TIRANE-Takim me Zidane? Po, ka ndodhur. Ai qė e pohon njė gjė tė tillė ėshtė vetė Marko Materaci, mbrojtėsi i Interit, qė e ka emrin tė lidhur ngushtėsisht me atė tė francezit qė prej Botėrorit tė vitit 2006. Mė 4 nėntor, Zidane ishte bashkė me Realin e Madridit nė hotelin "Melia" tė Milanos, nė pritje tė ndeshjes me Milanin njė ditė mė pas. Materaci kishte shkuar aty pėr tė takuar mikun e tij Zhoze Murinjo dhe mė pas, rastėsisht, ėshtė takuar edhe me ish-yllin e kombėtares franceze. "Isha duke dalė nga hoteli, - tregon Materaci. - Dikush mė ndaloi dhe mė tha: ka njė problem, Zidane po parkon makinėn ngjitur me tėnden. Iu pėrgjigja se nuk e kuptoja ku qėndronte problemi, dola jashtė dhe u gjenda pėrballė me Zidane. Shfrytėzova rastin pėr t'i thėnė disa gjėra, gjėra qė i dimė vetėm unė dhe ai, qė mbeten mes nesh. Le tė themi qė isha unė i pari qė i fola atij dhe kur ai mė zgjati dorėn, e shtrėngova dhe nuk ia lėshova derisa mė shikoi mirė nė sy. Ishte kjo ajo qė doja. Shkoi kėshtu, pėr mua ishte njė gjė e kėndshme, nuk e di pėr tė", shton mbrojtėsi i Interit.
Milani
Nė intervistėn e dhėnė pėr Premium Calcio, qė do tė transmetohet sonte nė orėn 21:00, Materaci ka treguar edhe njė moment qė lidhet me mundėsinė e vajtjes te Milani, skuadra "armike" e Interit. "Nė sezonin 2005-2006 isha shumė pranė firmosjes me Milanin, - ka thėnė ai. - Manēini nuk mė donte, doja qė tė largohesha. Ishte edhe Vilareali qė mė kėrkonte, ndėrsa unė doja qė tė luaja nė njė skuadėr ku tė fitoja njė vend pėr nė Botėror. Nuk kam probleme ta pranoj: isha shumė pranė firmosjes me Milanin, por mė pas fola me Marēelo Lipin, qė mė tha tė mos shqetėsohesha, sepse njė vend nė 23-she pėr mua ekzistonte. Ai bashkėbisedim ishte fati im. Vendosa tė qėndroj aty ku zemra mė thoshte tė qėndroja, Lipi e mbajti premtimin e tij, mė mori nė Gjermani dhe pastaj ndodhi ajo qė dini", ka treguar mė tej Marko Materaci.
Baloteli
Sezonin e shkuar, Materaci pati njė pėrplasje me Mario Balotelin nė fund tė ndeshjes Inter-Barcelona, e vlefshme pėr gjysmėfinalen e Champions League. Episodi ėshtė treguar nga Ibrahimoviē mė pėrpara. Zikaltėrit fituan 3-1, por Baloteli nė fund flaku fanelėn nė sytė e gjithė botės. "Njė shpullė dhe njė kėpucė nė fytyrė ia dhashė, por kur u operua dhe ishte nė spital, nė mesnatė isha unė me tė duke i bėrė shoqėri dhe duke i blerė ushqimet". Shigjeta edhe pėr Ibrahimoviē, i cili e goditi me shkelm nė derbin e fundit Inter-Milan: "Unė thjesht ndalova pėr tė mos e dėmtuar, ndėrsa ai jo. Por, mė mirė kėshtu. E vėrteta ėshtė se ne tė Interit duhet ta falėnderojmė. Nėse njė vit mė parė do tė ishim pėrballur me Barcelonėn pa tė nė fushė, ndoshta nuk do tė ishim kualifikuar dhe nuk do tė fitonim Champions". Nė fund, "Topi i Artė": "Nė 2006 e meritoja tė merresha nė konsideratė, por pagova famėn e tė keqit pėr shkak tė goditjes sė Zidane. France Football nuk mė futi as nė 30 mė tė mirėt".
(BalkanWeb)




Pėrgjigju me citim