NGA: ALBA MALLTEZI
Si bėhesh milioner nė Shqipėri? Eshtė njė modė e nisur nga socialistėt, specialistėt pėr tė cituar Arbnorin, e qė tani, pas urisė sė gjatė nė opozitė tė demokratėve, ėshtė kthyer nė epidemi. Sot njė bashkėshort, njė bashkėshorte, njė kunat, njė djalė xhaxhai apo vajzė tezeje, me lidhjet e duhura nė Qeveri e ka njė koncension nė portofol, njė milion tė ardhshėm. Tani ėshtė nė modė koncensioni i Hec-eve dhe njerėz qė nė jetė mund tė jenė shquar nė gatimin e qofteve, atė tė dhomave tė gjumit, tė pirjes me njė frymė tė 10 gotave tė konjakut, tė mashtrimeve me festivale, tė shumė gjėrave e tė asgjėje, e kanė njė koncension. Njerėz me tė afėrmit nė pushtet presin investitorėt e duhur pėr t’u shitur koncensionet qė do tė “ndriēojnė” Shqipėrinė e viteve 2000.
Mė kujtohet njė botues qė mbante nė xhep njė koncension tė pėrpunimit tė plehrave nė kohėn e socialistėve e qė priste tė gjente investitorin pėr t’ja shitur. Nuk e gjeti atėherė, me sa mbaj mend, dhe besoj se edhe sot e kėsaj dite do tė jetė mė konēensionin e skaduar, tė harruar nė ndonjė xhep pantallonash tė dala mode. Koncensioni i plehrave do tė ketė skaduar, por problemi i plehrave nė Shqipėri nuk ėshtė zgjidhur e s’duket ta ketė njeri pėr zemėr.
E kėshtu dhe kjo puna e koncesioneve tė HEC-eve, qė tani pėr tani ka gėzuar me copėza pasurie Shqipėrie familjarėt e familjarėve tė pushtetarėve. Me 200 koncensione, nė mė pak se dy vite Shqipėria do tė zgjidhte problemin e ndriēimit, nėse edhe kėto tė HEC-eve nuk do tė skandojnė nėpėr xhepat e pantallonave nė pritje tė investitorėve si puna e atij tė plehrave.