Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 8 prej totalit 8

Tema: Policia ‘pajton’ Stresin me Noizy-n

  1. #1

    Policia ‘pajton’ Stresin me Noizy-n

    Dy kėngėtarėt e grupeve OTR dhe TBA, Noizy dhe Stresi, pas konkurrimit nė Top-Fest, mbrėmjen e sė dielės, u shoqėruan nė Policinė e Tiranės. Atyre u janė marrė deklarime pėr incidentin me armė qė ndodhi pranė Presidencės, para se ata tė hynin nė Pallatin e Kongreseve ku zhvillohej festivali. Pasi kaluan rreth 14 orė nė Drejtorinė e Policisė, duket se oficerėt e Seksionit tė Krimeve Kundėr Jetės dhe Shėndetit, arritėn tė "pajtojnė" dy kėngėtarėt, tė cilėt u lanė tė lirė vetėm pasi i dhanė dorėn njėri-tjetrit. Tė njėjtėn gjė kanė bėrė edhe prindėrit e tyre, babai i Arkimed Lushės (Stresit), Sali Lusha dhe babai i Rigels Rajkut (Noizy-t), Bashkim Rajku. Sipas burimeve nga policia, prindėrit e dy kėngėtarėve, kanė marrė pėrsipėr vetė qė tė nisin njė fushatė bindėse edhe pėr fansat e grupeve respektive, qė tė "sheshojnė" konfliktet qė ata kanė pasur deri mė sot. Nė lidhje me sherrin me armė qė ndodhi mbrėmjen e sė dielės para Pallatit tė Kongreseve, pak minuta para se tė fillonte festivali Top-Fest, policia arrestoi personin e dyshuar pėr tė shtėnat me armė, 23-vjeēarin Jetnis Dollapi. Autorit tė ngjarjes, anėtar i bandės "Butuesi", pjesė e grupit TBA, i janė komunikuar edhe tri akuzat e ngritura ndaj tij, ndėrsa ėshtė sekuestruar arma automatike tip "Shotgan". Gjashtė personat e tjerė tė pėrfshirė nė kėtė konflikt, 2 nga grupi TBA dhe 4 nga grupi OTR, u lanė tė lirė nga policia pasi dhanė deklarimet e tyre rreth ngjarjes.
    NGJARJA
    Tė dielėn, rreth orės 19:45, njė sherr mes fansave tė grupeve tė rrepit, OTR dhe TBA, u shoqėrua me tė shtėna armėsh nė ajėr dhe nė drejtim tė patrullės sė policisė. Ngjarja ndodhi nė Bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", nė sheshin mes Presidencės dhe Pallatit tė Kongreseve, nė njė kohė kur ajo zonė ishte e mbipopulluar, nga qindra tė rinj qė prisnin tė shihnin festivalin Top-Fest. Tre pjesėtar tė grupit TBA, njė nga tė cilėt Jetnis Dollapi, tashmė i arrestuar, nxori nga xhupi njė automatik dhe e drejtoi nga 4 pjesėtarė tė grupit OTR. Fillimisht ai qėlloi me armė nė drejtim tė makinės tip "Merecedez", me targė DR 1966 F, nga e cila vetėm pak minuta para tė shtėnave kishte zbritur Noizy, duke u futur nė Pallatin e Kongreseve. Nė moment ka ndėrhyrė policia, qė gjithashtu u pėrball me tė shtėna armėsh nga tė rinjtė, derisa arriti tė arrestojnė 23-vjeēarin Dollapi, i cili tentoi tė largohej, pasi hodhi armėn nė asfalt. Ndėrhyrja e policisė arriti tė shmangė njė gjakderdhje tė mundshme dhe tė shoqėrojė edhe 6 personat e tjerė tė pėrfshirė nė konflikt.
    ARRESTIMI i AUTORIT
    Jetnis Dollapi, personi qė dyshohet se qėlloi me armė nė sheshin para Presidencės dy ditė mė parė, u ndalua nga policia brenda pak minutash, teksa po tentonte tė largohej nga sheshi para Pallatit tė Kongreseve, nė drejtim tė Rektoratit. Dje policia i komunikoi tri akuzat Dollapit, me tė cilat pritet qė nesėr tė paraqitet pėr masė sigurie nė gjykatė. Burime nga policia thanė se 23-vjeēari akuzohet pėr "armėmbajtje pa leje", "prishje tė rendit dhe qetėsisė publike", "kundėrshtim tė forcave tė rendit". Ndėrsa 6 personat e tjerė, bashkė me dy kėngėtarėt, Noizy dhe Stresi, u lanė tė lirė dje rreth orės 14:00, pasi dhanė deklarimet e tyre rreth ngjarjes.

