Brenda njė jave nga njoftimi se kishin vendosur pėr tė kaluar jetėn bashkė, dje ēifti mbretėror Kate dhe William bėnė tė ditur edhe datėn e martesės. Por pati shumė spekulime gjatė kėtyre ditėve. Kishte nga ata qė thoshin se ēifti do tė lidhte kurorė nė verė, e tė tjerė qė mendonin se data e rėndėsishme do tė ishte shumė mė afėr, nė pranverė. Dhe nė fakt, dje ēifti ka konfirmuar se do tė martohet nė 29 prillin e ardhshėm dhe sipas vetė Kryeministrit tė vendit, Cameron, kjo do tė jetė njė festė pėr tė gjithė dhe njė ditė pushimi pėr britanikėt, ndėrsa kisha ku do tė mbahet ceremonia dhe Kate e William do tė shpallen burrė e grua ėshtė Wastminister Abbey, kisha historike e Londrės ku u organizua funerali i Dianės nė vitin 1997. Sipas burimeve tė pallatit mbretėror, ēifti e zgjodhi njė vend tė tillė pėr bukurinė e veēantė tė tij, pėr intimitetin qė u krijon njerėzve dhe pėr lidhjet historike mbretėrore qė ajo ka. Nė fakt, pėr sa i pėrket 29 prillit, ajo ėshtė edhe dita e Shėn Katerinės sė Sienės dhe Kate emrin e saj tė gjatė e ka Katerinė. Ndryshe nga tradita e deritanishme e dasmave mbretėrore qė janė organizuar tė mėrkurave, apo tė enjteve, 29 prilli i ardhshėm ėshtė ditė e premte. Sekretarja personale e princit William tha se ēifti e zgjodhi abacinė 1000-vjeēare nė qendėr tė Londrės, pėr shkak se ajo mbi tė gjitha tė krijon njė ndjesi privatėsie. Kjo edhe pse mund tė zėrė 2000 veta. Nė tė gjithēka tė jep pėrshtypjen e njė kishe fshati. Tė thjeshtė dhe pa shumė ekzagjerime e zbukurime, qė janė karakteristike pėr katedralet e mėdha. Dhe siē e thamė mė sipėr, sigurisht qė ajo mbart edhe njė histori tė gjatė mbretėrore. Gjyshja e William-it, Mbretėresha Elisabetė II, dhe mamaja e saj janė martuar tė dyja nė atė kishė. Nė po atė kishė janė kurorėzuar dhe mbretėrit e mbretėreshat britanike dhe madje aty janė varrosur edhe 17 monarkė. William dhe Kate vendosėn qė tė mos zgjidhnin pėr kėtė datė tė shėnuar katedralen e Shėn Palit, edhe pse ajo ishte katedralja ku vunė kurorė prindėrit e Mbretit tė ardhshėm, Diana dhe Ēarls nė vitin 1981.

Familja mbretėrore dhe familja e Kate do tė mbulojnė shpenzimet e dasmės, tė pritjeve para ceremonisė dhe tė muajit tė mjaltit, pėrveē sigurisė. Ndėrkaq, janė tė shumta dilemat nė lidhje me organizimin e njė ceremonie luksoze nė njė kohė kur britanikėt janė nė mesin e njė krize tė thellė ekonomike dhe qeveria ka ndėrmarrė paketėn mė tė madhe tė reduktimeve tė buxhetit qė nga Lufta e Dytė Botėrore. Sekretarja e princit ka deklaruar se tė gjitha palėt e pėrfshira nė kėtė ceremoni, pra familja mbretėrore dhe familja e Kate janė tė ndėrgjegjshėm pėr situatėn dhe do tė zhvillojnė tė gjitha ceremonitė konform kėsaj situate tė pėrgjithshme nė vend. Lista e tė ftuarve ende nuk ka pėrfunduar, por shumė shpejt ajo do tė plotėsohet dhe do t’u dėrgohet personave pėrkatės pėr tė pėrgatitur kohėn nė axhendat e tyre. Ajo ēka ėshtė e veēantė nė kėtė martesė, ose mė mirė nė kėto pėrgatitje paramartesore, ėshtė pėrfshirja e drejtpėrdrejtė e dy tė fejuarve nė tė gjitha detajet e dasmės. Kjo, sepse ata e dinė qė e gjithė bota nė 29 prillin e ardhshėm do t’i ketė sytė tek ata dhe se tė dy janė shumė tė preokupuar qė kjo ceremoni tė jetė njė shembull klasik i vetive mė tė mira tė Britanisė. Burime tė brendshme tė pallatit mbretėror flasin pėr njė lumturi tė madhe qė po pėrjeton ēifti i parė i vendit.

Kryeministri Cameron konfirmoi se dasma do tė shėnonte edhe njė ditė feste pėr vendin. “Dasma e Kate dhe William do tė jetė njė moment shumė i lumtur pėr ata tė dy personalisht dhe pėr kombin tonė e pėr kėtė arsye atė datė do ta shpallim edhe festė kombėtare, nė mėnyrė qė nė kėtė festim tė marrin pjesė sa mė shumė njerėz”, ka deklaruar Kryeministri Cameron disa ditė mė parė. Hera e fundit qė William ka marrė pjesė nė njė ceremoni tė madhe nė kishėn ku do tė vėrė kurorė, ka qenė ceremonia funebėr e tė ėmės, nė shtator tė vitit 1997. Ndėrkohė, edhe pse ogurzeza, tė gjitha martesat e familjes mbretėrore qė janė zhvilluar nė kėtė kishė janė pėrfunduar me divorc. E tillė ishte martesa e princeshės Anė nė vitin 1973 dhe ajo e princit Andre nė vitin 1986.
Gazeta Shqip