Institucionet e pavarura: mė shumė lekė nga qeveria pėr 2008-ėn
Pasi u miratua mbrėmė nė parim nė Parlament projektbuxheti i vitit 2008, ka vazhduar diskutimi nė Komisionin e Ligjeve. Gjatė ditės sė djeshme ėshtė marrė nė shqyrtim projektbuxheti pėr disa institucione tė pavarura kushtetuese. Pėrkatėsisht janė diskutuar fondet e dhėna nga qeveria pėr Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, Avokatin e Popullit, Komisionin e Shėrbimit Civil dhe Shkollėn e Magjistraturės. Ēlirim Gjata, nė cilėsinė e kryetarit tė KQZ-sė, ka kėrkuar qė tė ketė njė rritje tė buxhetit pėr kėtė institucion. Sipas Gjatės, buxheti pėr vitin 2008-tė kap shifrėn e 114,2 milionė lekėve, nga tė cilat 65% i kalojnė fondit tė pagave tė administratės, 17,5 % fondit tė shpenzimeve pėr mallra dhe njė pjesė e mirė pėr investime, prandaj ne kėrkojmė njė rritje prej 12 milionė lekėsh, ka pėrfunduar ai. Rritje tė fondit ka kėrkuar edhe institucioni i Avokatit tė Popullit, qė pėrfaqėsohej nga sekretari i kėtij institucioni. Sipas tij, buxheti duhet tė rritet nė masėn 7,8 milionė lekė. Ai ka argumentuar se ky institucion ka parashikuar njė serė investimesh si nė sektorin e pagave ashtu edhe nė shtimin e bazės materiale dhe njė sėrė investimesh tė tjera, tė cilat nuk mund tė arrihen me buxhetin e paraqitur nga qeveria, ka pėrfunduar ai. Tė njėjtėn kėrkesė pėr rritje fondesh kanė paraqitur edhe pėrfaqėsuesit e Shkollės sė Magjistraturės. Mė tė kėnaqur me buxhetin e paraqitur nga qeveria ishte Komisioni i Shėrbimit Civil, i cili pėrfaqėsohej nga sekretari i pėrgjithshėm, Genc Tafaj, i cili nuk ka kėrkuar rritje tė fondeve qė parashikon buxheti.



Pėrgjigju me citim