PRISHTINE- Raportuesja e Parlamentit Evropian (PE) pėr Kosovėn, Ulrike Lunacek ka thėnė se pret qė zgjedhjet nė Kosovė tė jenė tė lira dhe demokratike dhe pa manipulime, ndėrsa pohon heqja e vizave pėr kosovarėt do tė varet prej qeverisė sė ardhshme.

“Unė nuk jam e gatshme tė flas pėr data tė caktuara. Kjo varet prej qeverisė sė re, se sa shpejt do t’i zbatojė kėto kėrkesa. Ndėrsa ne europarlamentarėt duhet tė bindim qeveritė tona qė udhėtimi i lirė dhe pa viza i qytetarėve tė Kosovės ėshtė i mirė dhe domosdoshėm”, ka thėnė Lunacek nė njė intervistė pėr Deutsche Welle.

Sipas Lunacek, deri nė liberalizimin e vizave Kosova duhet t’i plotėsojė edhe disa kushte, ndėrsa dialogu ėshtė vetėm fillimi, qė nuk do tė thotė se menjėherė do tė vijė edhe liberalizimi. “Duhet tė plotėsohen kushtet, si pėrpilimi i regjistrave funksionalė civilė dhe krijimi i kushteve pėr dhėnien e pasaportave biometrike. Por, kushti i parė i pėrcaktuar prej BE-sė, me tė cilin unė dhe ekologjistėt nė PE nuk jemi dakord, ėshtė riatdhesimi i azilkėrkuesve dhe emigrantėve, tė cilėt jetojnė nė mėnyrė jolegale nė kėto vende. Pėr krijimin e kushteve pėr kthimin e tyre Qeveria e Kosovės ka marrė kėtė vit gjysmė milioni euro. Pėr vitin e ardhshėm janė ndarė edhe 3,5 milionė euro tjera. Kjo ndoshta nuk mjafton, qė do tė thotė se ka nevojė pėr ndihma tė tjera prej BE”.
(BalkanWeb)