuqi. Ėshtė e papranueshme ti bėsh gjeste shokut tė skuadrės, kur nė fakt duhet tė jemi shembuj.
Kėto gjėra ndodhin nė fushė, ne fitojmė dhe humbasim sė bashku. Nuk mendoj se ishte njė problem i madh. Edhe trajneri Van Gal u mundua ta zvogėlonte incidentin nė fjalė. Nuk e kuptova. Nė pėrgjithėsi e shoh si njė gjė tė mirė kur lojtarėt kėrkojnė mė shumė pėrgjegjėsi dhe komunikim ndaj njėri tjetrit, - tha holandezi.
Por duhet tė kryhet me respekt tė pėrbashkėt. Nė Holandė, ėshtė e zakonshme tė debatosh me njė lojtar tjetėr dhe tė shprehėsh mendimin tėnd, por ėshtė tjetėr kulturė nė Gjermani. Megjithė humbjen Bremeni ruan vendin e 15 tė nė ligė, dhe i duhet tė luftojė fort pėr tė mos rėnė nga Bundesliga.
Kapiteni i Verderit, Torsten Frings, aludoi se arbitri faqezi, Torsten Kinhofer bėri shumė gabim kur nuk dha penallti pėr ta pasi Luis Gustavo e preku topin me dorė nė zonėn e Bajernit. Rezultati ishte 1-1 dhe nėse Verderi do tė kishte kaluar nė epėrsi, ndeshja mund tė kishte marrė tjetėr drejtim.
Rikthimi
Balak shpreson tė jetė kundėr Italisė
Kapiteni i Gjermanisė, Mikael Balak, shpreson tė grumbullohet pėr ndeshjen miqėsore kundėr Italisė mė 9 shkurt. Ai ėshtė rikthyer nė fushė pėr Leverkusenin dhe ka qenė nė formė tė mirė nė fitoren 2-0 kundėr Hanoverit tė premten. Ende duhet tė bėj shumė punė, qė tė jem nė formė tė mirė fizike, ka thėnė Balak.
Ndoshta Zoti mė jep njė shans tė dytė dhe mė largon dėmtimet. Shpresoj shumė te rikthimi. Balak ka thėnė se nuk ka pasur kontakte me trajnerin Lėv, i cili e ka bėrė tė qartė se Balak duhet tė kthehet nė formė qė tė fitojė vendin e vet nė pėrfaqėsuesen gjermane. Balak nuk luajti as nė Kupėn e Botės 2010 pėr shkak tė dėmtimit.
Java e 20-tė
Fitojnė Fraiburgu dhe Mynshegladbahu
Vazhdojnė problemet e Shtutgartit pas humbjes nė shtėpi 1 0 me Fraiburgun dje, duke rrezikuar qė tė bien nga Bundesliga. Johanes Flum, i dha fitoren vizitorėve pas 24 minutash. Fraiburgu ėshtė nė vend tė gjashtė, ndėrsa Shtutgarti nė tė parafundit me 16 pikė.
Shtutgarti dominoi nė pjesėn e parė, por nuk shėnoi dot, duke mos pasur as fat, kur Martin Harnik goditi shtyllėn njė minutė para mbarimit tė ndeshjes. Edhe skuadre tjetėr mike ka fituar me tė njėjtin rezultat minimal. Mynshengladbahu ka mundur Frankfurtin me golin e Kamargos, duke shkaktuar befasinė e kėsaj jave, teksa kjo skuadėr mban vendin e fundit nė renditje.
Shorti i Kupės
Bajerni pret Shalken nė gjysmėfinale
Shorti i gjysmėfinaleve tė Kupės sė Gjermanisė, i hedhur dje, ka vėnė pėrballė Bajernin e Mynihut kundėr Shalkes dhe Duisburgun pėrballė Energjisė sė Kotbusit.
Ky short bėn qė nėse njėra nga skuadrat e Bundesligės 1, Bajerni ose Shlake, do tė zinin vendin e pestė e lart nė kampionat, atėherė pavarėsisht rezultatit tė finales, Duisburgu ose Kotbusi tė Bundesligės 2 mund tė luajnė sezonin qė vjen nė Ligėn Europa.
Bajerni i Mynihut dhe Shalke janė pėrballur edhe vjet nė gjysmėfinalen e kėsaj kupe dhe bavarezėt fituan falė njė goli tė Arjen Roben. Mė pas Bajerni fitoi edhe finalen e Kupės, krahas Bundesligės!



Pėrgjigju me citim