Ne nje studim te fundit te Institutit te Shendetit Publik eshte shkruar qartesisht e zeza mbi te bardhe se nese portofolin e ke plot, mund te kesh gjithcka qe do. Madje shpesh nuk ka rendesi as mosha, as pamja e mbi te gjitha as niveli intelektual. Nuk ka nevoje te lodhesh shume per femra. Sipas te dhenave te tij, sa me i kamur te jesh, aq me shume te dashura ke. Nese mesatarisht meshkujt e moshes 25-49 vjec numerojne 2.7 partnere seksuale, studimi diferencon meshkujt me te ardhura te larta.

Mesatarja per ta eshte 3.7 partnere, sigurisht deri ne momentin qe eshte bere anketimi. Te privilegjuar jane edhe meshkujt me shkolle te larte. Ata kane mesatarisht 3.1 partnere. Nga sa raportojne femrat, numri mesatar i partnereve eshte disa here me i ulet. Shifrat flasin per 1.1 partnere per grupmoshen 25-49 vjec. Jo fort bindese keto te dhena, sidomos per metropolin, ku se fundmi pasja e vetem nje partneri ka nisur te shihet si problem. Studimi tregon se 5 per qind e meshkujve dhe rreth 1 per qind e femrave raportojne se kane pasur dy ose me shume partnere ne 12 muajt e fundit.

Sjelljet seksuale ndryshojne nga vendbanimi. Ne zonat urbane, numri i femrave qe kryejne marredhenie seksuale me shume partnere eshte me i larte. Prevalenca e marredhenieve seksuale me risk eshte me shume ne Tirane, me perkatesisht 9 per qind e femrave dhe 28 per qind e meshkujve. Mes meshkujve qe kane pasur me shume se dy partnere vitin e fundit, vetem 50 per qind e tyre raportojne se kane perdorur prezervativ gjate marredhenies se fundit seksuale. Por edhe ne kete kontingjent duket se ka diferenca.

Burrat e pamartuar jane disa here me te prirur se te martuarit per te perdorur prezervativet gjate marredhenieve seksuale. Keshtu 56 per qind e meshkujve te pamartuar, qe kane pasur me shume se dy partnere ne vitin e fundit, raportojne se kane perdorur prezervativin kundrejt 15 per qind te burrave te martuar. Sa i perket asaj qe raportojne femrat, vetem 1/4 e tyre pohojne se partneri ka perdorur prezervativ gjate aktit seksual. Vetem 1 per qind e femrave dhe meshkujve te moshave 15-24 vjec raportojne se kane bere seks per here te pare para moshes 15 vjec. Shifrat rriten ndjeshem ne harkun 18-24 vjec, ku 15% e femrave te anketuara, kundrejt 23% te meshkujve, pohojne se kane kryer marredhenie seksuale.