Kliko pėr version me te madh

Emri:	Berisha.jpg
Heret qė ėshtė pare:	5
Madhesia:	8.8 KB
ID:	1283

Kryeministri Sali Berisha hodhi poshtė deklarimet e kryesocialistit Rama se vendi ėshtė nė krizė ekonomike. Kryeministri ishte nė Fier pėr pėrurimin e rrugės Hoxharė-Darėzezė, 9.5 km, me vlerė 100 milionė lekė dhe rrugėve tė brendshme tė fshatit Darėzezė me vlerė 35 milionė lekė!

Sipas tij, opozita ka mani tė mohojė realitetin, sepse nė kėtė mėnyrė pėrfytyron se mund tė vijė nė pushtet.

"Le t’i pyesin ata atėherė, me krizė po rriten rrogat dhe si mund tė rriten rrogat dhe pensionet me krizė? Nė krizė po asfaltohen rrugėt?! Vetėm gjatė kėsaj vere dhe vetėm rrugė qė zbresin drejt detit janė asfaltuar dhe inauguruar rreth 100 kilometra rrugė. Ju qė flisni pėr krizėn dua t’ju pyes kėtu? Me krizė rriten 60% eksportet e vendit, eksporti ėshtė prodhim mė shumė se ēdo gjė tjetėr, eksporti ėshtė prodhim bujqėsor, eksporti ėshtė tekstile, ėshtė kėpucė, ėshtė makineri, ėshtė minerale dhe kėto janė prodhime dhe nė rast se vendi ėshtė nė krizė me ēfarė mekanizmi do tė rriteshin ato rreth 60% mė shumė se nė ēdo vend tjetėr tė Evropės. Ky vend tė cilin ata e shpallin nė krizė, klasifikohet nga bota si vendi i 57 ku jetohet mė mire”, tha Berisha.

Kryeministri pėrshėndeti edhe liberalizimin e pritshėm tė vizave me vendet e Bashkimit Europian, duke e cilėsuar kėtė stinė, si njė vjeshtė tė madhe.

“Ne ia dolėm bashkėrisht, tė plotėsojmė njė nga njė kushtet dhe tė meritojmė plotėsisht qė gjatė muajve qė vijnė tė lėvizim tė lirė nė mbarė Evropėn njėlloj si qytetarėt e saj”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha u premtoi banorėve tė Darzezės se gjatė kėtij mandati qeverisės nuk do tė ketė rrugė tė pashtruar nė komunėn e tyre!