Me tė parin i drejton njė pyetje ish-bashkėshortes: “Sa e shite zemrėn?”, ndėrsa nė tė dytin, me shumė gjasė i thotė se ėshtė gati t’ia nisė nga e para. Pėr tri netė me radhė, nė Pallatin e Kongreseve u zhvillua edicioni i 12-tė i Festivalit “Kėnga Magjike”, njė produksion qė mban vulėn e Ardit Gjebresė. Pas prezantimit tė 47 kėngėve pjesėmarrėse, nėn drejtimin e Gjebresė, shoqėruar nga braziliania Andresa dhe volejbollistja amerikane Kelly Goc, nė njė skenografi mbresėlėnėse tė Gaetano Castellit, spektakli arriti kulmin e tij natėn finale. Vetėm 20 kėngė hynė nė kėtė natė dhe tė gjithė morėn nga njė trofe, nė 20 kategori tė ndryshme. Pas njė votimi tė hapur tė tė gjithė kėngėtarėve pjesėmarrės, u shpallėn edhe kėngėt fituese. Me 697 pikė u shpall fituese kėnga me tekst dhe muzikė tė Pirro Ēakos “Sa e shite zemrėn?”, kėnduar nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli. Me njė diferencė dy pikėshe nga vetja, me 695 pikė u rendit i dyti Pirro Ēako me kėngėn “Mirėmbrėma, si je”, ndėrsa nė tė tretin me 570 pikė, Rozana Radi dhe Ramadan Krasniqi me kėngėn “Valsi i tradhtisė”, njė kompozim i Adrian Hilės dhe tekst tė Radit. Ishte njė festival qė kishte kėngė tė bukura, tė cilat publiku i kėndonte apo miratonte nė kor kur merrnin trofe, por nėse niveli i prurjeve ėshtė ndonjėherė si tė korrat, ku ka mirė e mė mirė, ēka nuk mund tė diskutohet pėr kėtė edicion ishte niveli i spektaklit. Kur e pyet Ardit Gjebrenė se pėrse nuk e bėn kėtė festival live, tė pėrgjigjet se arma sė cilės ai i mėshon ėshtė produksioni. Duke ia lėnė “gjysmėlive-n” festivaleve tė tjera simotra qė kanė kėtė element prioritet. Duke parė natėn finale tė “Kėngės Magjike”, kupton se edhe nė Shqipėri mund tė prodhohen spektakle tė njė niveli europian, ku ēdo element, duke filluar me regjinė, skenografinė, ndriēimin nė funksion tė ēdo kėnge, koreografinė, performancat e kėngėtarėve, veshjet, prezantimi, tė ftuarit, reflektojnė stil, por dhe investim. Njė produkt i freskėt, i gjallė dhe jo era myk. Ia vlen tė shkėpusėsh dy momente qė thyen “monotoninė” e garės, ai i karaokes, ku publiku u bė pjesė e show-t, apo ngjitja nė skenė e artistit Agron Llakaj, qė i shoqėruar nga kėngėtaret Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu, vendosi nė njė kontekst me humor disa nga kėngėt e Ardit Gjebresė. Nėse pengu nė gjithė kėtė “histori” ėshtė tė kėnduarit live, mund tė qetėsohemi me faktin qė shumica e kėngėtarėve pjesėmarrės nuk e kanė problem tė kėndojnė live, duke filluar qė nga Juliana Pasha e Luiz Ejlli, tė dy fitues nė festivalin e RTSH-sė, pėr tė vijuar me Pirro Ēakon, Ramadan Krasniqin, Eranda Libohovėn, Greta Koēin, dy ish-”gjenitė” Gerta dhe Klejti Mahmutaj, Olta Boka, njė tjetėr fituese e festivalit tė fundvitit, Era Rusi, Teuta Kurti e shumė tė tjerė.
Pasha: Kjo ėshtė kėnga e jetės sė Pirros
Zbardhjeditėn e kish pritur zgjuar. Vetėm 2-3 orė gjumė, pėr tė nisur njė tjetėr ditė, kur telefonat e urimeve nuk ndalnin. Dhe ajo u pėrgjigjet me shumė dashuri tė gjithėve. Juliana Pasha ia doli sėrish. Kėsaj here jo e vetme, por nė shoqėrinė e Luiz Ejllit. Kėnga e kompozuar nga Pirro Ēako, “Sa e shite zemrėn”, i bėri ata fitues tė edicionit tė 12-tė tė Festivalit “Kėnga Magjike”. Njė emocion i pamasė pas kuintash, teksa numėronin pikėt e marra nga kolegėt. Juliana arrinte ta menaxhonte mė qetė situatėn, ndėrsa Luizi nuk i mbajti dot lotėt, kur emri i tyre u thirr si fitues.
Juliana, ē’do tė thotė tė marrėsh ēmimin e parė me votat e kolegėve?
Tė them tė drejtėn, nuk e prisnim qė tė merrnim kaq shumė pikė nga kolegėt. Pas kuintash kemi pėrjetuar njė emocion shumė tė madh. Tė vlerėsohesh nga kolegėt nuk ėshtė e njėjta gjė si nė rastin e jurive tė zakonshme, kėshtu qė e kemi pėrjetuar ca mė shumė kėtė moment.
