BUKURESHT- Damir Fazliē, biznesmeni serbo-boshnjak, mik i kryeministrit Sali Berisha, pėrfshihet nė njė aferė skandali nė shitjen e energjisė nė Rumani. Mediat rumune prej kohėsh e pėrfshijnė Fazlliēin nė shitblerjen e energjisė.
"Gazeta Shqiptare" boton sot tė plotė njė artikull tė rumunes "Jurnalul National", tė botuar mė 5 nėntor tė kėtij viti ku flitet pėr krijimin e dy kompanive qė ishin tė panjohura, dhe kthehen nė njė rol lideri nė kėtė lloj. Pėr kėtė ka dhėnė njė ndihmė kompania "Altaria Research Limited", e njohur si nė pronėsi tė biznesmenit Fazlliē. Nė kėtė artikull bėhet e ditur se falė kėsaj kompanie ėshtė garantuar njė fitim vjetor prej 50 milionė eurosh, prapa tė cilit ėshtė George Stefan, kryebashkiak i qytetit Pjatra Neamc. Sipas gazetės rumune, "Altaria" ka hyrė nė Rumani pėrmes blerjes sė kompanisė "Global Logistics Services SRL", firmė e cila ėshtė themeluar nga Gabriel Stefan, djali i kryebashkiakut tė qytetit Piatra Neamc, George Stefan. Ai themeloi firmėn nė bashkėpunim me Lucian Badescun, i biri i njė ish-drejtori tė Shėrbimit Informativ rumun. Ndėrsa kėto kompani kanė financuar dhe fushatėn e presidentit rumun, Trajan Basesku, prej 700 mijė eurosh, kjo pėr zgjedhjet e zhvilluara nė vitin 2009. Ndėrkohė qė si pasojė e kėtij skandali, ministri i Ekonomisė, pėrfaqėsues i Partisė Liberal-Demokrate, u shkarkua.
Fazlliē zotėron disa biznese nė Shqipėri. Ai u bė pjesė e njė afere, ku dyshohej pėr pastrim parash nė blerjen e njė kompanie. Ai njihet si njė mik i kryeministrit Sali Berisha. Kėtė gjė e ka pranuar publikisht vetė lideri i maxhorancės nė deklaratat zyrtare nė media dhe gjatė diskutimeve nė parlament.
(Sot ne Gazeta Shqiptare mund tė lexoni artikullin e plote te "Jurnalul National")
(BalkanWeb)




Pėrgjigju me citim