Pėr tė gjithė besimtarėt ortodoksė sot ėshtė dita e Ujit tė bekuar. Mijėra qytetarė marrin pjesė nė festimet e 6 janarit, nė kėtė ditė kur gjithė natyra shenjtėrohet me Pagėzimin e Zotit Jezu Krisht. Kjo e kremte nis qė nė datėn 5 janar, kur kryhen Shėrbesat e Orėve tė Mėdha, Mbrėmėsores sė Madhe me Liturgjinė e Vasilit tė Madh si dhe tė Bekimit tė Madh tė Ujit. Mė datėn 6 kryhet shėrbesa e Litur-gjisė sė Joan Gojartit, shėrbesa e Bekimit tė Madh tė Ujit si edhe ceremonia e hedhjes sė Kryqit. Brenda dhe jashtė, kishat mbushen me qindra besimtarė tė ardhur nė festėn zotėrore "tė Dritave". Tė mbledhur sė bashku pėr tė adhuruar Perėndinė, por edhe pėr tė ndarė mesazhet e kėsaj tė kremteje qė i jep vetė shėrbesa e bekimit tė ujit siē quhet ndryshe edhe Ajazma e Madhe, besimtarėt krijojnė njė atmosferė tė vėrtetė festive. Dita e Pagėzimit tė Zotit tonė Jezu Krisht shėnon edhe fillimin e misionit tė tij shpėtimtar. Kjo festė quhet e dritės sepse Perėndia ėshtė drita dhe Ai u shfaq te njerėzit. Ai u shfaq duke zbuluar misterin e Trinisė sė Shenjtė. Ati dėshmoi se Jezui nuk ėshtė njeri i thjeshtė, por Perėndi-njeri, ku nė personin e Jezuit u bashkua natyra hyjnore me atė njerėzore. Dita e shfaqjes sė Perėndisė Triadik prej sė larti pėrbėn edhe hapjen e rrugės pėr tė gjithė drejt shpėtimit. Nė pagėzimin e Tij, Krishti fillon tė predikojė ardhjen e Mbretėrisė sė Perėndisė. Krishti nuk kishte nevojė tė pagėzohej, por tregoi edhe ne se duhet tė ecim nė rrugėn qė Ai vetė e filloi. Pas shėrbesės sė Bekimit tė ujit, besimtarėt marrin ujin e bekuar, duke e pėrdorur atė pėr shėrim shpirtėror e trupor, pėr familjen dhe tė afėrmit e tyre.
(BalkanWeb)




Pėrgjigju me citim