Kompania me e re e telefonise celulare Plus, qe eshte operatori i vetem ne vend me aksionere shqiptare nga Shqiperia dhe Kosova ka zgjedhur vigjiljen e dites se pavaresise per te inauguruar qendren e saj te pare teknologjike.
Ne kete qender, qe u inaugurua nga kryeministri Sali Berisha, celulari Plus ka instaluar teknologjine me moderne te telekomunikacionit, pasi synon, qe, me shtrirjen e rrjetit ne te gjithe vendin, tu ofroje qytetareve shqiptare sherbimet me cilesore dhe me konkuruese ne treg.
Inaugurimi i sotem perben nje arritje te madhe, ne njerin prej tregjeve qe eshte shnderruar sot ne nje nevoje jetike, njelloj si buka e perditshme per njeriun modern. Shkalla e perdorimit te celularit eshte mbidyfishuar dhe rritur me shpejtesi, tha Berisha.
Duke pergezuar qellimin e celularit Plus per tu shnderruar ne operatorin celular lider ne tregun shqiptar, qe permbush nevojat e konsumatoreve jo vetem me koston, por edhe me cilesine e sherbimeve nepermjet teknokogjive te reja, kryeministri Berisha, i njohu qeverise se tij meriten per hapjen e tregut te telefonise celulare ne Shqiperi edhe si nje permbushje e premtimit te tij te hershem elektoral. Ne inaugurimin e qendres se teknologjise se celularit Plus, kryeministri Berisha u prezantua si nje nga njerezit me te apasionuar te komunikimit nepermjet teknologjive te reja, qe ofrohen nepermjet celularit.
(www.top-channel.tv)



Pėrgjigju me citim