TIRANE-Shqipėria blu do tė qėndrojė dhe nė targat e makinave. Qeveria merr vendimin pėr tė ndryshuar modelin e targės, duke i zhveshur emblemėn e flamurit kombėtar me ngjyrė tė kuqe dhe shqiponjėn e zezė.
Nė vendimin e djeshėm qeveria e djathte, kėtė emblemė e ka kthyer nga tė kuqe, nė blu. “Stema zyrtare (emblema), tė cilėn duhet tė mbajnė nė tė majtė targat e ēdo tipi, paraqet sfondin me ngjyrėn e flamurit tė BE-sė, blu, mbi tė cilin vendoset shqiponja dhe simboli ‘Al’ me ngjyrė tė bardhė. Nė tė djathtė tė targės opsionale, sfondi me ngjyrėn e flamurit tė BE-sė, blu, mbi tė cilin vendoset viti i parė i regjistrimit nė Republikėn e Shqipėrisė (brenda njė rrethi tė bardhė) dhe shenja e ndarjes administrative me ngjyrė tė bardhė”, thuhet nė vendimin e qeverisė. Tė gjitha llojet e targave do tė kenė kėtė stemė nė makinat e tyre nė tė ardhmen. Mė parė targa ka qenė e konfiguruar me stemėn kuqezi tė shqiponjės, gėrmat e qyteteve dhe katėr shifra dhe njė gėrmė. Tashmė nga rikonfigurimi i ri i targės do tė jetė stema me sfond blu, shqiponja e bardhė dhe simboli i shtetit, “Al” (Albania) po me ngjyrė tė bardhė. Ndėrkohė qė stema e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė e pėrcaktuar dhe me Kushtetutė e me ligj.
Kėtė lloj tė ri targash do ta mbajnė tė gjitha tipet e makinave qė nga ato shtetėrore, private, tė misionit diplomatik, taksive dhe tė policisė.
(BalkanWeb)



Pėrgjigju me citim
si dhe lexo 
