Njė pjesė tė madhe tė jetės e kalojmė nė gjumė, mirėpo deri mė tani janė tė njohura dhe janė sqaruar pak punė nė lidhje me kėtė aktivitetet tė pėrditshėm. Mungesa e gjumit mundet tė prishė seriozisht shėndetin fizik dhe mental tė njeriut dhe pėr kėtė arsye: Libri i rekordeve Ginis nga viti 1989 nuk i pėrkrah rekordet nė pagjumėsi. Rekordin (derisa pagjumėsia ishte kategori e pranueshme) i takon njė shtatėmbėdhjetėvjeēari nga ShBA-ja, i cili ka qėndruar zgjuar 264 orė plot nė vitin 1964.
Pagjumėsia deri nė katėr ditė krijon halucinacionet
Katėr ditė pagjumėsi janė tė mjaftueshme qė tė paraqiten halucinacione. Kjo e dhėnė ėshtė nxjerrė nga eksperienca e shumė personave tė cilėt kanė qėndruar zgjuar shumė ditė, duke dashur tė arrijnė rekorde botėrore. Dėshmi tė veēanta shkencore dhe hulumtume nuk ka, pėr shkak tė principit etik se asnjė njeri nuk duhet ti nėnshtrohet tretmanit tė kėtillė.
Frika nga gjumi
Ndoshta do tju tingllojė e ēuditshme, mirėpo disa njerėz kanė zhvilluar fobi nė lidhje me gjumin. Klinofobia paraqet frikė iracionale nga shtrirja nė krevat. Disa njerėz frikėsohen nga ėndėrrat e frikshme dhe gjithė ajo ēfarė do tju ndodhė deri sa flejnė, derisa tė tjerėt frikėsohen se nuk do tė zgjohen. Kjo frikė mund tė shpejgohet me aktin e flejtjes qė pėrkujton vdekjen, si dhe faktin se shpesh ndodh qė njerzit e vjetėr tė vdesin pėrderisa flejnė.
Ecja nė gjumė
Nė kundėrshtim me besimin e njohur se nuk duhet tė zgjohet personi qė ecėn nė gjumė (Aktivitet i njohur si somnambul), pėrvoja tregon se nuk ėshtė e rrezikshme tė zgjohet njeriut i cili ecėn nė gjumė, sepse ky veprim nuk ka pasoja negative siē mendohet. Nė realitet, ky person nuk do tė reagojė nė mėnyrė tė dhunshme nėse e zgjoni. Mund tė jetė konfuz ose i dezorientuar, mirėpo nuk do tė ketė kurrfarė pasoja tė tjera negative.
Ēdo njeri ka alarm natyral pėr zgjim
Me siguri shumė prej jush keni vėrejtur se shpesh zgjoheni para se tė cingėrojė alarmi pėr zgjim. Kjo ndodh falė njė hormoni, tė cilin tė gjithė e posedojmė, kurse e dhėnė interesante ėshtė se trupi ynė mund ta kontrollojė atė. Hulumtimet kanė treguar se ky hormon ėshtė nė nivel mė tė lartė te njerėzit tė cilėt zgjohen mė herėt.



Pėrgjigju me citim