Sesioni i ri parlamentar mund tė thuhet fare mirė se ka nisur me njė nga seancat mė tė tensionuara ndonjėherė nė kėto vitet e fundit. (UPDATE)
Nė 20 minutėshin e parė tė seancės, nuk mundi tė kishte kryefjalė tjetėr pėrvecse videos ku shfaqet Ilir Meta dhe Dritan Prifti.
Pėrpara se tė ndodhte kjo, dy figurat kryesore politike nė parlament, Gramoz Ruci dhe Sali Berisha, i treguan dhėmbėt njėri-tjetrit.
Zoti kryeministėr, kėtė krizė qė ju e mbani nė kėmbė me zor, ne do ta zgjidhim njėherė e mirė. Qė korrupsioni tė shkulet nga rrėnjėt lufta kundėr tij duhet tė fillojė nga ju zoti kryeministėr, vetėm kėshtu do tė prishen blloqet e pisllėqeve. Ju jeni njė kryeministėr nė ikje. Ne kemi edhe njė ofertė: Ik, largohu dhe hapi rrugė vendit, hapi rrugėn zgjedhjeve tė parakohshme. Kjo ėshtė oferta jonė dhe ti ke vetėm njė alternativė, ta pranosh dhe mos ta vonosh, i ka thėnė Ruci-Berishės.
I nderuar zoti Ruci, kulishėt e bllokut lehin dhe nuk hanė, zogjt e bunkerit nuk fluturojnė, ka replikuar Berisha.
Momenti i vetėm kur parlamenti ra nė qetėsi ishte koha kur Ilir Meta tregoi njė dokument tė Ministrisė sė Ekonomisė, kur ajo drejtohej nga Dritan Prifti, tė dhjetorit 2009, nė pėrpjekje pėr tė dhėnė variantin e tij pėr shifrat e pėrmendura nė video prej 700 mijė euro dhe 7 pėrqindėshin.
Unė ndėrhyra pėr tė vazhduar vendimin e Apelit dhe nė kėtė vendim bėhet e qartė se investimet e kryera nga aksionerėt e shoqėrisė kalojnė 700 mijė euro. Tani, ja ku keni shėnimin e dėshmitarit tuaj. "Zoti Kraja", i drejtohet ai sekretarit tė pėrgjithshėm, "kėta kanė fituar gjyqin, tė ndikojmė pėr tua vazhduar". Atė video e keni treguar vetėm pėr tė rrėzuar njė qeveri demokratike dhe pėr tė ngritur njė qeveri tė krimit tė organizuar, iu ka thėnė Meta drejtuesve tė opozitės.
Pas kėsaj, asgjė nuk ka qenė mė normale nė parlament. Tė dy palėt janė hedhur nė revansh, megjithėse seanca ėshtė ndėrprerė disa herė.
Pas tre orėsh nė kėtė situatė, kur deputetėt socialistė nuk lėshuan foltoren, demokratėt kanė votuar kalendarin dhe rendin e ditės, mes tė cilėve edhe dekretet e presidentit pėr shkarkimet dhe emėrimet e reja nė qeveri!



Pėrgjigju me citim