Nga Alba Malltezi
Sikur tė mos kishim nevojė pėr mbėshtetjen e amerikanėve nė hetimet e ngjarjeve tė 21 janarit, por e vėrteta ėshtė krejt ndryshe: Kemi shumė nevojė. Kėshtu pranojmė se gjendja nė vend ėshtė vėrtetė shumė e vėshtirė. Njė organ, shtyllė jetike e funksionimit tė Shtetit lėngon, kėrcėnohet e nuk mund tė hetojė me profesionalizėm. Dalja krah pėr krah e kryeprokurores Ina Rama, me ambasadorin amerikan Arvizu, ėshtė pamja mė e trishtuar qė njė shtet sovran, me 20 vjet demokraci, mund tė ofrojė. Puēistja Ina Rama, po tė duam tė pėrdorim fjalėt e kryeministrit tonė, doli nė krah ambasadorit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr tė kėrkuar mbėshtetje, qė ju dha plotėsisht. Atėherė kemi njė kryeministėr tė drejtė dhe SHBA na ka ēuar njė ambasador puēist?
Kėto ditė, e gjithė Shqipėria e shqiptarėt po vihen pėrballė provave tė forta. Sikur Historia, nė pėrsėritjen e gjėrave, kėrkon tė masė dinjitetin e arritur. Deri ku ka shkuar pjekuria e kėtij populli me demokraci tė re, duket ti kalojė nėpėr mend nė kėto ditė tė vėshtira. Sa shqiptarėt do tė dinė tė respektojnė jetėn dhe tė drejtėn, pėrballė gėnjeshtrave nga mė imoralet e tė shėmtuarat qė i janė treguar ndonjėherė nga njerėz me ambicje tė paimagjinueshme pėr pushtet?
Nė muajin e parė tė vitit 2011, media po jep shenja shpresėdhėnėse nė respektimin e misionit tė saj pėr tė vėrtetėn: Transmetimi i videos sė zv/kryeministrit nė afera korruptive, transmetimi i pamjeve tronditėse tė vrasjes live tė njė protestuesi, dėshmia nė prokurori e kolegut tė plagosur nė krye tė detyrės, megjithė presionet, tradhėtinė e mungesėn e respektit qė media pro-qeveritare, ku ai punonte, tregoi nė fshehjen e ngjarjes. Ajo pjesė e mirė e politikės, shoqėrisė civile dhe drejtėsisė ka shansin tė tregojė gjithashtu se ka mėsuar tu rezistojė presioneve pėr tu thėnė njėherė e pėrgjithmonė dhunuesve tė tė drejtave dhe tė lirisė: Jashtė nga jeta e kėtij populli!
(BalkanWeb)



Pėrgjigju me citim