Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 11 prej totalit 11

Tema: Manipulimi Monetar, Fundi Monetarizmi

  1. #1

    Manipulimi Monetar, Fundi Monetarizmi

    Nga Ylli Pėrmeti



    Hyrje
    Manipulimi monetar dhe efektet e tij nė skllavėrimin e pėrhershėm tė gjithė
    sistemit ėshtė fakt sot mė shumė se kurrė. Ėshtė fakt gjithashtu, qė teoria e
    Marksit e cila pėrshkruante luftėn e klasave si faktor nxitės tė tregut global dhe
    qė ēon nė socializėm —dhe me fitoren e klasės punėtore, nuk hyri nė brendėsi tė
    manupilimit monatar qė ushtrohet nga shtetet qė tashmė kėtė sistem e kanė
    adoptuar si njė sistem tė themeluar dhe qė progresi i tij sipas parashikimeve tė
    ēon nė themelimin e njė kartėmonedhe globale. Kjo si pjesė dhe mjet e
    konspiracionit «Mason». Pra, Marksi vetė nuk hyri nė brendėsi tė analizės sė
    manipulimit monetar nga shtetet qė e ushtrojnė atė nė dėm gjithnjė tė qytetarėve
    dhe tė planetit tokė. Por pėrkundrazi, ai u pėrpoq tė themeloj njė sistem dhe teori globale qė bie ndesh me natyrėn dhe tregun e njeriut lokal; dhe ndihmoi
    kėshtu “padashur” dėshirėn e «Mbretėrive Globale». Njė e vėrtet kjo, e pa thėnė
    deri tani nga shkollat ekonomike qoftė ato Amerikane qoftė ato tė Frankfurtit
    —ndonėse, pėrshpėritet sa nė njė vesh nė njė tjetėr. Dhe kėtu ne jemi pėr tė
    thėnė tė vėrtetėn —pavarėsisht se sa e lėndon pushtetin kjo e vėrtet, meqėnse kjo
    e vėrtet nuk paguhet nga asnjė teknokrat sikurse paguhen analizat e tjera tė
    shumė individėve qė analizojnė fenomentet sociologjikė. Pėr mė shumė, parįja
    edhe nė Mesjetė ėshtė trajtuar si pengesė e ēlirimit tė njeriut nga pengore tė
    padukshme —veēanėrisht nga Locke. Dhe kėshtu, nė kėtė tekst, do t’a trajtojmė
    parįnė jo si pengesė lirie por si skllavėrim total tė qėnies njerėzore dhe si mjet
    qė kurrupton foshnjėn qė nė sekondėn e parė qė del nė jetė. Nėse keni tentakula
    muskulare dhe neurone truore tė qeta —mund tė vazhdoni dhe t’a lexoni kėtė
    tekst qė shkon nė bėrthamė tė manipulimit monetar dhe rrjedhimisht tė
    viktimės qytetar. Shijoheni pra kėtė tekst, me sy dhe mėndje tė kthejellėt.
    Fjalėt kyē: Manipulimi; Bankat Globale; Pushteti; Ekonomia;
    Njohuria; Epistimologjia; Familja; Morali; Dashuria; Skllavėrimi;
    Liria; Qyteti; Demotizmi; Qeveria; Socializmi; Kapitalizmi;
    Imitimi; Huatė; Konsumi Ciklik dhe Orientimi Ekonomikė i
    Qytetit.
    I. Manipulimi Monetar
    “Mirė qė populli i shtetit amerikan nuk kupton sitemin tonė bankar dhe
    politikėn tonė monetare, nėse ata e kuptonin, besoj se do tė ndothte njė
    revolucion nesėr nė mėngjes” Nė kėtė mėnyrė komentoi Henry Ford themeluesi i Ford Motor Company nė njė
    takim me bankėn qėndrore Federal Reserve tė Amerikės pak vite mė parė.
    Mesjeta e viteve 1000 deri 1500 si burim monetar dhe pėrpkje pėr tė formuar
    njė qytet-shtet efiēent pėrbėn edhe shkėndijėn e parė tė sistemit qė tashmė ka
    marrė rrugėn e njė paradigme globale. Nga njė periudhė e gjatė antike ku
    monedhat e argjėndta dhe tė floririt tė cilat pėrbėnin vlerėn bazė tė shkėmbit tė
    mallrave nė tregė —bota sot gjėndet pėrball njė fenomeni tė ri global:
    Monetarizmi kapiatalist i cili pėrbėn ingranazhin bazė tė qarkullimit tė mallrave
    me konseguenca katastrofike pėr planetin tokė. Rrugėt n’a ēojnė
    pashmangshmėrisht rreth viteve 1581 ku autori i disertacionit ekonomikė me
    mbishkrimin ‘Compendious’ (pėrmbledhje’shkurtėr) i cili pėr fat tė keq nuk
    mbishkruan emrin e tij nė ballore; dhe kėshtu ky libėr njihet me tė njėjtin emėr
    —publikohet po tė njėjtin vit nė Francė dhe jep kėshtu shkėndijėn e parė tė
    politikės Britanike pėr Mbretėreshėn Elizabet e cila e miraton kėtė teori dhe e
    hedh nė praktikė.
    Qė andej, pėrmes qėllimeve kolonizatore Anglia kėtė teori e ēon edhe nė
    Amerikė ku do tė pėrbėj edhe fillimin dhe eksperimentin e parė monetar nė
    planetin tokė. Kėshtu, nga viti 1792 dollari, (njė fjalė gjermanike kjo qė vjen nga
    qyteza Joachimsthal i Boimias dhe tė cilėt monedhėn e tyre e quanin daler)
    pėrbėn edhe kartėmonedhėn bazė tė shtetit tė ri global i cili vazhdon tė jetė
    manipuluesi kryesor i sistemit tė tij monetar. Po tė njėjtin vit, dollari u
    standartizua kundrejtė argjėndit nė vlerėn 371.2 grein (njėsi peshe = 0,0648 gr)
    ose 24, 75 grein (1. 604 gr) flori.
    Monedhat e floririt u konfiskuan nė vitin 1933 nga presidenti i sapo ardhur nė
    pushtet Franklin Roosvelt i cili detyroi popullin amerikan tė jepnin floririn dhe
    tė merrnin kartėmonedhėn e jeshile mbi tė cilėn Roosvelt shtoi edhe dy vulat
    historike tė konspiracionit Mason. Njė Ons (= 28. 3 gr) flori u vlerėsua
    arbitrarisht $20.67 dhe direkt mbas njė kohe shumė tė shkurtėr qeveria ngriti ēmimin e floririt nga 20.67 dollar nė 35 dollar pėr Ons. Natyrisht ky nuk ishte
    zhvlerėsimi i parė nga qeveritė e atėherėshme: Mbretėresha Elizabet e vitetve
    1544 – 1559 bėri po tė njėjtėn gjė nė Angli duke vjedhur popullin me pambuk
    dhe pupla.
    Pak mė vonė kėtij manipulimi nė Francė ndodhi po e njėjta gjė: Edikti qeveritar i
    Shatorit tė vitit 1577 themeloi floririn écu si vlerė qė zhvlerėsoi tė gjithė metalet e
    tjerė —veēanėrisht argjėndin dhe themeloi kėshtu mbretėrinė e floririt nė
    Francė. Standarti i Masonit Roosvelt nė Amerikė zgjati deri nė vitin 1968 duke
    patur nė treg edhe dollarin por edhe argjėndin si mjet kėmbimi. Midis vitit 1968
    dhe 1975 u prezantuan shumė “stabilizues” nė tregun Amerikanė: Floriri u
    rivlerėsua nė 42.22 dollar pėr Ons, njė zhvlerėsim ky, deri nė kėtė pikė, i dollarit
    ekzistues mė shumė se 100% dhe mbas kėsaj dollari u la i lirė duke u konvertuar
    me veten.
    Kėshtu, kemi sot njė kartėmonedhė e cila konvertohet me veten dhe jo me tė
    mirat materiale apo me floririn e thesareve qė shtetet deklarojnė. Me kėtė
    kartėmonedhė konvertohen tė gjitha tė tjerat tė cilat janė nė tė njėjtin pozicion:
    pra konvertohen thjesht me ajėr tė pastėr i cili tashmė ėshtė kthyer edhe ai i
    karbonizuar. Nga viti 1975 deri mė sot dollari ėshtė zhvlerėsuar komplet dhe e
    vetmja rrugė qė i ka mbetur pėr mos tė rėnė pushteti apo gjithė sitemi global
    ėshtė tė zgjeroj hapėsirėn e tij gjeografike duke u zėvendėsuar me njė
    kartėmonedhė tė re globale, teori kjo qė diskutohet shpesh nė media. Por
    ē’ndodh nėse teoria e tyre realizohet?

