Tmerret dhe makabritetet e kryera nga serbėt ndaj shqiptarėve tė Kosovės janė artikuluar sė fundmi nė njė botim tė titulluar "Krimet serbe nė Kosovė, pa apologji, me fakte kundėr shpifjeve". Ky libėr, i cili po shpėrndahet nė tė gjithė botėn, ėshtė shkruar nga Fetnete Ramosaj, e cila i cilėson tė dhėnat e publikuara prej saj, si dėshmi tė verifikuara. "Populli i Kosovės, nė krye me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, edhe pse bėri luftė mbrojtėse, luftė pėr liri, shqiptarėt po e paguajnė shtrenjtė haraēin e krimeve qė kryen forcat serbe nė Kosovė. Propaganda e zezė serbe, edhe pse tėrėsisht e bazuar nė shpifje e tė pavėrteta, ka dhėnė e po jep rezultate", shkruhet nė paragrafin e parė tė vėllimit tė Ramosajt, ndėrsa faktet e botuara i referohen mė sė shumti krimeve serbe gjatė luftės nė Kosovė. Ramosaj shton se ēdo krim tė kryer nga forcat serbe nė Kosovė, Serbia ėshtė pėrkujdesur me kohė qė t`ia adresojė UĒK-sė dhe nė raste tė tjera ėshtė pėrkujdesur tė trumbetojė se krimi apo krimet tė jenė bėrė gjithsesi pėr shkak tė UĒK-sė. Disa nga tė dhėnat e kobshme tė botuara nė librin e Ramosajt, janė dokumentuar dhe ilustruar edhe me fotografi. Sipas autores edhe pse e vėrteta e kėtyre vrasjeve dihet botėrisht, fabrikimet, shpifjet dhe trillimet e tilla kanė mjaftuar tė bėhen lėndė pėr kriminalizimin e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Megjithėse pa asnjė bazė qėndrueshmėrie, "argumentet" e milicisė serbe janė bėrė "brumė" i mirė pėr dosje kundėr pjesėtarėve tė UĒK-sė", shkruan autorja. Nė librin e saj tė botuar nė dy gjuhė, nė shqip dhe nė anglisht, Ramosaj flet edhe pėr Gjykatėn e Hagės, pėr tė cilėn thotė se ėshtė pėr tė ardhur keq qė kjo gjykatė ka rėnė pre e shpifjeve tė tilla tė Serbisė, e cila me ēdo kusht ėshtė pėrpjekur e pėrpiqet t'i fshehė gjurmėt e krimeve tė saj, si vrasjen me gjakftohtėsi tė mė shumė se 12.000 civilėve, dhe zhdukjen e 3.500 tė tjerėve, gjė pėr tė cilėn askush nuk ėshtė pėrgjigjur deri tani, duke pėrjashtuar gjykimin e Millosheviēit.
Mė tej, nė faqet e librit flitet pėr krimet monstruoze tė orgjive serbe tė kryera mbi popullatėn civile shqiptare, pa kursyer gratė, pleqtė e fėmijėt, nė fundshkurtin dhe fillimmarsin e vitit 1998, sidomos nė rajonin e Drenicės, nė Prekaz, Likoshan, Qirez e gjetiu, nė Rrafshin e Dukagjinit, e nė shumė komuna e zona tė tjera."Vrasjet e masakrimet serbe, populli i kėtyre trevave i kishte pėrjetuar nė kurrizin e vet shumė herė gjatė historisė nga regjimet e ndryshme serbo-sllave", lexohet nė faqet e kėtij libri.
Sipas autores, Serbia jo vetėm qė i ka fshehur e vazhdon t'i fshehė krimet e saj, por fajėson pėr to shqiptarėt, dhe sikur tė mos mjaftonte kjo, ajo i quante ata "terroristė shqiptarė".
Edhe UNMIK-u ėshtė pjesė e tė dhėnave tė publikuara nga Fetnete Ramosaj nė librin e saj. "Duhet tė thuhet qartė se politika e UNMIK-ut pėr Kosovėn duhet tė formulohet nė kombinim me interesat vitale tė banorėve tė saj, e jo nė kėrkesa e lutje drejtuar Beogradit, qė tė ndikojnė konstruktivisht nė proceset politike nė Kosovė, sepse Beogradi kėtė tė drejtė po e shfrytėzon pėr destruktivitet edhe ndaj vetė UNMIK-ut dhe Kosovės nė pėrgjithėsi. Ramosaj thotė se Kosova sot nuk ka nevojė pėr pajtime fiktive, por ka nevojė pėr hapa tė vendosur qė do ta ndanin atė nga e kaluara e hidhur, pa emocione tė nostalgjisė historike dhe pa diskutime tė gjata shterpe. Mbi tė gjitha, Kosova ka nevojė pėr drejtėsi. Pėrveē fotografive, tė cilat nuk kanė nevojė pėr komente, vėllimi shoqėrohet edhe me faksimile tė autoriteteve tė firmosura, ku detajohen emrat e tė zhdukurve, tė vrarėve, vlerėsime nga serbėt pėr vrasjet e ndryshme, urdhra pėr ekzekutime tė panumėrta, pamje tė policisė e ushtrisė serbe, e cila jo pak herė abuzoi dhe keqpėrdori simbolet e UĒK-sė.
(BalkanWeb)




Pėrgjigju me citim
