Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Kriza financiare vė nė provė monedhėn e Euros

  1. #1

    Kriza financiare vė nė provė monedhėn e Euros

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	euro.jpg
Heret qė ėshtė pare:	29
Madhesia:	12.8 KB
ID:	1675

    Monedha e vetme evropiane, Euro, mendohej se do t’i bashkonte vendet evropiane nė njė bashkim tė fuqishėm monetar. Por e gjithė zona e Euros ėshtė tani e dobėt, ashtu sikurse hallka mė e dobėt e saj dhe ky ishte njė realitet i pamohueshėm nė vitin 2010. Siē njofton Selah Hennessy e Zėrit tė Amerikės, kriza financiare vuri nė provė lidhjet qė e bashkojnė Evropėn, por nė tė njėjtėn kohė, ka lėnė njė pikėpyetje pėr tė ardhmen e kontinentit.
    Protestuesit nėpėr rrugėt e Irlandės javėt e fundit tė 2010-ės, ishin tipike pėr tė treguar se si do tė mbahet mend ky vit nga shumė vetė: borxhi qeveritar, shkurtimi i shpenzimeve dhe trazirat sociale.
    Paqėndrueshmėria financiare e ka vėnė nė provė monedhėn evropiane, Euron.
    Nė fillim tė vitit, ishte Greqia vendi qė u pėrfshi fillimisht nga kriza. Borxhi masiv buxhetor bėri qė tregjet tė humbin besimin tek aftėsia e vendit pėr ta paguar borxhin.
    Udhėheqėsit evropianė u pėrpoqėn shumė pėr riparimin e kėsaj hallke tė dobėt tė njė vendi tė Bashkimit. Ata dhanė mbi 100 miliardė Euro pėr ekonominė greke dhe krijuan njė fond pėr tė ndihmuar vendet e ardhshme tė Eurozonės, nė situata tė ngjashme financiare. Vetėm 6 muaj mė vonė, ishte Irlanda ajo qė kishte nevojė tė dilte nga kriza dhe paratė pėr tė cilat ky vend pati nevojė, 100 miliardė dollarė, ju dhanė.
    Ian Begg i Shkollės Ekonomike tė Londrės, thotė se kriza ekonomike dhe financiare po i detyron vendet e Eurozonės ta rishikojnė sistemin e tyre monetar. Ai thotė se evropianėt janė duke gjetur dobėsitė e sistemit dhe po i ērrėnjosin ato, gjė qė sipas, tij, po e bėn monedhėn evropiane mė tė fortė.

    “Kjo ėshtė karakteristikė pėr mėnyrėn se si operon Evropa-ajo pret derisa diēka nuk funksionon mirė dhe pastaj, nė procesin e gjetjes sė njė zgjidhjeje, avancon drejt njė shkalle mė tė madhe integriteti, ndėrkohė qė vazhdon tė respektojė tė drejtat e vendeve individuale.”

    Por edhe ekonomi tė fuqishme, si ajo e Francės, kanė borxhe tė mėdha. Shkurtimi i shpenzimeve publike ka shkaktuar greva dhe protesta tė vazhdueshme. …Dhe nė kėtė atmosferė tė kufizimit tė shpenzimeve publike, udhėheqėsit evropianė janė pėrpjekur sė tepėrmi tė balancojnė nevojat ekonomike tė ekonomive tė tyre me ato tė Evropės.
    Zoti Begg thotė se nevojat kombėtare mbeten pėrparėsia kryesore.

    “Nuk kishte si tė bėhej kurrė njė Bashkim Shtetesh Evropiane dhe aq mė tepėr, njė Evropė e Bashkuar shtetesh dhe pikėrisht kėtė jemi duke parė tani.”

    Por kjo ėshtė ajo qė shpresonin tė arrinin dikur shumė evropianė. Pasi dy Luftra Botėrore e ndanė kontinentin mė dysh, ėndėrrimtarėt imagjinonin njė Evropė nė paqe, tė bashkuar politikisht dhe ekonomikisht.
    Simon Tilford, krye-ekonomist nė Qendrėn pėr Reforma Evropiane, thotė se kriza financiare e ka prishur kėtė vizion.

    "Fatkeqėsisht, solidariteti i nevojshėm ėshtė prishur nga kriza financiare. Kėshtu, elektoratet e vendeve mė tė pasura, tė cilėve u ėshtė kėrkuar tė garantojnė huatė pėr vendet e tjera, mė pak tė zhvilluara, janė zemėruar nga ky fakt, sepse ata mendojnė: pėrse ne duhet ta bėjnė njė gjė tė tillė? Duket sikur po i shpėrblejmė ata pėr shkeljen e normave. Kjo e vėshtirėson punėn pėr ato qeveri qė duan ta ēojnė pėrpara procesin e evropianizimit."

    Kjo mund tė paraqesė njė problem tė madh vitin e ardhshėm. Edhe ekonomitė e Portugalisė, Italisė dhe Spanjės mund tė ndeshen me probleme dhe ato, gjithashtu, mund tė kenė nevojė pėr paketa shpėtimi.
    Por nė kushtet kur elektoratet e kėtyre vendeve e vuajnė mbi vete shkurtimin e pagave dhe rritjen e madhe tė taksave, mund tė jetė e vėshtirė pėr udhėheqėsit evropianė qė ta bindin elektoratin e tyre tė shpenzojnė mė tepėr nga xhepat e tyre pėr ta shpėtuar ekonominė e kėtyre vendeve.

  2. #2

    Replikė: Kriza financiare vė nė provė monedhėn e Euros

    Me sa duket cdo shtet i europes serish do te kete monedhen e vet kombetare.Gjermania psh ka paralajmeruar qe nese vazhdon kjo situate ekonomike monedha e saj "marka" do te rivendoset ne qarkullim.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-11-10, 06:27 AM
  2. Kriza, zbulohen propozimet e PD-sė
    By Bruno in forum Politike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-10, 04:15 PM
  3. Bekim Bala, provė te Paris Saint Germain!
    By Bruno in forum Sporte Te Ndryshme
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-10, 09:20 AM
  4. Krizat financiare qė tronditėn botėn!
    By Bruno in forum Ekonomi dhe Biznesi
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 31-05-08, 11:51 PM
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-08, 07:50 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5