    Vijon...
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: Manipulimi Monetar, Fundi Monetarizmi

    Natyrisht qė teoria e tyre tashmė ka marrė rrugėn e realizimit: Tregu monetar
    ndėrkombėtar qė financohet nga njė bankė botėrore ėshtė pjesė e kėsaj teorie. Po
    si funksionon kjo teori nė praktikė? Rrugė mė e mirė qė tė funksionoj kjo teori
    ėshtė pėrdorimi i institucioneve ndėrkombėtare financiare (INF), e cila mbas njė
    eksperimenti tė gjatė nė Amerikė dhe nė Angli —tre dekadat e fundit;
    eksperiment i cili funksionon nė bazė tė krijimit tė huave bankare dhe riciklimit
    tė tė mirave materiale, nė fjalė tė tjera ky sistem funksionon: Krijim kapitali
    duke shkatėrruar. Praktikisht, huatė qė njė bankė qėndrore emeton nė tregė pėr qėllim zhvillimi
    nuk janė pėr zhvillim tė qėndrueshėm por pėr zhvillim tė paqėndrueshėm nga
    vetė natyra e vetė. Individi apo individėt qė marrin njė hua tė tillė e marrin atė
    pėr fitim personal dhe jo pėr fitim shoqėror dhe kjo dukuri analizohet nė dy
    aspekte:
    1. Aspekti i parė ėshtė qė individi nuk ka mundėsinė dhe dėshirėn pėr tė
    krijuar diēka tė qėndrueshme pėr arsye se ai jeton nė njė sistem qė tė
    ndjek pas dhe tė shtrėngon ēdo moment pėr kthimin e kėstit mujor
    kundrejtė bankės. Nė kėtė mėnyrė ligjkrijuesit kanė krijuar koorporata nė
    tė cilat zbatohen ligje mjaft shkatėrrimtarė pėr jetėn familjare tė njeriut.
    Punėtori qė pėr akademitė perėndimore pėrbėn instrument dhe
    komponent tregu, e themeluar kjo doktrinė nė kapitalin e Marksit —pėr
    vit dhe mė shumė ėshtė i detyruar tė punoj mė shumė orė pėr tė
    pėrballuar njė jetė konsumatore dhe mjaft tė rėndė ekonomikisht.
    2. Aspekti i dytė ėshtė se tregu i lirė dhe kapitalist (nė aspektin individual,
    sepse nė kėtė tekst do trajtojmė nė vazhdim dy llojė kapitali: Kapital
    individual dhe kapital shoqėror) nuk punon nė bazė tė sė mirės sė
    pėrgjithshme por nė bazė tė sė mirės vetjake; dhe kėshtu kapitali pėr tė,
    nuk ėshtė nevojė emergjente qė i kushtėzohet vėndit ku ai aktivizohet por
    paraqitet si nevojė detyruese ndaj njė tregu kompetitiv dhe si nevojė
    paraprake pėr tė nxjerr sa mė shumė fitim nė «dėm» tė vetė, tė punėtorėve
    dhe mjedisit.
    Nė dėm tė vetė ėshtė sepse prodhimi i tij ėshtė si rrjedhojė i shfrytėzimit
    maksimal tė tė mirave materiale qė i pėrkasin mjedisit ku ai jeton. Koncepti
    dhe dinamika e tij ėshtė tė eksportoj ose tė shes sa mė shumė lėnd tė parė pėr
    tė krijuar sa mė shumė kapital pėr veten e vetė, drejtė tregut; dhe kėshtu tė
    mirat materiale pėr ditė dhe mė shumė tė reduktohen. Tė njėjtin koncept ka
    edhe shteti: Qėllimi i tij ėshtė tė eksportoj. Dhe natyrisht nė kėtė pikė ngrihet
    njė pyetje: Qė nga momenti qė tė gjithė shtetet, koorporatat, partneritetet kanė si motorr drejtues eksportin, kujt mbetet t’i eksportojnė kėto organizata
    nė kėtė botė? Pėrveē se njėri-tjetrit! Apo jo? Kėshtu, progresi qė banka
    qėndrore nxit tregun duke dhėnė hśa ( njė politikė kjo qė ndiqet nga tė gjithė
    shtetet qė aderojnė nė tregun ndėrkombėtar) nuk ėshtė si nevojė emergjente
    e tregut pozitivė por si nevojė e njė tregu negativė. Le tė qartėsojmė se ēfarė
    ėshtė tregu pozitivė nė kėtė pikė: Treg pozitivė ėshtė ai treg qė i ushtrohet
    studimit shkencor ku nė tė merren parasysh tė gjithė komponentėt natyral
    dhe ofron nė kėtė mėnyrė jetėgjatėsi tė shėndetshme nė lidhje me gjeneratat
    pasardhėse. Nė fjalė tė tjera: Tregu nuk duhet tė krijohet pėr hir tė konsumit
    treg dhe nga ky treg tė mos dimė fundin e tij. Psh, nėse njė fermer kėrkon hua
    nga banka qėndrore me tė vetmin qėllim tė mbarėshtoj fjala vjen lopė me
    qėllim qė tė shes qumėsht dhe mish paralelisht nė treg —ky fermer me
    ndihmėn e bankės e krijon atė. Nėse nė tė njėjtėn hapėsirė gjeografike me tė
    njėjtin aktivitet merren edhe fermer tė tjerė (fenomen ky global, dmth, kur
    dikush bėn diēka do t’a bėj edhe unė) atėherė tė gjithė bashkė do tė ndeshen
    me shtatė ose mė shumė probleme madhore:
