Kliko pėr version me te madh

Emri:	SHQIPTARI.jpg
Heret qė ėshtė pare:	13
Madhesia:	6.1 KB
ID:	1496

Pas pjesėmarrjeve tė suksesshme nė festivalet ndėrkombėtare, filmi “Shqiptari” vjen nė Tiranė pėr publikun vendas.

Me regji tė gjermanit Johannes Naber, skenar tė Andeta Spahivoglit dhe Naber e producent Dritan Huqin, ky film rrėfen kalvarin e njė shqiptari, interpretuar nga Nik Xhelilaj, i cili pėr hir tė dashurisė dhe situatave tė imponuara nga ambienti ku jeton, detyrohet tė emigrojė drejt Gjermanisė.

Njė emigrim i paligjshėm nė kėrkim tė parasė, kusht pėr tė mbrojtur dashurinė e tij.

Njė aventurė qė padashje e pėrplas me botėn e krimit. Filmi ka marrė ēmimet speciale tė jurisė nė Festivalet e Moskės dhe tė Prishtinės.

“Fillimisht doja tė tregoja historinė e njė emigrant nė Gjermani. Fillova tė kėrkoj historinė dhe kuptova se Shqipėria ėshtė njė vend qė nė Evropė dinė shumė pak. Menjėherė u dashurova me Shqipėri dhe po punoja vit pas viti. U pėrpoqa tė kuptoja si ndihen njerėzit dhe pse largohen ata”, ėshtė shprehur regjisori Johannes Naber.

Personazhi i shqiptarit, Beni, ėshtė njė karakter me shumė ngjyrime, qė e bejnė atė naiv, tė dashur, por edhe agresiv e tė paskrupullt. Njė rol, pėr tė cilin Nik Xhelilaj ka fituar tre ēmime si aktori mė i mirė nė Festivalet e Moskės, Prishtinės dhe Turqisė.

“Personazhi im ėshtė njė djalė qė do tė atin, familjen, por fati e pėrplas qė mund tė iki dhe tė shkojė nė Gjermani, me kėtė karakter edhe unė si Nik kam pasur mundėsinė dhe vullneti qė t’i provoja gjėrat shumė ndryshe”, tha Xhelilaj.

“Shqiptari” po shfaqet nė rrjetin e kinemave “Imperial”.