Isha vonuar, e dashur, dhe tė gjeta nė gjumė,
buzėt pėr njė puthje mė digjnin.
Po si tė tė zgjoja,
ishe aq e bukur,
sa s'mund tė ta prishkja bukurinė.
Desha tė tė puthja ngadalė,
(Si mund tė puthėsh ngadalė?!)
tė tė puthja vetėm njėherė,
(Si vetėm njėherė?!)
u ula buzė shtratit si pranė njė foshnje
qė posa ka lerė.
Kishe virgjėrinė e ca qiejve qė akoma si kam parė,
ishe krejtsisht e pambrojtur nga dinakėritė.
Atėherė kam thėnė:
Ēdo grua nė gjumė
ėshtė njė Afėrditė.
Doja e s'guxoja. Kisha frikė tė tė shihja.
Kisha frikė tė tė prekja.
Nėna nė vogėli mė thosh mos e shih tė fjeturin
se mund t'i afrohet vdekja.
E tmerrshme! Vdekja
Atėherė kėtu po ngulem
sa tė mė zbardhet mjekra.
Petrit Ruka



Pėrgjigju me citim