Kliko pėr version me te madh

Emri:	Edison.jpg
Heret qė ėshtė pare:	29
Madhesia:	35.0 KB
ID:	1815
Banori mė i ri i BB4, duket se qė kur ka hyrė brenda shtėpisė sė vėzhguar nė “Top Channel”, ka menduar tė pėrdorė si armė tė fortė tė suksesit, joshjen. Pikėrisht me fizikun e tij tė palestruar, siē e shohim nė kėto foto, djali nga Vlora qė prej vitesh jeton nė Itali, ka vendosur tė sfidojė djemtė e tjerė brenda shtėpisė me trupin e tij. Me njė eksperiencė televizive nė spektaklin e njohur italian “Uomini e Donne”, Edisoni ėshtė bėrė brenda shtėpisė objekt diskutimi i vajzave nė kėtė reality, tė cilat e gjykojnė pėr faktin pse ai preferon tė rrijė gjithmonė i zhveshur. Edhe momenti i hyrjes sė tij ishte shumė i veēantė, i menduar nga Vėllai i madh si njė surprizė pėr vajzat, nė ambientin e pishinės.

Prezantuesja Arbana Osmani i ftoi vajzat tė shkonin pranė pishinės, aty ku ndodhej pikėrisht Edisoni qė kėrcente dhe bėnte striptizė pėr to, skenė qė djemtė e lojės e ndoqėn nga ekrani. Vajza e parė qė ai pėrqafoi ishte Ermela dhe mė pas prezantimi i Edisonit u bė nėpėrmjet disa fotove. Ai u shpreh se kishte pasion fotografinė, modėn dhe futbollin, prej tė cilit i ishte dashur tė hiqte dorė pas njė dėmtimi fizik. Edisoni pohoi se ishte shumė i lidhur me familjen, veēanėrisht me motrėn. Ndėrkohė qė pėr shkak tė viteve tė tij jashtė vendit, ai duket se ka shumė probleme me njohjen e gjuhės shqipe. Prej disa ditėsh, vajzat po bėjnė tė pamundurėn t’i mėsojnė Edisonit “Himnin e flamurit”.