Ministri i Financave Ridvan Bode ėshtė shprehur me tone optimiste para mediave, kur ka deklaruar se rritja ekonomike gjatė kėtij vitit mund tė tejkalojė edhe vlerėsimet fillestare tė Ministrisė sė Financave!
Sipas vlerėsimeve tona ne presim njė rritje ekonomike rreth 4 pėrqind dhe nėse nėse do tė kemi kėtė ecuri tė muajve tė fundit rritja edhe mund tė kalojė kėtė shifėr, tha Bode.
Ky optimizem i ministrit te Financave vjen pas te dhenave te fundit te te ardhurave fiskale ne buxhetin e shtetit.
Vetėm nė gusht tė ardhurat kanė qenė 20 pėr qind mė tė larta se njė vit mė parė. Si tetėmujor shifrat janė 6 perqind mė tė larta se njė vit mė parė, ndėrsa nė total kemi realizuar 99.94 pėr qind tė programit buxhetor, tha Bode.
Krahasuar me vitin e kaluar cmimet janė rritur sipas INSTAT me 3.4 pėr qind, nė n jė kohė qė pėr disa produkte qeveria ka rritur edhe taksat. Por pėr ministrin e Financave nuk janė kėto arsyet se pse tė ardhurat po rriten.
Nuk ka influence rritja e cmimeve sepse disa prej tatimpaguesve me te medhej kanė ulur cmimet, tha Bode.
Ministri tha se qeveria garanton mbajtjen e deficitin buxhetor brenda nivelit tė programuar nė buxhetin e rishikuar duke ju pėrgjigjur kėshtu edhe shqetėsimeve tė Bankės sė Shqipėrisė!



Pėrgjigju me citim