Interi i Milanos ėshtė skuadra kampione e botės pėr klube. 45 vjet pas triumfit nė Kupėn Interkontinentale, zikaltėrit kanė arritur tė fitojnė 3-0 ndaj afrikanėve tė Mazembes, duke dhuruar njė futboll spektakolar dhe duke dominuar nė ēdo aspekt. Finalja e kėtij viti ka qenė mė e lehtė nga ē’pritej pėr ekipin kampion tė Evropės, qė ka vendosur gjithēka nė “kasafortė” qė nė 45 minutat e para.

Kongolezėt e Mazembes nuk arritėn tė pėrsėrisnin dot surprizėn e bėrė ndaj Internacionalit, duke iu dorėzuar njė kundėrshtari mė tė fortė. Ndeshja u mbyll praktikisht qė nė minutėn e 17-tė, kur Interi e pa veten nė avantazh tė dy golave. Nė fillim ishte Goran Pandev qė realizoi golin e avantazhit pas njė asisti tė Samuel Eto. Katėr minuta mė pas, kamerunasi shėnoi edhe golin e dytė, duke i dhėnė qetėsi skuadrės. Mė tej, Milito humbi tė paktėn dy shanse tė arta pėr tė realizuar golin e tretė. Gjithsesi, takimi ka qenė si njė shėtitje pėr zikaltėrit, qė 5 minuta para fundit shėnuan edhe golin e tretė me anė tė Biabiani.
(BalkanWeb)