Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur dje rinisjen e kampionatit, pas ndėrprerjes nė fundjavė si rrjedhojė e ngjarjeve tė ndodhura nė Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”.

Dy takimet Elbasani-Dinamo dhe Shkumbini-Teuta, qė ishin nė program pėr ditėn e diel, do tė luhen nesėr, ndėrkohė qė sfida kryesore e javės sė 17-tė, ajo mes Tiranės dhe Skėnderbeut, do tė zhvillohet tė enjten, mė 3 shkurt.

Ndėrkohė, shefi i Garave Shulku ka bėrė tė ditur se nė fundjavė ndeshjet do tė luhen rregullisht. “Njė ndeshje do tė luhet tė premten, dy tė shtunėn dhe tre tė dielėn, - tha ai. – Ndėrprerja fundjavėn qė shkoi nuk varej vetėm nga ne, por edhe nga fakti se forcat e policisė ishin tė lodhura dhe nuk donim tė krijonim probleme tė tjera”, shtoi Shulku.

(BalkanWeb)