    1. Konkurrencė (qė jo domosdoshmėrisht ēon nė rritjen e cilėsisė);
    2. Shtim i lopėve nė numėr (me qėllim qė tė rrisin sasinė e produktit,
    rrjedhimisht kapitalin);
    3. Pėrkushtim mė i madh kohor sepse u shtua numri i gjedhėve;
    4. Shtim i numrit tė punėtorėve sepse numri i gjedhėve ėshtė mė i madh;
    5. Do tė konsumohet mė shumė lėnd e parė nga natyra tokė;
    6. Destabilizimi i ekosistemit dhe lėndės sė parė qė ėshtė vetė natyra dhe
    7. Pasuguria e shitjes sė prodhimit.
    E gjithė kjo ēon nė atė qė quhet qorrsokak apo nė njė zhargon popullor: Ku
    ishim, hiē gjėkundi — ēfarė bėmė, asgjė! Vetėm se nė rastin tonė kemi humbur:
    a) energji dhe pėrkushtim; b) mjedisi ku operuam ėshtė pothuajse shkatėrruar
    dhe c) mbas njė viti mbetemi edhe pa bukė sepse nuk shitėm dot produktin. Dhe e fillojmė nga e para: shkojmė nė bankė dhe marrim njė hua tjetėr ose kėrkojmė
    nga qeveria tė n’a subvencionoj pėr dėmin qė n’a u shkaktua. Dhe cikli i
    punimeve vazhdon nė kėtė rrugė pothuajse kėtu e 200 vjetė nė tė gjithė sektorėt e
    shoqėrisė civile. Kjo formulė ėshtė adoptuar sot nga Fondi Monetar
    Ndėrkombėtar (FMN) dhe kjo formulė tashmė pėrbėn ingranazhin e dinamikės
    sociale. Pra FMN financon qeveritė me tė vetmin qėllim qė t’i skllavėroj ato dhe
    qeveritė individėt. Kaq thjeshtė, kaq bukur! E gjithė kjo pėr hir tė skllavėrimit.
    Atėherė, krijojmė kapital duke shkatėrruar cfarė? Gjithė ekosistemin. Nė pjesėn
    e dytė do tė trajtojmė fundin e monetarizmit dhe pasojat e tij dhe mė pas
    propozimin tonė.
    Shėnim: Qėllimisht nuk u shtuan nė tekstin e mėsipėrm manipulime monetare
    nga vėnde tė ndryshėm botėror. Precedentėt janė tė pafund. Nė tė njėtėt
    precedentė bėjnė pjesė edhe precedentėt e Leka Zogut (kthimi i floririt nė lekė)
    dhe tė Enver Hoxhės (zhvlerėsimi i lekut nga i vjetėr nė tė ri). Kėshtu,
    manipulipet janė pjesė e lojės pushtetare; ato s’kanė pėr tė ndaluar kurrė nėse
    nuk marrim si qytetar situatėn nė dorė. Edhe inflacioni apo deflacioni qė ėshtė
    njė mjet stabilizues tashmė nė treg ėshtė njė mit. Infalcioni shpjegohet nė njė
    variant pak a shumė si ky: Kur nė treg kemi x sasi parįje dhe x tė mira materile
    tregu ėshtė i baraspeshuar. Por nga qė nė treg vėrshojnė (ēdo sekond) mė shumė
    parį ose mė shumė mall dhe ato bėhen nga x nė xx dhe kėshtu kemi xx (parį) =
    x (tė mira materiale). Ky quhet inflacion, nė fjalė tė tjera: Sa herė qė nė treg vijnė
    parį nga emigrantėt apo kushdo tjetėr, inflacioni, pra fryrja e tregut me parį
    ėshtė e pashmangshme. Ky quhet manipulim bankar tė cilėt japin shifra tė tjera
    dhe pretendojnė: Qė, po tė hyjnė parį nga jashtė leku forcohet! Nė cilėn pikė
    gėnjejnė kėta tė fundit? Po ja, ėshtė e thjeshtė: Ata japin shifra tė tilla sepse sa mė
    shumė lekė tė vijnė nga jashtė aq mė shumė tregu lėviz; dhe nė kėtė mėnyrė,
    xhirua e huamarrėsit (tregėtarit) shtohet dhe kėstet e marra nga banka qėndrore
    janė tė sigurtė nė kthimin e tyre dhe kėshtu, banka vazhdon tė mbledh lekė pėr
    hua tė tjera. Fundja, misioni i bankės bankės ėshtė krijoj huą me njė mėnyrė apo me njė tjetėr. Ėshtė e nevojshmė tė citojmė qė kur vijnė lekė apo xhiro
    tragėtare nga jashtė shtohen edhe taksat qė paguhen kundrejtė qeverisė (jo
    shtetit, shteti jemi ne qytetarėt).
    Kėshtu, sa herė qė tregu bėhet xxx (parį) = x (tė mira materiale) ata vazhdojnė
    t’a quajnė si forcim i lekut, por nė realitet leku zhvlerėsohet me tej. Dhe kėshtu,
    qeveritarėt nuk gėnjejnė vetėm qytetarėt por edhe veten sepse nė kėtė mėnyrė
    ēojnė politikėn e tyre monetare nė qorrsokak tė padiskutueshėm dhe nė
    shkatėrrim total tė ekosistemit. Nuk folėm kėtu pėr deflacionin qė ėshtė e
    kundėrta e inflacionit. Dhe gjithashtu, sa hėrė qė injektohen parį nė treg me
    vendim qeveritar ( tė tipit bonus) aq mė mė shumė leku zhvlerėsohet. Ky ėshtė
    njė paradoks tjetėr i qeveritarėve qė gėnjejnė kolektivisht nė parlament.Kėshtu,
    nuk mbetet gjė tjetėr veēse tė ulėrasim dhe tė vėmė kujėn!

