Profetėt, emrat, jetėt dhe parashikimet e tė cilėve pėrmenden dhe pėrshkruhen mė poshtė, janė nga mė tė mirėt, duke u nisur nga saktėsia e parashikimeve tė tyre, qė ka patur bota
Ka profetė dhe profetė. Profetėt, emrat, jetėt dhe parashikimet e tė cilėve pėrmenden dhe pėrshkruhen mė poshtė, janė nga mė tė mirėt, duke u nisur nga saktėsia e parashikimeve tė tyre, qė ka patur bota. Ata kanė qenė kryesisht njerėz shumė tė zakonshėm, duke ndryshuar nga njerėzit e kohės sė tyre thjesht nga aftėsia e tyre pėr tė parashikuar. Ata ndryshonin nga njėri-tjetri nė karakter, nė profesion, madje edhe nė metodat e parashikimit.
1. NOSTRADAMUS (1503-1566)
"Nostradamus" ėshtė emri i latinizuar i Michel de Nostredame, doktor dhe astrolog francez qė jetoi nga 1503 deri 1566 dhe qė u bė njė nga profetėt mė tė mėdhenj qė ka njohur bota. Nostradamus lindi nė St. Remy nė Francė nė 13 dhjetor 1503 nga prindėr tė pasur.
Thuhet se tė dy gjyshėrit e tij kanė qenė parashikues, ndonėse jo aq sa do tė bėhej nipi i tyre. Gjyshėrit e Nostradamusit kishin parashikuar ngjarje nėpėrmjet vizioneve qė kishin patur. Tė dy ishin astrologė tė mirė dhe pikėrisht prej tyre Nostradamus mėsoi astrologji. Nė moshėn 21 vjeē, Nostradamus filloi studimet nė mjekėsi, nė universitetin Montpelier, nė Francėn jugore. Ishte student i mirė dhe punonte shumė, por iu desh t'i ndėrpriste studimet dy vjet mė vonė pėr shkak tė Murtajės sė Zezė qė vrau njerėz tė panumėrt nė Francė dhe nė Evropė. Nostradamus la studimet dhe filloi tė kurojė njerėzit e prekur nga epidemia. Me kėtė ai fitoi respekt tė madh nė rrethet mjekėsore dhe kudo. Nostradamus u bė njė katolik i zjarrtė.
Prandaj, kur Nostradamus hapi njė klinikė nė qytetin francez tė Agen nė 1529, pasi ishte kthyer nė universitet pėr tė plotėsuar studimet e tij mjekėsore, tė gjithė menduan se ai sapo kishte nisur njė karrierė tė gjatė dhe brilante mjekėsore. Por nuk qe e thėnė tė ndodhte kėshtu sepse, shumė shpejt, Nostradamus e braktisi praktikėn mjekėsore, ndoshta pėr shkak tė vdekjes sė papritur tė gruas dhe dy fėmijėve tė tij, vdekje pėr tė cilat Nostradamus dėnonte veten sepse besonte se nuk u kishte kushtuar shumė vėmendje. Ai brodhi nėpėr Evropė pėr dhjetė vjet duke shkuar nga njėri qytet nė tjetrin. Pėr tė mbajtur veten, merrej nga pak me mjekėsi, ndonėse preferonte ta kalonte pjesėn mė tė madhe tė kohės me astrologė dhe filozofė.
Nė 1555, Nostradamus shkroi librin e tij tė famshėm tė profecive tė quajtur "Shekujt" ku ai pėrshkruan profecitė e tij nė formėn e citimeve me rimė. Nė kėto profeci, ai pėrdori shumė anagrama, alegorira, kalambura, fraza me kuptime sekrete dhe zhargon shkencor pėr tė fshehur kuptimet e profecive. Pse e bėri kėtė, akoma nuk ėshtė e qartė, por shumė besojnė se arsyeja ishte tė mbronte veten nga autoritetet kishtare tė atyre viteve.
Profecitė e vėrtetuara tė Nostradamusit
1. Gjatė bredhjeve tė tij nėpėr Europė, Nostradamus takoi nė Itali njė prift tė ri franciskan me emrin Feliēe Pėretti. Pėr habinė e kalimtarėve dhe tė vet priftit, Nostradamus u gjunjėzua papritur pėrpara tij duke i thėnė, "Hirėsia Juaj" duke shtuar se ky prift i ri do tė bėhej Papė. Asnjėri nuk e besoi, por prifti i ri u bė Papė (Papa Sikstus V) nė 1585 - 50 vjet pas bėrjes sė parashikimit dhe 19 vjet pasi Nostradamusi vet kishte vdekur.
2. Nostradamus ka parashikuar me emėr lindjen dhe bėrjen tė famshėm tė Lui Pastėr, kimist dhe bakteriologjist francez me famė (1822-1895). Ky parashikim ėshtė bėrė 200 vjet mė parė se tė lindte Lui Pastėr.
