NGA: EDUARD ZALONJSHNJA
Agjenci tė ndryshme lajmesh kanė njoftuar ditėt e fundit se abuzimi me aplikimet pėr azil nga shtetasit e Maqedonisė dhe Serbisė mund tė sjellė rivendosjen e vizave pėr kėto vende. Lexuesit mund ti kujtohet se ky ishte njė problem i mprehtė fill pas liberalizimit tė vizave pėr kėto dy shtete, kur autobusė tė mbushur plot me shqiptarė e romė iu drejtuan Belgjikės dhe Gjermanisė, me synimin pėr tė fituar azil politik. Fluksi i azilkėrkuesve u pakėsua pas trysnisė sė fortė tė BE-sė ndaj qeverive serbe e maqedonase, por sipas lajmeve tė fundit qė vijnė nga Brukseli, duket se po shtohet pėrsėri.
Ndėrkohė, qeveria shqiptare, duke e quajtur tė sigurt ēeljen e dritės jeshile pėr liberalizimin e vizave mė 8 nėntor pėr Shqipėrinė, duket mė e prirur tė pėrgatitet pėr festimin e njė ngjarjeje tė tillė sesa pėr marrjen e masave pėr mos ndodhjen e asaj qė ndodhi e po ndodh me Serbinė dhe Maqedoninė. Vetėm disa njoftime publicitare tė dobėta e ndonjė fjalė tė thėnė aty-kėtu nga qeveritarėt tė kap syri apo veshi nė mediat shqiptare nė lidhje me kufizimet e qėndrimit nė vendet e Shengenit. Nga ana tjetėr, vlera monumentale e lirisė sė lėvizjes nė Europė zė vendin kryesor nė ligjėrimin publik tė qeverisė.
Si nė shumė raste tė tjera tė ngjashme, qeveria shqiptare po mundohet qė njė hap pėrpara nė rrugėn e gjatė dhe tė vėshtirė tė integrimit euro-atlantik ta pėrdorė pėr qėllime elektorale nė politikėn e brendshme, duke theksuar tė mirat qė sjell ky hap, por duke anashkaluar detyrimet qė rrjedhin prej tij. Kėshtu, pėr shembull, qeveria e tejpėrdori anėtarėsimin nė NATO gjatė fushatės sė fundit elektorale, por harroi tė merrte parasysh kėshillat e kėsaj organizate tė fuqishme pėr reformimin e SHISH-it.
Aktualisht, qeveria duket se do ta pėrdorė liberalizimin e vizave si mjetin kryesor propagandistik nė fushatėn e zgjedhjeve lokale, duke theksuar vetėm anėn e ndritshme tė tij. Por, fatkeqėsisht, njė lojė e tillė mund tė rezultojė fatale pėr tė e pėr ata shqiptarė qė e shohin liberalizimin e vizave tamam ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė; si njė mundėsi pėr tė lėvizur lirshėm nė Europė e jo pėr tė jetuar e punuar atje.
Ditėn e pritshme tė liberalizimit tė vizave e ndajnė mė se 6 muaj nga ajo e zgjedhjeve lokale (nė qoftė se kėto tė fundit do tė zhvillohen nė datėn e dekretuar nga Presidenti). Gjatė kėtyre 6 muajve, shumė shqiptarė do tė udhėtojnė nė Europė pėr tė vizituar tė afėrm, pėr turizėm, pėr psonisje etj. Dhe mendja ta do se shumė prej tyre do tė kthehen nė Shqipėri brenda 3-muajshit tė lejuar nga BE-ja. Por, mendja ta do gjithashtu se njė pjesė e tyre, tė painformuar mirė nga qeveria dhe tė nxitur nga ekzaltimi qeveritar rreth liberalizimit tė vizave, do ta shohin udhėtimin e lirė drejt Europės si njė biletė tė prerė vetėm pėr vajtje. Dhe nė kėtė rast, BE-ja mund tė rivendosė vizat, ashtu siē po diskutohet aktualisht pėr Serbinė e Maqedoninė.
Nė fakt, qeveria ndodhet tani mes dy zjarresh. Nga njėra anė, nė kushtet kur po detyrohet tė tkurrė buxhetin e shtetit, ajo synon ta pėrdorė lirinė e lėvizjes nė Europė si armėn kryesore nė fushatėn elektorale pėr zgjedhjet lokale. Nga ana tjetėr, nė qoftė se u mėshon kufizimeve tė qėndrimit nė Europė, ajo mund tė shmangė rrezikun e rivendosjes sė vizave, por do tė pakėsojė efektin elektoral tė liberalizimit tė tyre.
Njė qeveri qė tė mirėn e qytetarėve tė saj e quan si objektiv parėsor tė ekzistencės sė vet, pa dyshim do tė zgjidhte kėtė pėrqasjen e dytė. Por, jo ēdo qeveri nė botė ėshtė e tillė; disa qeveri e vėnė mbi gjithēka pėrfitimin politik nga veprimet e tyre. Duke e paragjykuar qeverinė tonė si tė tillė, pėrsėri lind pyetja nėse ajo do tė pėrfitojė apo do tė humbasė politikisht nga ekzaltimi qė po krijon duke theksuar lirinė e lėvizjes nė Europė dhe duke pėrmendur fare pak kufizimet e qėndrimit nė tė. Nuk ėshtė e lehtė qė pėrgjigjja e kėsaj pyetjeje tė jepet qė sot,pėr kėtė duhet pritur pranvera e ardhshme.




Pėrgjigju me citim