Lionel Mesi i ka dhėnė Argjentinės fitoren e parė pas 5 vjetėsh kundėr Brazilit, duke shėnuar njė gol deciziv nė minutat shtesė tė miqėsores sė luajtur nė Katar. Derbi latin ėshtė fituar nga skuadra e Serxhio Batistės, qė mund pėr herė tė parė Seleēaon, qė prej 8 qershorit tė vitit 2005. Nė fakt, ka qenė njė ndeshje e barabartė mes dy superfuqive tė futbollit amerikano-jugor, por njė veprim prej gjeniu i Lionel Mesit nė fund, i ka dhėnė triumfin Argjentinės. Pėr Mano Menezes ishte humbja e parė nė stolin e 5 herė kampionėve tė botės, ndėrsa atij i mungonte vetėm Aleksandre Pato.
Nė krahun tjetėr, Batista vinte nė kėtė sfidė pa futbollistė si Diego e Gabriel Milito, Samuel, Gago, Tevez e Aguero. Pėr Brazilin ka qenė nė fushė pėr herė tė parė prej prillit 2009 edhe Ronaldinjo, qė ka luajtur nė krah tė dyshes Neimar-Robinjo. Zaneti ishte i pari qė rrezikoi nė portėn e Brazilit, me njė goditje tė minutės sė 5-tė qė u prit nga Viktor. Nė tė 18-tėn, Dani Alvesh godet traversėn, ndėrsa pak minuta mė pas Ronaldinjo provon me takė. Njeriu mė i rrezikshėm gjithsesi ka qenė Higuain, qė nė minutėn e 28-tė ka shėnuar edhe gol, por qė u anulua pėr pozicion jashtė loje. Nė pjesėn e dytė, pėr tu theksuar njė rast i Lavecit nė minutėn e 11-tė, por qė ndalohet nga Viktor, si edhe njė gjuajtje e Robinjos pas aksionit tė Neimar. Ndeshja po shkonte drejt 0-0, por nė minutėn e parė shtesė, Mesi ka penetruar nė mbrojtjen braziliane dhe ka mposhtur Viktor. Nė fund, Leo shkėmbeu fanelėn me Ronaldinjon, ish-shokun e tij te Barcelona.
(BalkanWeb)




Pėrgjigju me citim