Edhe pse heqja e detyrimit pėr vizė per qytetarėt e Ballkanit nuk ka sjellė ndonjė ndryshim tė madh nė lėvizjen e qytetarėve, disa prej vendeve tė BE-sė ankohen pėr shtim tė numrit tė azilkėrkuesve.
Me fishekzare dhe ceremoni tė tjera festive e pritėn shqiptarėt dhe boshnjakėt vendimin pėr heqjen e vizave. 20 vjet pas pėrmbysjes sė socializimit pėr shqiptarėt, sikurse tha kryeministri Sali Berisha, ra edhe muri i fundit, ai i Shengenit. Mė tepėr se njė milionė shqiptarė dhe rreth 400.000 boshnjakė janė pajisur me pasaporta biometrike.
Heqja e vizave ėshtė lehtėsi e madhe jo vetėm pėr biznesmenėt, por edhe pėr ata qė kanė tė afėrm nė Evropėn Perėndimore. Por edhe pse agjencitė e udhėtimeve nė Bosnje bėnė me kėtė rast oferta duke i ofruar biletat e autobusėve pėr nė Evropė me gjysmė ēmimi, prej pėrvojės sė Serbisė dhe tė Maqedonisė ato e dinė se nuk pritet ndonjė vėrshim klientėsh. Pėr shkak tė krizės ekonomike nė tė dy vendet vihet re njė rėnie e numrit tė udhėtimeve jashtė vendit.
Megjithė heqjen e vizave, udhėtimet jashtė vendit mbeten pėr shumė qytetarė tė vendeve tė Ballkanit tė papėrballueshme nga ana financiare. Pas heqjes sė detyrimit pėr viza shumė shoqėri tė lira ajrore i kanė shtuar fluturimet pėr nė vendet e Ballkanit. Vitin e kaluar shoqėritė ajrore regjistruan nė Serbi p.sh. 300.000 pasagjerė mė tepėr. Por njėkohėsisht me rritjen e kėsaj shifre, u pakėsua me 315.000 numri i atyre qė deri tani kishin udhėtuar me rrugė tokėsore. E pra pėr tė udhėtuar vazhdojnė tė udhėtojnė po tė njėjtėt persona. E vetmja qė ka ndryshuar janė destinacionet. Ato qė preferohen janė metropolet e vendeve tė BE-sė dhe plazhet e Spanjės dhe tė Italisė nė vend tė atyre tė vendeve fqinjė.
Megjithėse valė turistėsh nuk ka pasur, bilanci i vendimit pėr heqjen e vizave nė vende tė ndryshme tė BE-sė ėshtė i ndryshėm. Sipas Zyrės Federale Gjermane pėr Refugjatėt vitin e kaluar ėshtė shtuar papritur numri i azilkėrkuesve romė nga Serbia dhe Maqedonia. Vetėm nė Gjermani ishin regjistruar nė nėntor 2010 mbi 1.100 azilkėrkues nga Serbia dhe mbi 500 nga Maqedonia aq shumė sa nga asnjė vend tjetėr i botės.
Azilkėrkuesit nė fjalė thuajse nuk kanė asnjė shans qė t'u njihet azili pėr shkak tė pėrndjekjes politike. Nė Shkup dhe nė Beograd po shtohet megjithatė shqetėsimi se rritja e numrit tė azilkėrkuesve mund tė verė nė rrezik lirinė e udhėtimit pa viza. Nė rastin e Shqipėrisė dhe tė Bosnje-Hercegovinės BE i ka rezervuar vetes tė drejtėn qė ta rifusė detyrimin pėr vizė. /dw/



Pėrgjigju me citim