Rumani Shqipėri 1-1
Shėnues: Stanēu 80 , Muzaka 87'
E premte, 3 shtator 2010, 20:00
Stadiumi Ceahlaul, Piatra Neamt, Rumani
Rumania: Lobont, Kontra (56 Mureshan), Rat, Tamash, Radoi, Torje, Deac, Marica, Floresku, Koshiē, Nikulae (64 Stanēu). Trajner Razvan Luēesku
Nė bankinė: Pantilimon, Nesu, Maftei, Herea, Bilashko
Shqipėria: Beqaj, Lila, Vangjeli, Dallku, Cana, Curri, Agolli, Bulku, Duro (81' Muzaka), Skela (78' Lika), Bogdani (56 Salihi). Trajner Josip Kuzhe.
Nė bankinė: Hidi, Vrapi, Teli, Hyka
Shqipėria: Beqaj, Lila, Vangjeli, Dallku, Cana, Curri, Agolli, Bulku, Duro, Skela, Bogdani (56 Salihi). Trajner Josip Kuzhe.
Nė bankinė: Hidi, Vrapi, Teli, Lika, Muzaka, Hyka
Trajneri Kuzhe si gjithmonė me shallin e tifozėve kuqezinj, nė qafė, e mban qysh nga ndeshja kundėr Malit tė Zi -rreshtoi njė Shqipėri me karakter tė theksuar mbrojtės, madje me gjashtė, nėse dhe Lorik Canėn dhe Debatik Currin, do ta konsideronim tė tillė, ndėrkohė qė Bogdani (ashtu edhe siē pritej, ishte i vetmi nė sulm, i mbėshtetur nga kapiteni Ervin Skela dhe Klodian Duro.
Njė start, qė prodhoi qysh nė minutėn e parė njė rrezik tė jashtėzakonshėm pėr portėn tonė, kur rumunin Ciprian Marica nga shumė afėr goditi shtyllėn e djathtė pingule tė portės sė mbrojtur nga Arjan Beqaj.
Vetėm Zoti e shpėtoi Shqipėrinė nga njė gol shumė i shpejtė.
Momenti i dytė i vėshtirė pėr portėn tonė erdhi nė minutėn e 12-tė, kur Beqaj priti nė dy kohė (por pa rrezikuar), njė gjuajtje nga jashtė zonės tė Mirel Radoit.
Goditja e parė e Shqipėrisė drejt portės rumune tė mbrojtur nga Lobont u fiksua nė minutėn e 14-tė, kur Ansi Agolli lėshoi nga larg njė silurė, por jashtė kuadratit.
Shqipėria e barazpeshoi lojėn nė njėzet minutat e para, duke u rreshtuar mirė nė mesfushė, dhe pėrveē rastit tė minutės sė parė, Rumania nuk pati ndonjė rast tė artė pėr tė shėnuar (pėrveē fitimit tė disa goditjeve nga kėndi).
Nė minutėn e 24-t, njė pasiguri e mbrojtjes sonė i dha mundėsi mesfushori tė Shalke 04, Ciprian Deac tė shenjestronte portėn tonė me njė gjuajtje brenda zonės, por Beqaj, nė gatishmėri, e devijoi topin nė goditje kendi.
Rumania e rriti forcėn goditėse, duke provuar gjuajtjet nga distanca, por Beqaj, sėrish e devijoi topin nė goditjen e pestė nga kendi pėr vendasit.
Dhjetė minutat e fundit tė pjesės sė parė, sollėn edhe disa pėrpjekje tė Shqipėrisė drejt portės rumune, edhe pse pa ndonjė shqetėsim serioz tė kundėrshtarit.
Njė pjesė e parė 0-0 e administruar nga Rumania, por e pėrballuar me qetėsi nga Shqipėria, kjo falė dhe rreshtimit tė ideuar nga trajneri Kuzhe dhe disiplinės sė taktike sė lojtarėve, veēanėrisht nė gjysmėfushėn tonė.