3. Nostradamus ka parashikuar me saktėsi lindjen e prindėrve tė Hitlerit, hipjen e Hitlerit nė fuqi, rėnien e tij dhe pasigurinė lidhur me fatin e tij. Nostradamus ia thoshte emrin Hister.
4. Ka parashikuar me saktėsi zjarrin e madh qė i ra Londrės nė 1666 dhe faktin qė do tė digjeshin shumė kisha. Gjeti edhe ngjarjen edhe datėn me saktėsi.
5. Parashikimi i Nostradamusit se mbreti Henri II i Francės do tė dėmtohej padashje nė sy dhe nė njė pjesė tė trupit njėkohėsisht dhe se ai do tė vdiste mė vonė pėr shkak tė plagėve doli i vėrtetė nė 1559. Atė vit, mbreti i ri francez u plagos aksidentalisht nė sy dhe nė fyt, plagė nga tė cilat ai vdiq mė vonė.
6. Nostradamus parashikoi me saktėsi lindjen e Napoleonit dhe hipjen e tij nė fuqi nė Francė. Ai parashikoi gjithashtu pamėshirėshmėrinė e tij si politikan, ngjadhnjimet e tij ushtarake dhe frikėn qė do t'u shtinte ai Italisė, Spanjės, Anglisė dhe gjithė Evropės, internimin e tij, arratisjen dhe mposhtjen e tij nė betejėn e Vaterlosė (1815). Ai parashikoi gjithashtu vdekjen e Napoleonit nė ishullin e Shėn Helenės dhe madje edhe faktin se do t'i mbante flokėt tė prera shkurt. Profeti i madh pėrmendi dhe emrin e tij, Napoleon.
7. Profeti i madh parashikoi abdikimin, nė 1936, tė mbretit Eduard VIII tė Britanisė pėr t'u martuar me gruan qė dashuronte dhe hipjen pa dėshirė nė fron tė vėllait tė tij qė u bė mbreti Xhorxh VI.
8. Nostradamus parashikoi me emėr diktatorin spanjoll Franko si edhe refuzimin qė do t'i bėnte ai nė 1941, nė njė mbledhje tė anėtarėve tė boshtit, pėr t'i dhėnė Gjermanisė dalje nė Rivierė nėpėrmjet Spanjės.
9. Nostradamus parashikoi madje edhe vdekjen e tij. Kur njė natė mė 1 korrik 1566, njė nxėnės i tij, i quajtur Shavinjy, i tha natėn e mirė, Nostradamus iu pėrgjigj me emfazė, "Nesėr, kur tė lindė dielli, unė nuk do tė jem kėtu". Tė nesėrmen nė mėngjes ai u gjet i vdekur. Ai u varros vertikalisht sepse ai nuk donte qė dikush tė ecte mbi trupin e tij. Pas 134 vjetėsh, varri i tij nė kishėn e Shėn Marthės nė Salon, u hap pėr t'u varrosur nė njė vend tjetėr. Punėtorėt gjetėn sė bashku me kockat edhe njė pllakė metalike ku ishte gėrvishtur data "1700", pikėrisht viti qė atij i hapėn varrin. Ai e kishte parashikuar edhe kėtė gjė.
2. EDGAR CAYCE (1877-1945)
Edgar Cayce ishte padyshim shėruesi psikik dhe fallxhori mė i famshėm qė ka njohur shekulli XX deri mė sot. Edgar Cayce ka lindur mė 18 mars 1877, nė njė fermė tė vogėl pranė Hopkinsville, nė Kentaki, ShBA. Ishte njė djalė i qetė dhe fetar. Rezultatet e tij nė shkollė ishin nėn mesatare.
Gjatė jetės sė tij si shėrues psiqik, Edgar Cayce diagnostikoi dhe sugjeroi me sukses kurime efektive pėr gati 15.000 njerėz tė sėmurė, pėr shumicėn e tė cilėve, mjekėt e tyre kishin hequr shpresat. Edgar Cayce zakonisht punonte falas. Kur diagnostikonte dhe sugjeronte kurėn, ai ishte nė gjendje ekstaze. Diagnozat dhe kurimet e tij ishin kaq tė suksesshme sa qė fama e tij u pėrhap nė tė gjithė Amerikėn e Veriut dhe nė Evropė. Mijėra vetė i shkonin nė shtėpi pėr ndihmė, ndonėse shumė tė tjerėve ai u dėrgonte diagnozėn dhe kurėn me postė.
Edgar Cayce nuk ishte vetėm njė shėronjės me famė. Ai u bė edhe njė profet i mirėnjohur. Shumė prej parashikimeve tė tij janė vėrtetuar dhe disa presin tė vėrtetohen. Tė gjitha parashikimet e tij, Edgar Cayce i bėri nė ēaste ekstaze dhe, pėr fatin tonė tė mirė, ai i shėnoi tė gjitha.
Vijon...




Pėrgjigju me citim
si dhe lexo 