Skandali dopingut qe u bė publik ditet e fundit nė atletiken spanjolle por jo vetėm, rrezikon te thellohet duke tėrhequr me vete kombėtaren e Spanjes, e cila mban titullin kampione te Evropes dhe Botes.
Shkak jane bere deklaratat e mjekut sportiv Eufemiano Fuentes, nje nga protagonistet e hetimit anti-doping, i cili u arrestua dhe u lirua me kusht vetem pak dite me pare.
Tre pėrditshmet prestigjioze spanjolle Marca dhe El Mundo deportivo, kane publikuar nje deklarate, qe sipas tyre Fuente i ka thene shokeve me te cilet ndante qeline gjate qėndrimit te shkurter ne gjendje arresti.
Nese une flas, nuk do te kete as Evropian dhe as Boteror, eshte shprehur mjeku sportiv sipas gazetave iberike, duke hedhur nje hije dyshimi ne lidhje me suksesin e perfaqesueses spanjolle ne dy kompeticionet me te medha te futbollit.
I menjehershem ka qene reagimi i protagonisteve te triumfit te skuadres spanjolle ne Euro 2008 dhe Boterorin 2010.
Fituam evropianin dhe botėrorin me sigurine me te madhe qe nuk ishim te dopuar, ka thene mesfushori i Barcelones Xabi Hernandez.
Kam 40 vjet qe merrem me futboll dhe nuk kam pare asnje lojtar qe merrte doping, eshte shprehur trajneri Del Bosque.(botasot)




Pėrgjigju me citim