    Vijon...

  3. #3

    Replikė: Manipulimi Monetar, Fundi Monetarizmi

    II. Fundi i Monetarizmit.
    Qėnia njerėzore kur gjėndet brėnda njė sistemi monetar pėson njė nga
    traumat e mė poshtme: Ose humbet sensin e tė parit thellė nė tė ardhme ose
    humbet busullėn organike nė kohė dhe hapėsirė.
    E vėrteta e hidhur ėshtė se monatarizmi me subjekt argjėndin dhe floririn mund
    tė zhdukėsh edhe nė tė kaluarėn por kėta subjekte janė bėrė gjithnjė pronė e
    qeverive tė kahershme. Qeveritė qė tė qėndronin nė pushtet duhet tė kishin njė
    mjet komandues dhe ky mjet zakonisht ėshtė mjeti i tregut. Kjo e vėrtet e pa
    thėnė ka ekzistuar ndosha qė nga fillimi i njerėzimit, me shfaqje autokratike nė
    Egjipt, Babiloni, Romė, Kinėn antike, Bizantin dhe mė vonė nga shtetet e rinjė
    pėrkatės.
    Nė kėtė kontekst, ėshtė thėnė dhe pėrthėnė se pa parį tregu nuk funksionon. Por
    kjo s’ėshtė e vėrtet. Nė tė kaluarėn ka patur periudha nė vėnde tė ndryshme tė globit tė cilat funksiononin nė bazė tė ndarjes se tė mirave materiale qė
    kultivonin nė hapėsirėn e tyre gjeografike. Edhe sot nė disa vėnde tė botės ka
    komunitete qė janė larg qėndrave tė gjoja civilizuara dhe janė jashtė sistemit
    monetar. Ato funksionojnė nė bazė tė ndarjes sė tė mirave materiale nė mėnyrė
    konsesuale. Kjo n’a bėn ne, tė gjoja civilizuarėve, tė mendojmė se edhe nė
    civilizimin tonė ka hapėsira tė tilla qė tė funksionojė njė treg me bazė tė mirat
    materiale dhe jo nė bazė tė parįsė.
    Nė tė vėrtet problemi ynė nuk ėshtė parįja por ata qė e menaxhojnė atė. Njeriu
    humbet arsyen e shėndosh kur gjėndet nė pushtet nga vetė natyra e vetė. Dhe
    kėshtu, kushdo qė gjėndet atje lart do t’a humbas arsyen dhe do abuzoj me
    pushtetin. Nė fakt, qyteti duhet tė ndėrtohet nė mėnyrė tė tillė qė tė menaxhohet
    edhe nga intelekti mė i dobėt qytetar. Gjė qė tė parėt tanė nuk e kanė kuptuar
    kėtė gjė por pėrkundrazi ata kanė gritur tempuj sekret (shih kultet fetare) dhe
    mistere brėnda tyre me tė vetmin qėllim qė tė pushtetonin profanėt. Kėtė e
    shohim edhe sot nė qytetet e mėdhenjė ose nė shkollat gjoja ekonomike dhe
    ligjore qė ofron ky sistem. Kėto shkolla, janė njė mister i tėrė: Aty shkollohen
    praktika se si tė mashtrojnė bashkėqytetarin ose vetėveten.
    Ja njė shembull: Shkollat e drejtėsisė funksionojnė nė bazė tė precedentėve,
    dmth, tė gjithė vendimet gjyqėsor tė marrė nė tė kaluarėn pėrbėjnė shembuj dhe
    vendime pėr tė ardhmen. Me fjalė tė tjera: Njė avokat kur shkon nė gjykatė pėr tė
    mbrojtur njė individ qė ka kryer shkelje ligjore ai i drejtohet precedentit i cili
    gjėndet nė fletoren e tij dhe di a priori vendimin —sepse ēdo gjė qė ndodh sot ka
    ndodhur edhe nė tė kaluarėn me ndryshime tė vogla kontekstuale. Kėshtu qė
    avokati bėn dy shkelje —logjike dhe humane: Njėrin qė paguhet pėr vendimin i
    cili ėshtė tashmė nė fletore dhe tjetri pėr gjoja mbrojtjen e individit. Kėshtu,
    avokat dhe gjyqtar janė pjesė e njė sistemi mashtrues. Pra drejtėsi nuk ka dhe
    nuk mund tė ketė nė bazė tė kėtij sistemi. Sepse nė qėndėr tė kontekstit ėshtė
    parįja ajo qė dinamizon dhe merr vendime.
    Fundja nė gjykatė shkon ēdo krim nėse kalon shumėn e parįve prej 5000
    stėrlina, sipas ligjit Britanik. Pra nė gjykatė nuk shkon tjetėr krim nėse nė kėtė krim nuk implikohet parį. Sipas kėtij korolįri, gjykata ėshtė atje jo pėr drejtėsi
    por pėr tė paguar vete-veten. Sepse fjala vjen: Kur njė femėr vishet nė mėnyrė
    sensuale nė publik dhe ajo nxit ndjenja seksuale tek njė mashkull dhe mė pas ky
    mashkull kryen akt pėrdhunues ose ngacmim verbal dhe mė vonė kjo femėr
    ankohet pėr pėrdhunimin e saj —atėherė drejtėsia nė kėtė pikė ngre pothuajse
    duart lart sepse ajo nuk do tė ekzaminoj kontekstin por aktin. Dhe nėse e
    pėrdhunuara paguan pėr kėtė akt atėherė kjo ēėshtje gjykohet nė gjykatė dhe
    pėrdhunuesi do tė dėnohet. Nė anėn tjetėr, nuk ekzaminohet sensualizmi i saj qė
    ėshtė imoral, pra bie ndesh me ndjenjat dhe arsyen e shėndosh tė njeriut i cili
    gjėndet nė publik. Nė kėtė rast, gjykata funksionon nė bazė tė parįsė dhe jo aktit
    nė vetė-vete.
    Me pak fjalė: Gjithė ngrehina akademike perėndimore ėshtė e bazuar rreth njė
    vlere; dhe kjo vlerė ėshtė parįja e cila ėshtė edhe problemi ynė. Parįja mbart
    pushtet dhe parįja mbart njėkohėsisht krim, mashtrim tė ndėrgjegjjes dhe tė
    gjithė sistemit. Nėse e heqim pėr njė moment parįnė nga tregjet tona do tė
    zhduken si me magji tė gjithė krimet, dhe jo vetėm: Pushtet, gjykata, insitucione
    qytetare, akademi, banka, etj., dhe njerėzimi do tė paqėsohėsh pėrfundimisht nė
    botėn e tij qė quhet tokė.
    Tani, ēėshtja jonė ėshtė se, kur do tė ndodh fundi dhe heqja pėrfundimtare e
    monetarizmit. Pra, kur tregu apo akademitė nuk do varen nga vlera parį por
    nga vlera njeri? Kjo varet nga njerėzit e komunitetit: Sa mė herėt qė ata tė
    kuptojnė se monetarizmi pėrbėn ngėrē dhe do tė pėrbėj ngėrē nė sitemin e
    dhuruar nga forca konspirative dhe pushtetare aq mė mirė pėr ta. Nė njė
    vlerėsim paraprak, sistemi monetar do tė bjerė atėherė kur tė injektohet parįja
    globale sepse nė atė moment do tė pėlcasin edhe skandalet e mėdha financiare
    qė s’janė dėgjuar ndonjė herė nė historinė njerėzore. Do tė bjerė gjithashtu, kur
    Bashkimi Evropianė do tė ketė zyrtarisht njė Ministri Monetare dhe jo
    ekonomike, sepse tashme s’bėhet fjalė pėr Ministri Ekonomike por monetare
    dhe rrjedhimisht manipuluese.
    Do tė bjerė gjithashtu, kur gjithė teknologjia e tanishme do tė thaj edhe pikėn e fundit tė arit tė zi qė gjėndet mbi tokė, tharje e cila parashikohet tė ndodh pėr
    rreth dhjetė vjetė. Tė gjithė ata qė mendojnė se kjo gjė s’ka pėr tė ndodhur ky
    tekst sugjeron ēdo njėrin nga ne tė shkoj dhe tė qėndroj pėr njė moment nė
    qėndėr tė njė qyteti dhe tė mendoj se me ēfarė funksionon qyteti. E pra, qyteti
    punon me energji tė pa rinovueshme, naftė me gjithė substartet e saj, qymyr,
    gaz natyral, energji nukleare dhe energji gjeotermale. Nėsė heqim pėr njė
    moment naftėn nė kushtet e sotme; ēfarė do tė ndodh?
    Do bjer gjithė sistemi, energji elektrike, mirėqėnie shtėpiake, transporti i tė
    mirave materiale do tė paralizohet, aeroplanėt do ngelen pa benzol dhe gjithė
    sistemi do tė shkoj edhe njė herė nė periudhėn antike dhe jo tė mesjetės sepse
    edhe atėherė kishin qymyr. Dhe nėse ndodh diēka e tillė qė mesa duket do tė
    ndodh sepse politikat janė tė pėrqėndruara rreth njė produkti artificial dhe qė
    ėshtė parįja atėherė Homo Sapiens ngelet pėr jetė Homo Erectus. Dhe nėse
    dikush mendon se energjitė alternative janė gati, zhgėnjehet. Sepse nė njė
    ekuacion tė thjeshtė qė mund tė bėjmė, aeroplanėt me energji alternative nuk
    janė nė fokus tė politikave. Dhe energjitė alternative nuk kanė efiēencėn e naftės
    dhe kushtueshmėrinė e lirė tė naftės, por janė shumė mė tė kushtueshme dhe
    shumė mė pak efiēentė. Kėshtu qė, nga do qė t’a kapim, njerėzimit i ka ardhur
    laku nė fyt: Dhe kjo nė saj tė politikanėve tė tij qė kėrkojnė pushtet tė
    vazhdueshėm. Sa mė shpejt tė kuptojnė politikanėt qė s’kanė se ēfarė ofrojnė nė
    mbarėvajtjen e njerėzimit me monetarizmin e tyre aq mė mirė ėshtė edhe pėr ta
    sepse ndryshe edhe specia e tyre do zhduket bashkė me ata qė s’kanė pushtet.
    Kėshtu qė loja pushtetare ka nevojė pėr mėndje dhe duhet tė bjerė sot ose kurrė!
    Pjesa e tretė i pėrkushtohet propozimit tė kėtij teksti nė mėnyrė tė detajuar dhe
    konēize. Shpresoj t’ju pėlqej dhe tė adoptoni tė njėjtėn linjė me qėllim qė tė
    shpėtoni fėmijėt tuaj.