Ē’ndodhte pas kuintave teksa lexoheshin pikėt?
Ishte njė garė shumė e fortė, por edhe e bukur njėkohėsisht, pasi gjithnjė shkėmbenim vendin me Pirro Ēakon. Por duke qenė se kėngėn tonė e kishte kompozuar ai, ishte njė garė plot dashuri dhe sa herė qė ne merrnim pikė, ai gėzohej pėr ne dhe anasjelltas.
Si lindi bashkėpunimi mes jush?
Fillimisht Pirro ia kishte propozuar kėtė kėngė Luiz Ejllit, e mė pas menduan qė tė bėhesha edhe unė pjesė e saj. Mė pėlqeu kėnga menjėherė sapo e dėgjova nė piano dhe thashė pse jo. Aq mė tepėr qė ky ishte dueti im i dytė me Luizin dhe isha e bindur qė do tė krijonim sėrish njė duet simpatik.
Si ta lexojmė kėtė kėngė, ka pasur shumė zėra rreth saj...?
Ah, ėshtė e vėrtetė. Tanimė Pirro e ka deklaruar qė kjo ėshtė kėnga e jetės sė tij dhe mė mirė se ai nuk mund tė thotė askush asgjė tjetėr...
Njė vit mė parė fituat ēmimin e parė nė festivalin e RTSH-sė, tanimė nė “Kėngėn Magjike”, ėshtė e vėshtirė tė ruash nivelin?
Nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe tė fitosh dy ēmime tė para, apo tė shkosh nė Eurosong. Nuk ka qenė e vėshtirė pėr mua ta menaxhoj kėtė situatė, sepse gjithnjė mundohem tė ruaj njė nivel tė lartė, tė ruaj mėnyrėn time tė tė kėnduarit. Nuk mė ėshtė dashur tė ndryshoj dhe as qė kam ndėrmend tė ndryshoj. Tanimė jam pozicionuar nė kėtė profil dhe mundohem t’i qėndroj. Jam kjo qė jam.
Cila do tė jetė rruga e kėngės paskėtaj?
Hapi tjetėr ėshtė tė realizojmė njė videoklip pėr kėngėn. Tė tjerat, ia lėmė kohės.
Sfidė ish-bashkėshortes
“Jam i lumtur qė fitoi kėnga qė kisha mė pėr zemėr”. Duket se ky ishte shpagimi. Mori tė njėjtat duartrokitje dhe dashuri nga publiku. E kjo ishte mė shumė se trofetė. Kur Inva Mula korrte sukses nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit me rolin e saj tė trefishtė nė operėn “Pėrrallat e Hofmanit”, Pirro Ēako shkruante “Sa e shite zemrėn”. Sapo kėnga u prezantua pėr herė tė parė tek “E diela shqiptare”, u hapėn fjalėt se Pirro ia dedikonte kėtė kėngė ish-gruas sė tij, sopranos Inva Mula, duke aluduar pėr lidhjen e saj tė re me biznesmenin Et’hem Ramadani. Plot njė muaj mė pas, kjo kėngė fitoi ēmimin e parė nė festivalin “Kėnga Magjike”, ai vetė fitoi vendin e dytė me kėngėn “Mirėmbrėma, si je?” dhe tė tjera kėngė tė tij hynė nė natėn finale dhe fituan trofe nė kategori tė ndryshme. “Mė vjen mirė qė dola nė vend tė dytė, pasi unė kantautorin e bėj pėr hobi. Jam i kėnaqur qė fitoi kėnga qė kisha mė pėr zemėr”, u shpreh dje Pirro Ēako. Ishte kjo sfida e Pirro Ēakos drejtuar ish-bashkėshortes sė famshme. Mė nė fund, Pirro ka rifituar emrin qė la pas nė vitet ’90, duke u larguar pėr nė Paris. Pas 12 vjetėsh, qė kur u shfaq nė edicionin e parė tė “Kėngės Magjike”, e ka shkundur pluhurin e inferioritetit. Kėngėt e tij janė tė suksesshme dhe njerėzit i kėndojnė nė kor krijimet e tij.
Sa e shite zemrėn?
Po ta lė ty radhėn
qė ta puthėsh frikėn
ose mbyllim tė dy sytė
dhe njėri ikėn...
Merri ti me vete
fjalėt dhe muzikėn
se tė gjitha kėngėt
kanė shtatė nota
Por ajo qė mbeti
si njė kujtim ėshtė ky motiv
Jo nuk ka gjithmonė
vetėm ditė me shi
ka dhe ditė me diell
kur nuk je mė ti
kush shpėton i gjallė
bėhet mė i fortė tani
Arratisja jote mė befasoi
koha ty sekretin do ta zbulojė
Sa e shite zemrėn unė s’e di
Pse e humbe sensin
kur duhej drejtimi?
Njė avion mbi re
nuk bie nė ditė dimri
As apeli i fundit
Nuk do ta ndali ritmin
se ti kishe kohėn pėr tė ikur
po pa dashuri
s’do jesh mė asgjė
njė trishtim...
TEKSTI I KENGES FITUESE.
http://www.youtube.com/watch?v=HQHI5KKLuZs



Pėrgjigju me citim