Lugina e Drinos, nė Gjirokastėr, ėshtė njė nga zonat me numrin mė tė madh tė siteve arkeologjike.

Por, Antigonea ėshtė kryeqendra e gjithė qytetėrimit tė lashtė nė kėtė zonė. E vendosur nė njė pikė dominuese, pėrballė Gjirokastrės, qyteti antik po bėhet kėtė herė destinacioni i Pasdites nė Top Channel.

Pėr tė shkuar nė Antigone, duhet tė pėrshkosh njė rrugė automobilistike prej 9 kilometra, fshatrat e para qė ndesh ndėrsa rruga gjarpėron drejt Antigonesė janė: Asim Zeneli dhe Arshi Lengo, lokalitete karakteristike e tė ndėrtuara nė kohėn e ish-sistemit komunist.

Thuhet se qyteti qė u ndėrtua me njė “urdhėr-dekret” tė mbretit te Mollosėve, Pirro, 295 vjet para krishtit, nė nderim tė bashkėshortes se tij Antigona, si njė sfidė dashurie. Nė luftėn e saj rritėse, pėr t`u bėrė njė qendėr e rėndėsishme tregtare nė Shqipėrinė e Jugut, Antigonea kaloi njė ekzistencė tė trazuar, por 150 vjet pas themelimit, ajo u dogj brenda njė nate, me urdhėr tė gjeneralit romak Paul Emilit, nė shėnjė hakmarrjeje si sfidė urrejtjeje, kėshtu qyteti nuk arriti tė mbushte as dy shekuj jetė.

Parku Arkeologjik, mbulon njė sipėrfaqe prej 92 hektarėsh. Edhe pse nuk kemi mundėsi ta shohim nga lart, ai ka pamjen e njė delfini, pasi gjendet mes dy kreshtave. Akropoli, me murin rrethues, zona e Agoresė, varri monumental, bazilika paleo-kristiane dhe mozaiku shumė-ngjyrėsh janė pjesėt e rėndėsishme tė kėsaj sipėrfaqeje qė shohim ne sot, pasi arkeologėt janė nė kėrkim tė shtresave tė tjera kulturore tė panjohura deri mė sot:

“Nė Antigone mungon teatri, mungojnė tempujt dhe mungon nekropoli, i cili tė pasuron sepse nė njė varr mund tė gjehen rreth 60 objekte, sidomos nė varret e njerėzve tė pasur”, shprehet arkeologu Dhimitraq Condi.

Qytet antik me planimetri kuadratike ka qenė i organizuar nė katrorė ndėrtimi.

“Kėtė vit kemi dalė me slloganin “Antigonea, njė destinacion i ri turistik”, thotė Engjėll Seriani, drejtor i Parkut Arkeologjik tė Antigonesė.

Thonė se Antigonenė mė mirė ėshtė ta vizitosh nė pranverė, sepse jo vetėm historia e Pirros e bėn kėtė vend kaq atraktive, por natyra e bukur dhe eventet kulturore e bėjnė kėtė vend nga tė rrallėt nė Shqipėri:

“Nė maj dhe qershor, nė Antigone organizohet Festivali i Riteve dhe i Lojėrave, zgjidhet kjo periudhė sepse lidhet me largimin e bagėtive pėr nė kullotat qė ndodhen nė lartėsitė e maleve”, vazhdon Seriani.

Dhe nė kėtė sfond tė trashėgimisė popullore, nė qendėr tė komunės sė Antigonesė, prej 5 vjetėsh funksionon Qendra e Artizaneve, ku gratė me duart e tyre endin sixhade dhe qilima, njė pjesė e tyre pėr shitje.

“Nė Antigone jetojnė tre kultura: lebėrit e ardhur nga viset e Kurveleshit, lunxhiotėt autoktonė dhe njė komunitet vllehėrish. Tė tre kėto komunitete jetojnė nė harmoni dhe tė bėsh njė muze pėr to ėshtė shumė pak”, tregon Ylli Muho.

Nė kėtė punishte ku vegja, deneku i barit dhe fotot nė mure tėrheqin mė shumė vėmendjen, zakonisht punojnė 20 gra, por ne gjejmė vetėm 2, Vojsava Muhon dhe Myrvete Cakaj, e para merret me administrimin e qendrės, ndėrsa tjetra ėshtė endėse.
“Zakonisht prodhojme qilima, mbulesa dhe rrugica dhe i shesim. Kemi dy pika shitjeje: njė nė Sarandė dhe njė nė Gjirokastėr”, sqaron Myrvete Cakaj.
(t.ch)