    Vijon....

  4. #4

    Replikė: Manipulimi Monetar, Fundi Monetarizmi

    III. Propozimi Modest
    ‘Tė dashura dhe tė nderuara Nėna, mos u pėrkulni nė edukimin e fėmijėve
    tuaj!’
    Ne kemi hyrė nė njė epokė globale tė kapitalizmit monetar qė as vetė Aristoteli,
    as Marksi, as Keinsian as edhe nobelistėt e tjerė tė ekonomisė globale
    bashkohore nuk mund t’a imagjinonin kėtė flluckė ekonomike qė pėr ditė dhe
    mė shumė fryhet. Edhe pas Depresionit tė Madh, ekonomistėt keinsian lanė tė
    kuptohet me ngadhėnjim se shtetet duhet tė shtrojnė rrugėn e tyre jashtė
    krizave financiare globale! Ky fakt sot ėshtė i pashmangshėm dhe bota sot ėshtė
    krejt ndryshe: Humbje krediti, shpenzime tė kota dhe krijime huash tė pa masė,
    ka ēuar botėn nė njė ekonomi tė bazuar nė krijim borxhesh. Ky sistem i bazuar
    nė hua monetare tė kontrolluar —duke u operuar nga njė sistem bankar global
    qėndror, pol i tė cilit ėshtė Banka e Rregullimit Ndėrkombėtar (BRrM) —ėshtė
    njė ndėr sistemet mė tė paqėndrueshėm dhe mė mizor qė ka parė ndonjė herė
    njerėzimi. Jetojmė nė njė flluckė borxhesh, nė njė flluckė tė vėrtet. Dhe kur kjo
    flluckė tė pėlcas, bota do tė hyj nė depresionin mė tė madh nė historinė
    njerėzore, ku nė tė cilin specia jonė do tė kuptoj se bota nuk ėshtė pa limitė dhe
    pa fund sikurse tė parėt tanė nėnkuptuan por ajo ka edhe limit edhe fund tė cilit
    ne, si kafshė, ia nxorrėm fundin!
    Kjo kafshė tokėsore qė antropologėt e quajnė me krenari si Homo Sapiens nuk
    ėshtė veēse njė kafshė pa mėnd dhe pa arsye, pa logjikė dhe pa kundrim, pa
    moral dhe pa ndėrgjegje, dhe kėshtu bota sot gjėndet nė prag tė njė katastrofe tė
    madhe globale. Kjo katastrofė e ndėrtuar nga misteret e pushteteve pushtetar dhe
    nga mėndja e ngushtė pėr vetėdominim ėshtė sot pranė greminės sė
    konstelacionit tokė. Kjo mėndje mashkulli, e ka bėrė Nėnėn dhe Fėmijėn tė
    bėrtas dhe tė ulėras, por asnjėri s’dėgjon sepse dėshira e madhe pėr pushtet dhe
    pėr libertinė seksuale nuk lejon kėto klithma tė hyjnė nė mėndjen e tij. Kjo orgji
    globale ku nė tė bėjmė pjesė edhe ne —ėshtė drejtė fundit tė saj historik,
    kulturor, ndėrgjegjesor, moral, vlerash dhe ku do tė vdesin bashkė me to —edhe
    kufomat e fundit nė kėtė botė gėrmadhash.Dhe mbas kėsaj shfryrjeje mendimesh ogurezeza, ajo qė ka mbetur ėshtė tė
    vendosim edhe njė gur tjetėr nė murin e «njohurisė» globale me shpresėn se
    dikush do t’a shikoj, me shpresėn se dikush do t’a qėlloj, me shpresėn se populli
    do t’a qėmtoi dhe pėrfundimisht bota e vėrtet do triumfoi. Le t’a fillojmė pra
    kėtė pėrpjekje nga vėndi ynė dhe mbase kjo pėrpjekje pėrbėn edhe preludin e
    parė nė historinė njerėzore.
    Parįja pra ėshtė hua s’ėshtė asgjė mė tepėr. Parįja ėshtė krijesė qė fėmijėn jo
    vėtėm qė e korrupton qė nė momentin e parė tė jetės sė tij por e fut edhe nė hua
    deri nė vdekje. Fėmija lind me hua dhe vdes me hua. Nė sitemin monetar qė
    bota perėndimore i dha botės lindore, njeriu lundron nė parį dhe vdes pėr parį.
    Dhe kėshtu, njeriu ka harruar se mund tė jetoj edhe pa parį —dhe kėtė harresė
    ia imponoi pushteti.
    Pushteti n’a ėshtė thėnė se di dhe ka njohurinė qė tė vendos pėrparėsi nė
    menaxhimin e qytetit por siē duket dhe qartė —n’a rezulton e kundėrta.
    Pushteti s’ėshtė asgjė mė tepėr sesa njė njeri i zakonshėm qė pret njohuri nga tė
    tjerė. Ai ėshtė produkt i pastėr i dukurisė sė imitimit. Ai imiton gjithcka nė
    mėnyrė shabllone —atė qė tė tjerė kanė praktikuar mė parė, dhe mesa duket
    pushtetit ashtu sikurse edhe njeriut tė zakonshėm i pėlqen tė imitoi praktikat e tė
    huajve. Njohuria e pushtetit s’ėshtė gjė tjetėr veēse njohuria e popullit, njohuri
    kjo e ndėrtuar dhe pėrvetėsuar nė shekuj. Dhe kėshtu kjo njohuri i pėrket
    popullit. Ēdo kush qė mund tė dal sot dhe tė pretendoj se njohuria ėshtė
    individuale gabon rėndė: Njohuria ėshtė e popullit dhe njohuria ėshtė mbi tė
    gjitha «kontekstuale». Njohuria kurrė nuk mund tė jetė universale ashtu siē
    pretendon shteti modern apo manipulimi kapitalist monetar.
    Ēdo gjė nė treg ėshtė produkt dhe sendėrtim shkencor nga familja dhe kodet e
    saj tė moralit qė derivojnė natyralisht nė eter. Arti i metalit, i kėpucarit,
    rrobaqepsit, pėrpunimi i bulmetit, drejtėsisė, ekonomisė dhe gjithėēka tjetėr nė
    treg ėshtė fryt i familjes. Kėtė fryt qeveritė sot e shfrytėzojnė dhe e konvertojnė
    nė mister dhe e quajnė njohuri akademike. Por kjo, ėshtė njohuri e pastėr e
    popullit. Vetėm ai di t’a sendėrtoj atė. Qeveria s’di gjė tjetėr veēse t’a trazoj atė
    dhe t’a zvetėnoj.Kėshtu, meqėnse njohuria i pėrket popullit «duhet» t’ia kthejmė popullit.
    Akademi mė e mirė se populli s’kemi pėr tė gjetur nė asnjė akademi botėrore.
    Dhe politikanėt e sotėm reformat duhet t’i fillojnė nga kjo pikė: Pranimin se
    akademitė perėndimore kanė dėshtuar nė parashikimin e dukurive ekonomike.
    Pranimin se akademitė perėndimore kanė dėshtuar nė vendosjen e drejtėsisė.
    Pranimin se akademitė perėndimore kanė dėshtuar nė vendosjen e barazisė.
    Kjo ėshtė reforma e parė qė pseudo-politikanėt duhet tė bėjnė. Nė vazhdim
    politikanėt duhet tė pranojnė se po imitojnė keqas diēka tė gatshme dhe tė pa
    ekzaminuar nė brendėsi dhe mbi tė gjitha nė kontekst. Kjo praktikė e huazuar
    bie ndesh me natyrėn njerėzore dhe si e tillė duhet tė ndryshoi.
    Kėshtu, ndryshimi fillon nga politika sepse nė koniukturėn ku gjėndemi kemi
    nevojė pėr tė (por jo domosdoshmėrisht, prandaj le tė jetė ky njė paralajmėrim
    pėr tė gjithė ata politikanė qė besojnė se qytetari i zakonshėm ka nevojė tė
    pėrhershme pėr ta)—deri sa tė ēlirohet qyteti nga pengoret e tij. Nė vazhdim,
    programi politikė duhet tė operoj nė drejtim tė kundėrt mė atė qė operojnė
    sistemet globale, tė cilat ēojnė pashmangshmėrisht nė rėnie dhe shkatėrrim total
    tė ekosistemit dhe rrjedhimisht tė qėnies njerėzore. Politika duhet tė largohet
    urgjentisht nga njė terg qė mbėshtetet nė energjinė e naftės dhe tė vendos
    pėrparėsi nė sendėrtimin e energjive alternative nga grupe studentėsh dhe jo.
    Mos tė pritet sendėrtimi i energjive alternative nga vėndet e tjerė sepse kushdo
    qė sendėrton njohuri tė re e bėn atė pėr njė qėllim: Pėr fitim i cili do jetė pronė e
    tij ekskluzivisht dhe rrjedhimisht do tė jetė shumė e shtrenjtė.
    Politika dhe shteti duhet tė ruaj (si sytė e ballit) Bitumin e Ballshit pėr sfidat e tė
    ardhmes dhe tė jetė vetėm pėr mirėmbajtjen e rrugėve tė cilat kanė nevojė nė
    pėrjetėsi pėr t’u mirėmbajtur nga njė substancė e tokės me datė skadence.

    Vijon...