Pjesa e dytė Nisi pa asnjė ndryshim pėr tė dyja skuadrat.
Nė minutėn e 53-tė, Ciprian Marica shėnoi pėr Rumaninė, por gjyqtari austriak Shėrgenhofer e anuloi golin pėr pozicion jashtėloje. Sa pėr kujtesė anėsori ishte shqiptaro-austriaku Alain Hoxha.
Dy trajnerėt ishin mesa duket nė njė mendje pėr zėvendėsimet, pasi si Razvan Luēesku ashtu dhe Josip Kuzhe i bėnė ndėrrimet nė n nė tė njėjtėn minutė, 56.
Mureshan zėvendėsoi veteranin Kontra dhe Salihi hyri nė vend tė veteranit Erjon Bogdani.
Nė tė 64, Luēesku i pakėnaqur nga forma e tė tijve, realizoi zėvendėsimin e dytė, duke hedhur nė fushė Stanēu nė vend tė Nikuale.
Nė tė 64, Ansi Agolli u shndėrrua nė shpėtimtarin e madh tė Shqipėrisė kur hoqi njė top qė dukej se do tė kalonte vijėn e portės, madje i vėshtruar nga afėr nga Marika. Njė rast i madh goli pėr Rumaninė, por i shpėrdoruar keq.
Ansi Agolli nė vijėn fundore tė sulmit tonė harkoi brenda zonės pėr Hamdi Salihin dhe sulmuesi shqiptar rrezikoi seriozisht portėn rumune nė minutėn e 73-tė. Rasti i pare i Shqiperise per gol.
Nė minutėn e 80-tė Rumania prodhoi golin e shumėpritur. Goditje nga kėndi tė ekzekutuar nga Deac, topi mbėrriti nė zonė dhe aty zėvendėsuesi Bogdan Stanēu i Steausė sė Bukureshtit gjunjėzoi nga afėr Arjan Beqajn. 1-0 pėr Rumaninė.
Kuzhe luajti kartėn e tij tė fundit, Gjergji Muzaka nė vend tė Klodian Duros.
Nė tė minutėn e 87-tė, Ansi Agolli realizoi njė goditje tė lirė nga rreth 30 metra, sfera mbėrrin nė zonėn rumune, dhe aty Gjergji Muzaka me njė kėrcim madhėshtor mposhti tre mbrojtės tė Rumanisė, pėrfshirė dhe portierin Lobont. 1-1. E jashtėzakonshme!
Vetėm tri minuta mė pas, Salihi ndėrrmori njė inkursion drejt zonės rumune, bomberi shkodran gjuajti rreptėsisht, Lobont nuk e zotėroi topin dhe aty nė dyluftim me Lilėn e ardhur nga thellėsia fitoi goditjen e lirė qė shpėtoi Rumaninė nga goli i dytė.
Ndeshjet e tjera
Grupi A Turqia fitoi 3-0 nė transfertė kundėr Kazakistanit. Arda Turan (24'), Hamit Altıntop (26') dhe Nihat Kahveci (76') ishin autorėt e fitores sė formacionit tė drejtuar nga Fatih Terim.
Grupi B Irlanda triumfoi 1-0 nė transfertėn me Armeninė me golin e realizuar nga Fahej nė minutėn e 76-tė. Po nė kėtė grup, Rusia fitoi 2-0 nė Andorra. Probegnjiak ishte dhe protagonisti i kėtij takimi me dy golat e tij (14 dhe 64, 11-m).
GRUPI C Serbia regjistroi njė fitore komode nė Ishujt Faroe. Lazoviē (14), Stankoviē (18) dhe Zhigiē (91) ishin autorėt e golave.
Grupi E Moldavia e nisi me njė fitore tė bujshme 2-0 ndaj Finlandės, me dy gola tė realizuar brenda pesė minutash: Suvorov 69' dhe Dorosh 74. Shefki Kuqi qėndroi nė stol pėr Finlandėn!



Pėrgjigju me citim
si dhe lexo 