    Babai i kėngėtarit: Shpresoj qė ky konflikt tė jetė i fundit
    TIRANE - Nėse fansat bėhen objekt konfliktesh dhe sherresh me armė, nė "mbrojtje" tė kėngėtarėve, ata qė vuajnė dhe mbajnė pėrgjegjėsi morale pėr veprimet e secilit prej tyre janė prindėrit. Tė paktėn kėshtu ėshtė shprehur Bashkim Rajkun, babai i Noizy-t, i cili shprehet i shqetėsuar, jo aq pėr tė birin, sesa pėr veprimet qė janė nė gjendje tė bėjnė adoleshentėt sot. Babai i kėngėtarit Noizy gjen rastin qė t'u bėjė apel tė gjithė fansave tė djalit tė tij, por edhe tė grupit tjetėr, qė tė "sheshojnė" kėto konflikte, tė harrojnė hakmarrjet dhe t'i zgjasin duart njėri-tjetrit, ashtu siē bėnė dje nė polici Noizy dhe Stresi.
    ēfarė mendoni ju si prind, pėr kėto konflikte qė kanė ndodhur sė fundmi mes fansave tė djalit tuaj dhe Stresit?
    Jam i tronditur nga tė gjitha kėto qė po ndodhin dhe mė duken mjaft absurde. Por duhen harruar ato qė kanė ndodhur, tė gjithė duhet tė pėrpiqemi qė tė tilla situata tė sheshohen dhe tė mos ndodhin mė. E them kėtė pėr tė mirėn e tė gjithėve, tė tė dy palėve. Sepse ata fansa tė djalit tim, por edhe tė grupit tjetėr, tė Arkimed Lushės, janė adoleshentė dhe janė nė gati tė bėjnė ēmendurira, pa e kuptuar se ēfarė po bėjnė dhe sa do u kushtojnė. Ne si prindėr, por edhe ju si media, duhet tė sensibilizoni kėta 14-15 vjeēarė qė mos tė ndodhin mė gjėra tė tilla, sepse po shkatėrrojnė veten e tyre dhe familjet e tyre.
    Ju u takuat nė polici me babain e Stresit, Sali Lushėn. Bėtė ndonjė marrėveshje?
    Ne jemi prindėr dhe ata qė ishin aty brenda, sado qė janė tė rritur, janė fėmijėt tanė. Duhet tė jemi ne ata qė t'i bindim si Rigelsin, Arkimedin, por edhe fansat e tyre, qė ngjarje tė tilla tė mos ndodhin mė. Ato qė kanė ndodhur, kanė ndodhur, por duhet t'i bindim qė t'i hedhin pas krahėve dhe t'i harrojnė, sepse jemi njerėz. Tė njėjtin mendim ka edhe babai i Stresit, sepse edhe ai prind ėshtė si unė.
    Mendoni se ai shtrėngim duarsh mes Noizy-t dhe Stresit nė polici, mund tė ndikojė pėr mirė edhe te fansat?
    Shpresoj shumė dhe uroj qė edhe tek ata tė ndodhė e njėjta gjė. Meqė janė fansa tė tyre, atėherė unė si prind iu kėrkoj qė tė veprojnė edhe ata si Stresi dhe si Noizy.