  5. #5

    Replikė: Manipulimi Monetar, Fundi Monetarizmi

    Duhet
    tė largohet urgjentisht nga sistemi i mbėshtetjes sė ekonomisė sė qytetit nė
    shėrbime financiare. Kėto tė fundit tashmė paraqiten jo vetėm si nevojė e tė
    «punuarit pėr tė punuar» por edhe shkatėrrimtare pėr ekosistemin. Imagjono
    njė individė sot nė sistemin monetar i cili nuk di se si tė kultivoj gjėnė mė tė
    thjeshtė natyrale qė ėshtė bima apo kafsha. Ose imagjino qė shqisa mė e
    nevojshėme qė ėshtė observimi natyral ėshtė reduktuar nė masė dhe ėshtė
    zvendėsuar me shqisėn e observimit social. Pra nė fjalė tė tjera: Njeriu nuk
    mbikqyr mė natyrėn por njeriun. Dhe kjo botė bėn tė gjithė njerėzit tė
    komentojnė mbikqyrjen e mbikqyrjes —me asnjė rezultat pozitivė pėr jetėn qoftė natyrale qoftė sociale tė njeriut tokė. Ose imagjino qė individit sot i
    paraqitet e nevojshme prezenca dhe konsulenca e shpeshtė me shumė
    specialitete mjekėsore pėr pėrballimin e problemeve tė jetės sociale dhe
    shėndetėsore. Nė botėn pseudo-moderne i bie qė ēdo individ tė ketė psikiatrin e
    vetė dhe qė edhe vetė psikiatri kėrkon psikologun e vetė. Kjo si pasojė e largimit
    tė njeriut nga ekosistemi.
    Ne jemi bijtė e tokės dhe jo tė kamįreve dhe kėshtu, ne duhet tė jetojmė bashkė
    me bimėsinė e tokės. Ne s’duhet tė shkėputemi nga natyra por as edhe tė jetojmė
    nė pyje apo tė vetmuar. Ne jemi qėnie sociale dhe kemi nevojė pėr njėri-tjetrin.
    Prandaj, qyteti duhet tė jetė produkt i pastėr epistimologjikė. Le tė sqarojmė nė
    kėtė kontekst se ēfarė ėshtė epistimologjia e njė qyteti: Epistimologjia e njė qyteti
    ėshtė njohuria e tij, pra njohuria e vetė popullit[1]. Por kjo njohuri qė tė
    funksionoj si e mirė e pėrbashkėt duhet tė gjejė dhe pikėn e pėrbashkėt. Pikė e
    pėrbashkėt e njė qyteti ėshtė interesi i pėrbashkėt i aksionerėve tė tij bashkė me
    tė mirat e tyre natyrore. Prandaj, mė mirė se kushdo tjetėr, tė mirat materiale tė
    njė qyteti i njeh vetė qytetari. Nė ēdo shtėpi tonėn pikėn qė pikon nga shiu nė
    banesėn tonė e di vetėm i zoti i shtėpisė. Dhe kėshtu, «duhet» tė heqim dorė
    duke i treguar tė zotit tė shtėpisė se ku i pikon pika. Dhe pika e qytetit ėshtė
    absolutisht interesi i tyre i pėrbashkėt. Por qė tė vėsh nė fuqi interesin e
    pėrbashkėt duhet t’a konsiderojmė si kapital tė pėrbashkėt, njė lloj sikurse
    konsiderohet kapitali familjar.
    Njė banesė brėnda saj s’ka as kyēe as brava sepse askush s’frikė vjedhjen e
    sendeve —ato janė tė gjitha tė pėrbashkėta. Aty s’ka nevojė asnjėri nga anėtarėt e
    familjes tė ruaj pronėn personale nga tjetri. Aty nuk zbatohet asnjė ligj teknik
    dhe asnjė akademi mistike dhe mė e rėndėsishmja ėshtė se aty, nuk ka as qeveri.
    Thuhet gjithashtu se mashkulli ėshtė qeveria nė familje, por kjo s’ėshtė e vėrtet:
    Qeveria e familjes ėshtė edukatorja e saj. Dhe edukatore ėshtė nga vetė natyra
    nėna, e cila ka pėr detyrė qė tė edukoj jo vetėm fėmijėt e saj por edhe
    bashkėshortin e saj. Mashkulli ėshtė produkt i njė nėne dhe kur ai e braktis atė,
    gjen njė nėnė tjetėr. Ai ka nevojė nė ēdo hap tė jetės sė tij pėr njė nėnė, dhe kjo
    nėnė ėshtė vetė gruaja e tij e cila e kritikon, e lan, e pastron, pėrkujdeset pėr tė
    etj,. Nėna ėshtė simbol i moralit dhe dashurisė sė vėrtet. Ajo dashuron vetėm
    njėherė dhe si e tillė ėshtė vetėvetja, ėshtė dashuri e vėrtet. Mashkulli ėshtė
    kafshė poligamike dhe si i tillė ka nevojė pėr monogamiken —qė t’a frenoj nė veprimet e tij marramėndse. Dhe dashuria e tij nuk ėshtė e vėrtet. Nėna duhet tė
    luftoj pėr vėrtetėsinė e saj dhe tė dal ngadhėnjimtare. Dhe kėshtu, tė ndal
    shpėrthimin e tij spermatozoar.
    Pa u futur mė thellė nė analizėn e bashkėshortve e cila do tė jetė subjekt i njė
    analize tė mėtejshme, n’a duhet tė kthehemi te qyteti ynė; dhe qyteti ynė duhet
    tė jetė demotik nė tė gjithė vendimet e tij [2]. Dmth, me studime paraprakė nga
