Kliko pėr version me te madh

Emri:	rama-berisha1.jpg
Heret qė ėshtė pare:	9
Madhesia:	12.4 KB
ID:	1498

Pas njė debati tė ashpėr mes kryeministrit Berisha dhe kreut tė bashkisė sė Tiranės Edi Rama, komiteti shtetėror pėr ndėrtimin e kompleksit tė ri parlamentar shpalli konkursin ndėrkombėtar pėr projektin e ndėrtimit tė godinės sė re nė vend tė Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės.

Berisha deklaroi se me kėtė projekt mundėsohet krijimi edhe i pallatit tė drejtėsisė pranė godinės sė kryesisė sė Kuvendit.

“Nuk jemi mbledhur tė bėjmė avokatinė e mauzoleut tė diktatorit. Duhet tė keni kurajo tė thoni tė vėrtetat dhe jo t’i mohoni dhe maskoni ato. Kryearkitekti i asaj godine u deklaroi shqiptarėve nė Top Channel se ishte parashikuar edhe varri i diktatorit”, tha Berisha.

“Nuk ka diskutim qė do jetė ky komitet ai qė do tė pėrcaktojė arkitekturėn e Parlamentit tė ri, por ky komitet ka tė gjithė tagrin t’u ofrojė arkitektėve zonėn. Zotėri, piramida do tė prishet. Ajo sipėrfaqe aty ėshtė jetike pėr ndėrtimin e Parlamentit”, theksoi Berisha.

Ndėrkohė Edi Rama e akuzoi Berishėn se po vepron me metoda talebane dhe enveriste ndaj objekteve tė trashėgimisė historike.

Ai mbrojti idenė e transforimimit tė godinės sė piramidės, pėrmes njė projekti tė realizuar me njė konkurs ndėrkombėtar, siē bėhet nė tė gjithė botėn e qytetėruar, pjesė e tė cilės synojnė tė bėhen edhe shqiptarėt.

Rama kėrkoi edhe zgjidhjen e problemit tė televizionit kombėtar Top Channel, qė prej vitesh ndodhet nė ambientet e QNK-sė.

“Duhet tė zgjidhim problemin e Top Channel qė vazhdon tė jetė nė njė gjendje jo tė tolerueshme, pėr vetė mėnyrėn se si janė ndėrtuar marrėdhėniet mes qeverisė dhe medias", tha Rama.

Kryebashkiaku kujtoi miratimin e projektit pėr godinėn e parlamentit tė kryesia e kuvendit, njė prej projekteve mė tė mira qė do tė sillte njė ndėrtesė unike nė llojin e saj.

Po ashtu ai kujtoi edhe shpenzimin e miliona lekėve nė idenė pėr ndėrtimin e teatrit kombėtar nė ambientet e piramidės, para kėto tė kontributeve tė shqiptarėve nė buxhetin e shtetit.