Tė mėrkurėn nė mėngjes, nė Tiranė, mbėrrin i dėrguari i posaēėm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajēak. Lajmi konfirmohet nga zyra e Pėrfaqėsueses sė Lartė pėr Politikėn e Jashtme, Catherine Ashton!
Kryediplomatja europiane mėsohet se ka biseduar gjatė ditės me telefon si me kryeministrin Sali Berisha ashtu dhe me udhėheqėsin e socialistėve, Edi Rama, pėrpara se tė urdhėronte drejtorin menaxhues pėr Rusinė, Lindjen e Ballkanin, pozicion tė cilin Lajēak e fitoi pak javė mė parė falė shėrbimit tė ri diplomatik tė Bashkimit Europian.
Diplomati sllovak vjen nė Tiranė me qėllimin pėr njė angazhim konstant nė pėrpjekje pėr pajtim mes palėve, nė mėnyrė qė Shqipėria tė vijojė reformat pėr integrimin europian.
Miloslav Lajēak ėshtė 48 vjeē, nė 2006-n ka qenė mbikėqyrėsi i BE-sė pėr referendumin e pavarėsisė nė Mal tė Zi, ndėrsa nė 2007-n, ai ishte i dėrguari i posaēėm i BE-sė nė Bosnje-Hercegovinė.
Lajēak pritet tė takohet me shefin e opozitės Edi Rama, kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryeministrin Sali Berisha, i cili mėsohet se ka anuluar dhe vizitėn e tij nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės, ku pritej tė raportonte kėtė javė mbi Shqipėrinė!



Pėrgjigju me citim