    ekipe specialistėsh dhe jospecialistėsh (sepse edhe ata qė s’janė specialistė, pra
    vetė populli janė aksioner vendimesh dhe kanė ekspertizė empirike dhe si tė tillė
    duhet tė jenė pjesė e njė dialogu tė pandėrprer pėr vendimet qė prekin interesat
    e tyre tė ngushta); dhe kėshtu do tė merren vendime historike ku do tė
    pėrgatisin njė tė ardhme mė solide, natyrale, kulturale dhe etike. Studmi i parė
    qė duhet tė bėhet dhe qė ėshtė emergjent nė Shqipėri, ėshtė studimi i forcės sė
    intelektit aktiv. I asaj force, qė ka produktivitet pozitivė dhe pėr ta siē duket
    shfaqet parėsore pėrcaktimi edhe njė herė i burimeve tona natyrore.
    Ēdo zonė ka specifikėn e vetė nė burimet natyrore dhe kėrkon trajtim tė veēantė
    nė studimin e saj. Dhe nė kėtė kontekst, kėrkohet pikė se pari qė qyteti tė vetė
    menaxhohet. Por qė tė vetėmenaxhohet qyteti duhet tė ketė edhe Ministrinė e
    Ekonomisė nė brendėsi tė tij, pra tė jetė i pavaruar nga qėndra ekonomikisht.
    Qėndra duhet luaj rol moral, vlerash dhe nderi etj., dhe jo ekonomikė. Kombin e
    bashkojnė vlera dhe jo ekonomia. Ekonomia tė bėn armik dhe tė ligėshton me
    tjetrin. Dhe kėshtu, ekonomia ėshtė «kontekstuale» dhe nuk ėshtė “universale”
    sikurse shteti modern pretendon. Ekonomia ėshtė art i amvisės dhe si e tillė
    ėshtė art i Nėnės. Ajo di se sa kg grurė ka nevojė familja e saj pėr t’u ushqyer.
    Burri atė qė di ėshtė tė kultivojė grurin asgjė mė tepėr. Por qė tė dy janė pjesė e
    njohurisė sė njė qyteti dhe duhet tė konsiderohen si «absolutisht tė barabartė».
    Kėshtu vendimtarja e njė qyteti ėshtė pavarėsia e tij ekonomikisht.
    Kapitali i njė qyteti ėshtė njohuria e tij dhe njohuria e tij duhet tė ndahet nė
    pėrbashkėsi. Por qyteti duhet tė mėsoj gjithashtu se si tė «kullandris» “pjellėn” e
    tij. Pjella e njė qyteti nuk duhet tė kaloj numėrin e konsumit sė ekosistemit nė tė.
    Dhe kėshtu, qyteti duhet tė mėsoj se si tė balancoj me natyrėn dhe tė stabilizoj
    lindshmėrinė nė njė numėr fiks. Ose t’ia pėrshtas natyrės popullsinė sipas
    veēorisė. Ndryshe, nėse numri i popullsisė kalon normėn natyrale atėherė do tė
    filloj disbalanca e ekosistemit. Dhe arti i ekosistemit ėshtė tė jetosh nė harmoni tė plotė me bimėsinė dhe kafshėt. Ata kanė nevojė pėr ne, ne kemi nevojė pėr ta.
    Dhe kėshtu, tė pathėnat e kėtij teksi do t’i themi nė tė thėnat e rradhės. Dymijė e
    ca fjalė, nuk mjaftojnė nė ndėrtimin e njė qyteti dhe tė demokracisė sė vėrtet.
    Dukshmėrisht, nė teksitin e rradhės, do trajtojmė «Ministrinė Ekonomike» tė
    Qytetit dhe pėrparėsitė e saj.
    Shėnim:
    [1] Epistimologjia si nocion sikurse dihet ka dy zbatueshmėri: Njėri zbatohet nė
    shkenca sociale dhe tjetri nė shkencat e natyrės. Ky tekst, i ndėrthur tė dy kėto
    zbatueshmėri. Epistimologjia sociale paraqitet krejt ndryshe nga ajo natyrale dhe
    kėshtu ndėrthurja ėshtė e qėllimshme, pėr arsye se paralelizon kontrastin midis
    tyre.
    [2] Krahas demokracisė si nocion do tė trajtojmė nė vazhdim termin demotizėm,
    i cili ėshtė koncept socialist dhe ku qytetarėt marrin pjesė aktivisht nė
    organizmin e qytetit. Demotizmi i ka fillesat e tij nė demokracinė e Athinės
    antike dhe materializohet pjesėrisht sot nė konsosietalizmin e Zvicrės. Kėsaj tė
    fundit i mungon zbatimi i rracionalizmit nė organizmin e saj qytetar dhe
    gjithashtu, janė tė varura nga qėndra ekonomikisht. Ky nocion ėshtė elaboruar
    pjesėrisht nga Foucault, Fotopoulos, Weiler, Flyvbjerg, Castoriadis, Bookchin,
    Chomsky, Jaque Fresco, ky i fundit nė aspektin e akitekturės dhe tė tjerė. Qėllimi
    i kėtij teksti ėshtė tė shkoj pėrtej kėtyre elaborimeve. Duke kundėrshtuar nė kėtė
    mėnyrė ithtarėt universal siē janė: Compte, Habermas, Palmer dhe tė tjerė. Tė
    parėt mbėshtesin pushtetin e turmės ndėrsa tė dytėt pushtetin normativ apo
    centripetal/qėndėrsynyes me pikė pėrfundimtare infranacionalizmin pra duke
    patur njė qeveri globale neo-korporatiste pas qeverive pėrkatėse.

