Natėn e 8 dhjetorit 1980, pesė tė shtėna arme i jepnin fund jetės sė muzikantit mė karizmatik tė viteve ’60.
“Hej, zoti Lennon, ju sapo do tė hyni nė histori!” Mark David Chapman ishte 25 vjeē dhe ishte ose pretendonte se ishte njė fans i Lennon. Historia e kujton thjesht si vrasėsin e artistit tė madh. Ndėrsa Lennon nė histori kishte hyrė me kohė nėpėrmjet muzikės sė tij dhe angazhimit pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe pėr paqen.

Vrasėsi i John Lennon, vetėm pak orė para atentatit kishte mundur t’i merrte njė autograf idhullit tė tij. Mė pas, kur Lennon po shkonte pėr nė sallėn e regjistrimit, David Chapman e qėllon me armė pas krahėve sepse nė mendjen e tij tė sėmurė ai mendonte se i jepte dėnimin e merituar njė lideri i cili nuk jetonte ashtu siē predikonte, njė lideri hipokrit, tė dhunshėm nė rininė e tij dhe mizor me njerėzit qė kishte pranė, duke filluar qė nga menaxheri i tij, Brian Epstein, gruan e tij tė parė Cynthia dhe duke pėrfunduar me djalin Julian.

Por, efekti ishte krejt i kundėrt. Chapman me “ēmendurinė” e tij bėri qė nė kėto 30 vite, John Lennon tė konsiderohet si njė nga apostujt e shekullit XX dhe tė ngrihet nė lartėsinė e Ghandi apo Martin Luther King(top.ch)