Me rastin e 100 vjetorit tė lindjes sė Nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu Nėnė Tereza, Lėvizja Qytetare ZGJOHU! ka promovuar nė njė premierė absolute kėtė mbrėmje, njė kėngė kushtuar bamirėses me famė botėrore, raporton korrespondentja e agjencisė NOA nė Shkup. Promovimi i kėngės dhe videospotit pėr kėngėn Njė shekull dashuri tė cilėn e shihni dhe kėtu, u bė me prezencėn e tė gjithė kėngėtarėve nė Caffe Exclusive, te Sheshi Skėnderbeu, tek Ēarshia e Vjetėr nė Shkup.
Kėnga kėndohet nga kėngėtarėt e mirėnjohur Adrian Gaxha, Leonora Poloska, Selami Kolonja, Besiana Mehmedi, Mustafa Ymeri, Laura Krliu, Berkan dhe Valon Suma. Mė herėt, para promovimit tė kėngės, po nga Lėvizja Zgjohu, pėr tė shėnuar kėtė date tė rėndėsishme kujtimi pėr bijėn mė tė madhe tė kombit shqiptar, u bė dhe shpalosja e pllakės me emrin e ri tė Spitalit Gjinekologjik nė Ēair. Aktiviteti pasoi vendosjen e luleve tė freskėta pranė pllakės sė shtėpisė sė lindjes sė Nėnės Terezė nė sheshin e Shkupit, pėrballė City Plaza.



Pėrgjigju me citim
si dhe lexo 