NJU JORK- Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara sonte e fillon shqyrtimin pėr propozim rezolutėn e Serbisė pėr Kosovėn, tė cilėn Beogradi e ka paraqitur mbrėmė, pas konsultimeve dhe harmonizimit me Bashkimin Evropian.

Pėr propozim teksin e ri, shefja e politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, tha se tash ėshtė tekst i 28 vendeve, qė do tė thotė i 27 shteteve tė BE-sė dhe i Serbisė.

Ndryshimet pasuan bisedimet e zhvilluara tė martėn dhe tė mėrkurėn ndėrmjet presidentit serb, Boris Tadiē dhe shefes sė politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Presidenti serb Boris Tadic, autorizoi ministrin e Jashtėm serb qė tė paraqesė tekstin e ri tė rezolutės pėr Kosovėn prej nga janė hequr pjesėt e debatueshme qė kishin nxitur kundėrshtimin e Shteteve tė Bashkuara dhe vendeve kryesore tė Bashkimit Evropian.

Nė propozim tekstin e ri pėrshėndetet gatishmėria e BE-sė pėr lehtėsimin e “dialogut ndėrmjet palėve” dhe konstatohet se procesi i dialogut, vetėvetiu, do tė ishte faktor i paqes, i sigurisė dhe i stabilitetit nė rajon.

Nė Asamblenė e Pėrgjithshme, mė sė shpeshti, miratohen rezolutat me shumicėn e thjeshtė, por pėr aprovimin e rezolutave pėr “ēėshtjet e rėndėsishme”, duhet tė votohet nga dy tė tretat e vendeve anėtare tė OKB-sė.

Kėto rezoluta nuk janė obliguese pėr vendet anėtare, por vlerėsohet se kanė peshė tė madhe politike.
REZOLUTA E MODIFIKUAR
1 – Jemi tė vetėdijshėm pėr qėllimet dhe parimet e Kombeve tė Bashkuara;

2 - Kemi parasysh funksionet dhe autorizimet mbi bazėn e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara;

3 – Pranojmė me respekt mendimin kėshillėdhėnės tė GJND-sė mė 22 korrik 2010 nėse shpallja e njėanshme e pavarėsisė ėshtė nė harmoni me tė drejtėn ndėrkombėtare

4 – Pėrshėndesim gatishmėrinė e Bashkimit Evropian qė ta lehtėsojė procesin e dialogut ndėrmjet palėve. Ky do tė ishte faktor paqeje, sigurie e stabiliteti nė rajon.

5 - Ky dialog do tė kishte pėr qėllim avancimin e bashkėpunimit, nė rrugėn drejt Bashkimit Evropian dhe pėrmirėsimin e jetės sė njerėzve
(balkanweb)