  6. #6

    Replikė: Manipulimi Monetar, Fundi Monetarizmi

    o sabah! hajde roman hajde
    Atdhetar i perjetshem

  7. #7

    Replikė: Manipulimi Monetar, Fundi Monetarizmi

    Cito Postuar fillimisht nga cuni Shiko Postimin
    o sabah! hajde roman hajde
    Cuni materiali eshte shume interesant.Lexoje avash dhe besoj se do te te pelqeje

  8. #8

    Replikė: Manipulimi Monetar, Fundi Monetarizmi

    Une e lexova dhe me pelqeu...

  9. #9

    Replikė: Manipulimi Monetar, Fundi Monetarizmi

    Cito Postuar fillimisht nga Romina Shiko Postimin
    Une e lexova dhe me pelqeu...
    o romo qafsh mu ma permlidhe me nja 2 -3 llafe, se jom tu pertu ....

  10. #10

    Replikė: Manipulimi Monetar, Fundi Monetarizmi

    E thėnė me pak fjalė : FMN-ja financon qeveritė, me tė vetmin qėllim qė t’i skllavėrojė ato dhe qeveritė, individėt. Kaq thjesht, kaq bukur! E gjithė kjo, pėr hir tė skllavėrimit. Atėherė, krijojmė kapital, duke shkatėrruar ēfarė? Gjithė ekosistemin.
    Edituar pėr herė tė fundit nga sabah : 05-01-11 nė orėn 11:49 AM

  11. #11

    Replikė: Manipulimi Monetar, Fundi Monetarizmi

    Cito Postuar fillimisht nga cuni Shiko Postimin
    o romo qafsh mu ma permlidhe me nja 2 -3 llafe, se jom tu pertu ....
    Ta paska shpjegu Sabahu shume bukur!

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Shtyhet fundi i botės
    By Romina in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-10-10, 01:12 AM
  2. Fundi i njė dashurie katėrvjeēare!
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-01-10, 05:19 AM
  3. Fundi i Sopranove
    By admin in forum Telefona/Celulare/PDA
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-10-09, 07:04 AM
  4. Pavarėsia, fundi i ish-Jugosllavisė
    By JetMir in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-08, 07:22 AM
  5. Manipulimi
    By Solange in forum Psikologjia
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-02-08, 06:02 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5