    Plagosja e fansit tė TBA para 1 muaji
    TIRANE - E gjithė ngjarja e dy ditėve mė parė, pranė Presidencės, pėrveēse njė "lufte" mes fansave tė grupeve TBA dhe OTR, sipas policisė ndodhi si hakmarrje pėr njė 19-vjeēar tė plagosur mė 28 prill tė kėtij viti, pranė Stacionit tė Trenit nė Tiranė. I arrestuari, Jetnis Dollapi, i cili qėlloi me armė 2 ditė mė parė, dyshohet se kėtė veprim e bėri nė shenjė hakmarrje pėr plagosjen e djalit tė xhaxhait tė tij, Denis Dollapit, i cili u godit me thikė, nga njė pjesėtar i grupit OTR. Mė 28 prill 2010, dy adoleshentė u plagosėn me thika nė qendėr tė Tiranės, pas njė konflikti tė nisur nė njė lokal pranė shkollės "Sami Frashėri" e qė pėrfundoi te Stacioni i Trenit. Policia tha se ngjarja ndodhi pas ofendimeve mes fansave tė dy grupeve rivale tė rrepit, TBA dhe OTR. Denis Dollapi dhe Durim Vitrina, fansė tė grupit TBA, sipas policisė janė plagosur me thikė nga njė anėtar i grupit OTR, me emrin Bexhet, qė ende nuk ėshtė arrestuar.

    Panorama

  2. #2

    Replikė: Policia ‘pajton’ Stresin me Noizy-n

    Noizyyy 4 ever

  3. #3

    Replikė: Policia ‘pajton’ Stresin me Noizy-n

    Cito Postuar fillimisht nga rora Shiko Postimin
    Noizyyy 4 ever
    po tallesh!?
    Atdhetar i perjetshem

  4. #4

    Replikė: Policia ‘pajton’ Stresin me Noizy-n

    ncuk : P



    http://www.youtube.com/watch?v=Kc2aoln6-mU cuni degjim te mbare

  5. #5

    Replikė: Policia ‘pajton’ Stresin me Noizy-n

    qeke goce OTR-je?

  6. #6

    Replikė: Policia ‘pajton’ Stresin me Noizy-n

    jam goc 2 paku hahahahahah ore cuniiii kalo nje te dielč cool

  7. #7

    Replikė: Policia ‘pajton’ Stresin me Noizy-n

    Une nuk i njohe dhe As kam kurjozitetin ti njoh.
    I gjeje si imitues te nje stili qe nuk i perkasin !!
    Dhe bejne si interesant....pfffff kam degjuar tek tuk ndonje kenge dhe nuk shof ndonje Prespektive !
    Nje Person eshte :
    - Librat qe ka lexuar
    - Pikturat qe ka pare
    - Muzika qe ka degjuar dhe harruar
    - Rruget qe ka pershkuar
    Nje person eshte : femijeria e tij , familja e tij, miqte e ndryshem, ndonje dashuri e filluar dhe e lene pergjysem.
    Nje person eshte nje Shume e ulur nga Zbritje te pafundme

  8. #8

    Replikė: Policia ‘pajton’ Stresin me Noizy-n

    Ja nje vajze qe me pelqen mesiper!
    I like soft, round things
    behu antar i klubit tim ketu! si dhe lexo my blog

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Roshi: Ju kėrkoj ndjesė pėr stresin e shkaktuar
    By Romina in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-06-11, 05:38 PM
  2. Sulmohet Noizy OTR nė Besianė
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-09-10, 08:38 PM
  3. Noizy OTR - Keep it Gansta Lyrics!
    By Bruno in forum Texte Kengesh
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-05-10, 12:24 PM
  4. Noizy ka vjedhur njė “beat”
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-10, 02:58 PM
  5. Disa menyra per te shmangur stresin..
    By sweet_s_shejtone in forum Psikologjia
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-02-08, 11:05 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5